Abazoviç publikon foto me Ramën: Është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore

19 Nëntor 2024, 16:40Politika TEMA
Abazoviç publikon foto me Ramën: Është padyshim një

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ka qenë ky i fundit, i cili ka ndarë foto me shefin e qeverisë shqiptare në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Abazoviç shkruan se Rama është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.

“Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij.

Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë.

Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë.

Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi. Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore”, shkruan ai.

6 Komente

  1. P
    Ptuh

    Nga plehrat ka dale ai bablok? Se qe eshte lider shteti nuk i shkon mendja njeriut.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Abazovic, politikan me vizion, eshte nder per Shqiptaret te kene ne krye keta intektuale te ditur.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Për magazimë ëlehradh njoheg ai fundërina i katit të tetë....dhe ti që i shkon nga pas ! Edi është pjellë e intelektualëve nders ai fundërina i dslë nga shpellat e analfabetizmit.

        Përgjigjjuni
      2. X
        X

        Cfare eshte ai zhules i dhjere me tuta sikur eshte zgjuar nga krevati

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te lutem o zoti Dritan .

          Dritan o bir . Meqẽ e ke mik , thuaji kryeministrit tẽ bẽjẽ njẽ suvencion mujor tẽ vazhdueshm per pensionistet. Pensionet nuk i rrit dot se s’ja lejon skema ,,por suvencionim te pẽrmuajshẽm mund te bej .

          Përgjigjjuni
          1. E
            E di

            ... thuaji Plakut te Vitit te Ri ti sjelli pensionisteve buke te hane thuaj, se me keto pensione vetem ilacet dhe bakshishet per doktoret paguajne! Ata qe punuan gjithe jeten, nuk kane para te jetojne pleqerine me dinjitet!!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje