Basha i përgjigjet Berishës: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë

21 Shkurt 2025, 14:02Politika TEMA
Basha i përgjigjet Berishës: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës dhe deklaratës së tij se është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Bashës.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se doktor Pazari (Berisha) koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm.

Më tej, Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

"Dr. Pazari e ka koalicionin e tij. Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.

Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.

Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.  Shqipëria meriton më shumë", shkruan ai.

4 Komente

  1. M
    Mblidhja kapistallin Doktor !

    Si shumë j’a ka lëshuar kapistallin Doktori , këtij Lulit !!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rruga e Kombit

      O katrani ti, mavri. Ti je i dyti mbas Bufit për pas hekurave o bukurosh. Ptuu lanet gjumash.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktori

        I ka hy vetja ne qejf Luljetes se hollandes

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sudja

          Na henkshi “saliun” ti dhe Daktorri!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje