“SPAK ka një software që të bën gjëmën” - Paralajmërimi i fortë i Ylli Manjanit

21 Shkurt 2025, 09:23Politika TEMA
“SPAK ka një software që të bën

Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albanai strategjinë e publikuar nga SPAK për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Manjani tha se prokuroria ka për detyrë kushtetuese të hetojë çështje, jo të survejojë apo parandalojë, që janë detyra policimi ose shërbimesh sekrete.

“Prokurori nuk është polic. Nëse është bërë për të intimiduar politikën është më antikushtetuese.

Mos mendoni se nuk ka kapacitete, ka kapacitet sa të duash.

Është një software që të bën gjëmën, që merr të gjithë fluksin e bisedave telefonike në një çast të caktuar, ku të duash ti.

E ka shteti shqiptar, ekzistojnë mjete teknike, por detyra ligjore kushtetuese është hetim konkret për çështje konkrete, parandalimi dhe suvejim është policim dhe shërbim sekret”, tha Manjani.

13 Komente

  1. k
    k

    Te kuptosh se jeni te gjithē hajdutē te degjeneruar, nuk ka nevoje per software , mjafton tju shikosh nē surrat dhe si flisni.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Manjani tepsia emisioneve politike

      Avokati i gjyqtarit te shkarkuar te GJKL Shkelzen Selimi, sot ne hetim nga Spak e GjKO me sekuestrim pasurish ne Vlore karburant. Manjani mbron ish gjyqtarin mashtrues e lidhur me krimin e mafien, sot punon si avokat me studio ligjore, duke nxjerre gruan si perfaqesuese ish gjyqtaren e shkarkuar nga vetingu Rilinda Selimi. Manjani eshte kokrra mashtruesi, dredharak bashke me gruan e tij punonjese ne administrate, ketej shan ne media qerosi.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kolegu i SPAK -ut

      Dmth sipas Manjanit Spak -u të rrijë urtë të mos hetojë korrupsionin as blerjen e votes??

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Ta ka thënë qartë: survejimi dhe parandalimi, janë ekskluzivisht detyra të policisë kriminale dhe shërbimit sekret, pra ShISH-it dhe jo SPAKU-t, që sipas procedurave që ligji i tij ka përcaktuar ka ekskluzivitetin e hetimit të veprës penale, ku hyn dhe krimi zgjedhor,

        Përgjigjjuni
      2. b
        baba Rama bektashiu

        kur ske mizen nen kesule, cke qe krruhesh o Manjan cfurku

        Përgjigjjuni
        1. h
          hektor

          Tejkalimi i kompetencave të çon në një organ diktature aq më tepër kur dihet që në SPAK punojnë specie të politizuar që marin rroga tmerrësisht të larta që një pensionist mund ti mari për 4 ose 5 vjet.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Odi

            Kjo nismë, për survejim apo policim,frikëson votuesit.A e keni parë Prokurorin e Pergjithëshëm, nuk del dhe flet asnjëherë ,as nuk e njeh kush.Bëhet palë me KQZ-.në me nje veprim antikushtetues së bashku dhe me SPAK. Nuk ka faj Celibashi,faj ka Ps që e ka zgjedhur,se ka pak personalitete për këtë qëllim.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spak mbyllet shpejt nga Trump

              SPAK ka marre fund, Manjani bravo.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Trump ti rruaj bithen SPAK-ut! Shume shpejt Senati Amerikan do ta shkarkoje si president tradhetarin e kombit !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Bobo, sa jane gjalleruar hajdutet e fondeve publike nga emerimi i Trump si President! SPAK eshte strukture kushtetuese dhe Trump nuk eshte aq budall sa mendon ti! Biles ai as e dinte ku bie Shqiperia, nese nuk e ka informuar vajza per nismen e ndertimit ne Sazan te resortit turistik. Nese socialistet do bashkojne votat me ushtaret e saliut per te cbere SPAKU-un, ikin per lesh edhe socialistet. Por nuk e besoj se ka mjaft prej tyre te pa perlyer me abuzime e vjedhje.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Baba

                  Po ta kishte ti do ishe me Liken mrena

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sqarim

                    SPAKu te kontrolloje vetem naften qe e makinave te administrates ne kohe fushate dhe mbaron hetimi.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loku

                      Survejimin e zgjedhjeve e kemi provuar ne 1996 nga SHIK i Gazidedes dhe e dime perfundimin. Me keto metoda SPAK vendos fundin e tij por shpresoj mos i perdore.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje