Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur prej tij, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri.
Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje.
Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato në një takim të organizuar nga organizata të shoqërisë civile.
“Keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, si një çështje që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje”, shtoi ai.
Pse ka frike Rama nga monitorimi! = SPAK ka te dhena ose e di shume mire si Berisha dhe Rama kane manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet me pare. = Prandaj, Edi Rama duhet ta pershendes kete mase sigurie shtese per te garantuar qe ai si diktator ne demokraci nuk do ti vjedh me kriminele e parate e droges zgjedhjet e e 11 Majit.lol
O kalec more koka ar Rama te shkerdhen nënën ty dhe fisit tend. Por SPAK do te beje Kalecin ne zgjedhje si baba jot kur duhet te hetoj ne zyre çdo denoncim survejimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore i bënue SHISH dhe policia e shtetit jo kalecat e Dumanit maje shtyllave
Shihni cfare anbasadori, kjo eshte fytyra e BE sot.