Kush ka faj për tragjedinë e “Fan Nolit”?!

19 Nëntor 2024, 20:29Politika TEMA

Kush ka faj për tragjedinë e “Fan Nolit”?!

Nga Ylli Pata

Shkolla “Fan Noli” është një shkollë 9 -vjeçare në qendër të Tiranës, ku ka mjaft pjesë të komunitetit të 5 majit. Pra me fjalë të tjera Fan Noli nuk është Fan Noli i dikurshëm, pasi asnjë shkollë nuk është e dikurshme. Është një shkollë gjithsesi elitare.

Ndaj ka bërë përshtypje tragjedia e tmerrshme ku nxënësit e saj u therën mes vedit e lanë një të vdekur dhe të plagosur. Historitë e thikave dhe dorezave nuk janë të reja në shkollat e Tiranës, madje edhe para 1990, kur ai që e bënte nuk do pipëtinte më.

Ka një relacion zyrtar mes ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Arsimit në vit më parë kur ishte Taulant Balla në krye, sipas të cilit shkollat do të jenë në një farë mënyre “komisariate policie”. Dhe ashtu kanë qenë realisht për kohë, madje çdo mëngjes edhe policë bashkiakë ndiqnin trafikun. Por duket se me ndryshimin e gardës dikasteriale nuk është njësoj protokolli, i cili ligjërisht nga ministri i ri Ervin Hoxha nuk është kundërshtuar apo revokuar. Por policë në shkolla nuk ka pasur. Në të vërtetë jo vetëm në shkolla, policë nuk se ka pëërveç postblloqeve që janë si konferenca shtypi.

Tërheqja e policisë nga shkollat është e pakuptueshme, madje e pamendueshme.

Natyrisht që një ngjarje nuk përfaqëson fenomenin por është një lakmus i qartë, e sherre të tilla ndodhin çdo ditë para shkollave të qendrës së Tiranës. Policia nuk ja del dot t’i ndjekë të gjitha por ka mundësi që me anë të një strategjie, t’i tregojë gangsterave të vegjël që është prezent në terren. Që tu fusë frikën. Pra për ngjarjen e Fan Nolit e ka fajin policia, ndaj ministri duhet të dalë të flasë për ngjarjen!

TemA

 

8 Komente

  1. r
    robi

    Fajin kryesor e ka babai shpellar nga Mirdita qe e ka edukuar kete perbindesh , kete cakall me thike ne dore. Larg nga Tirana kjo familje ujqerish dhe ky perbindeshi me thike ne dore te kalbet ne burg nja 35 vjet dhe kur te dale te mos dije te ece rruges.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nizajete Kapaj

      Denimi duhet te jet maksimal , duke perfshir dhe prindrit e vrasesit .Sa per policin , perfshir( ketu shtetin qe drejton) turp i madh per kete cthurje dhe pasiguri qe kan krijuar, duke neglizhuar sejcili ne detyren e vet .Shkollat duhet te ken disiplin gjithashtu dhe fletrrufeja eshte nje zgjidhje disiplinore dhe edukative per nxensit, pasi eshte nje mosh qe bullizojn .Fatkeqesisht ato norma nuk ekzistojne ne shkolla , pasi cilesohen si vityte te Enverit dhe keshtu po groposni femijet tuaj.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjosa

      I lexoj gjithmon shkrimet e tua Zoti Ylli Pata por ky shkrim nuk është një analize e duhur. Pse? Sepse kudhra e pare e edukimit të femijve është familja dhe me radhe shkolla dhe shoqeria. Po nderhyri policia nderhyn ligji. Familja dhe shoqeria kane degraduar.Bashkepunimi prind shkolle pothuaj nuk egziston. Se prinderit shkojne në shkolle dhe zihen me mesuesit në presence të femijes. Kam punuar shume vjet në arsim dhe çdo probleme që na dilte i diskutonim me prindrit jo me policin.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vvv

        Don't find fault, find a remedy - ka thene Henry Ford.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kush e ka fajin thote Palla.Kush e ka ,Qeveria?Policia?Shteti?E kane Edukata Leshit ne Familje,Shoqeria Leshit,Telefonat dhe Kompjuterat qe i kane femijet qysh kur lindin.Shkollat duhet te punojne me shume me femijet,dhe Trashegimnia familjare.Po te jesh me Tradite Vrasesi,si 14 si 41 je po isoj:Kriminel.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktori

            Njeriu eshte nje kafshe komplekse ,e nderlikuar dhe me natyre te mosbindjes. Diktatura eshte nje domosdoshmeri historike!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Per derisa maloket erdhen e jetojne ne Tirane po ngjarje te tilla do shohim , Enver Hoxha me gjithe ate diktature nuk i beri njerez , e jo sot qe babai pa pune mamaja punon duke u palluar per 20.000 se do i bleje çunit e vajzes Iphone , qysh sa kane zbritur keta nga malet Tirana eshte bere kurveri e djem kriminela ,

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besimtari

                Eh familja... Ky kerrici I vogel kriminel,...e ka marre solucionin nga babai dhe familja... Duhen edukuar te dy me te jatin me nje burgim te gjate..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje