Një muaj para se të mbushte 41 vjeç, 11 vite më parë, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident rrugor.
Rrugëtimi tij politik u ndoq vijimisht nga prozhektorët mediatikë dhe kundërshtarët politikë për shkak të modelit që ofroi, sikundër për faktin se i ngjiti shkallët e karrierës hap pas hapi, nga anëtar i thjeshtë i PD-së, kryetar i Forumit Rinor, deputet dhe ministër.
Me eksperiencën e gazetarit, mision që e ushtroi deri në vitin 2002, i ndjeri, diti të përcjellë tek publiku mesazhet e tij politike dhe staturën e një politikani të veçantë të së djathtës dhe jo vetëm.
Sfida dhe maturia e drejtimit të komisionit hetimor parlamentar për ish-kryebashkiakun e Tiranës tani kryeministër, Edi Rama, ishte një moment që tregoi se ardhmëria e tij politike kishte projeksione të larta.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, në vitin 2005, Olldashit iu besua drejtimi i Ministrisë së Brendshme.
Karriera e tij do të merrte tjetër kah me pjesëmarrjen në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, në vendoret 2007.
Edhe pse e humbi garën me rivalin Rama, e vlerësoi procesin si shënjues për rritjen e tij politike, por edhe shprehje e një kulture të re zgjedhore, të cilën do ta vijonte si ministër i Transportit.
Me humbjen e Partisë Demokratike në parlamentaret 2013, kryetari Sali Berisha dha dorëheqjen. Sokol Olldashi vendosi të garojë për postin e kryetarit të kësaj force politike përballë Lulzim Bashës. Olldashi e kritikoi procesin, prej të cilit doli fitues rivali i tij.
Si deputet i Partisë Demokratike, aulën e Parlamentit e shfrytëzoi për t‘i dhënë zë fenomeneve shqetësuese, si shitblerja e votës.
Fjalimi i vjeshtës 2013, i cili konsiderohet si më i spikaturi i Sokol Olldashit, ishte ndër të fundit që ai i la politikës shqiptare, për shkak se ndërroi jetë në një aksident tragjik pak muaj pas asaj seance plenare, mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.
Për familjarët, Olldashi është njeriu i pazëvendësueshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij politike. Demokratët që e njohën thonë se ishte një guidë mes gazetarisë e politikës dhe se mungesa i ndihet jo vetëm për angazhimin e tij politik dhe publik, por edhe tek bisedat e përditshme me ta, për çështje përtej politikës së ditës, për poezinë apo muzikën, pasionet e tij të hershme. (Anisa Kadesha)
11 vite nga "heqja qafe" e Olldashit deshe me thënë gazetare
11 nga vrasja* e Sokol Olldashit.
Saliu do perlotet me Lulin. ..dueto
O SOKOL !!! VDIQE TI, VDIQ DHE PD-ja . TĒ HOQI QAFE BABẼZIA E PD. POR PD, PO VUAN MALLKIMIN TẼND .
U prehtë në paqe, por politikisht nuk mendoj se mund të kujtohet për ndonjë kontribut, përkundrazi... . Njësoj si çdo berishist nuk la dot asnjë fjalim apo qëndrim që ja vlen për t'u kujtuar. Gjuhë e vrazhdë, kërcënuese dhe shpesh tipike mafioze, si kryetari i partisë së tij. Ashtu si çdo ministër i korruptuar nuk i mohoi vetes së tij asnjë lloj luksi dhe salltaneti i pamundur të justifikohet me rrogë shteti. Nga makinat super luksoze, shpenzimet marramendëse, vilat dhe dashnoret. U tregua njësoj i devotshëm dhe përgjegjës në çdo krim të partisë së tij berishiste nga shitja e territoreve, vrasjet e 21 janarit, bashkëpunimi i dokumentuar me krerët mafjozë të Shijakut, Krujës dhe Durrësit. Në krye të RDsë dëshmoi se ishte më ekstremisti dhe më i devotshmi në linjën terroriste të Sali Berishës dhe politikisht përfaqësoi bashkë Topallin, Nokën, Palokën,.Strazimirin dhe klanin paramilitar tropjan , krahun më ekstremist, injorant dhe fanatik të PDsë berishiste. Mik dhe bashkëpuntor i ngushtë i Shkëlzen Berishës në vjedhje. Dialektika publike gjithashtu një pëllimë hakërrimesh, kërcënimesh, harbutërie, demagogjie tribale fshatarake, Alla Berishë.
Fikssss!!!!
100%
Shume sakte. Te ka mbetur pa thene qe ka lene shuma te medha me fajde neper "zyra exchange" por familjaret nuk po i marrin dot mbrapsht. Nuk ka lene (i shkreti) asnje dokument te shkruar.
Next level. Fiks fare, më saktë nuk mund të përshkruhej portreti i këtij tipi.
Po si keta ka qene edhe ky ci beni kaq furce se na cate trapin. Ky ishte qe tha do kisha vrare jo kater por katerqind ketu merr fund diskutimi jo po fryme re jo po vizion tjeter, cfare vizioni pidhari? Apo diskutonte me ore te tera me Meron dmth medemek ishin miq dhe botuesi na e shiste si specie e rralle ketu kishte lindur dhe jo ne Hene pra mut si gjithe te tjeret shok i Ridvan Peshkepise.
po nje rrugac si keta ka qene dhe ai....na hapet barkun me lajka
Pirdhh pirdh se lirohesh kjo eshte me pak fjale permbajtja e ketij shkrimi SOKOLI ishte kush na ishte si nje perrale e degjuar me qindra here .Nuk do kaloje shume kohe kur keto shkrime ti rilexojme per te tjere deshmore qe vdesin ne accidente apo qe vdesin pasi pijne kafe ne Rogner.
11 vite qe nongrata e vrau per ti bere vendin pa telashe gjumashit. Dhe eshte ky mallkim qe po e ndjek kemba kembes Berishen per ate qe ka bere dhe po heq.
Olldashi ka qënë ura lidhëse midis Berishës dhe botës së krimit. Nëse mund t'a konsideronim politikan, ka qënë tipi i politikanit "Made in Berisha". Ai mund të kujtohet si etalon për të treguar se si nuk duhet të jetë një politikan.