Avokati rendit dosjet korruptive që do të 'plasin' për Berishën pas "Partizanit": Do t’i kalojë ditët e mbetura në burg

19 Nëntor 2024, 11:05Politika TEMA
Avokati rendit dosjet korruptive që do të 'plasin' për

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT” avokati zbulon se afera “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas Beqirit Sali Berishës do t’i plasin dosje të tjera korruptive dhe më e afërta është ngjarja e rëndë e 21 Janarit.

“Sali Berisha nëpërmjet akuzave që janë bërë për aferën e rëndë “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij, ai e hoqi këmbën zvarrë për të marrë me vete dhe dhjetëra akuza të tjera ku më e afërta që do i bëj varrin tij e do e fus shtatë pash nën dhe është dosja e “21 Janarit”.

Me dosjen e kompleksit “Partizani”, ai minimumi do marrë 10 vjet në burg e do të jap llogari për 21 janarin, për Gërdecin, për vrasjet e 97’-ës, për firmat piramidale, për aferat e rënda të tij e të familjes së tij. Duke filluar me Fazlliçin, duke vazhduar pastaj me sabotimet nga më të rënda që ka bërë ushtrisë shqiptare duke i shkatërruar çdo lloj mjeti e duke i përvetësuar për veten e familjen e tij e njerëzit e tij.

Me krimet e rënda që ka bërë nga Uganda me familjarët e tij, të armëve kundër Izraelit me aferat e tjera, me vjedhjen e bankës së Shkodrës ku ai ka dorë, me vrasjet e Haklajve ku është proces gati pas ‘21 Janarit’ që do ia nxij jetën dhe fundi i tij është tragjik, fundi i tij është i merituar siç e meriton një njeri që i ka bërë kaq shumë dëme këtij vendi. Ai do të marrë dënimin e merituar dhe do t’i kalojë ditët e mbetura në burg”, u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, avokati ka komentuar edhe kërcënimet e fundit të Sali Berishës ndaj SPAK. Ndërsa fliste para mbështetësve të tij që mblidhen çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha përdori fjalor ofendues dhe intimidues ndal Altin Dumanit duke e akuzuar se bashkëpunon me Edi Ramën për të luftuar opozitën.

Lidhur me këto sulme, Beqiri thotë se SPAK ka një mbështetje të fuqishme popullore dhe nga pas ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SPAK-ut nuk ia bën tërr syri pasi ka një mbështetje të fuqishme popullore, që mbështetet për veprimet që ka bërë deri tani e të tjera veprime që pritet të bëj në të ardhmen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. SPAK ka një super fuqi që mbështetet nga pas siç është SHBA.

Është një investim i fuqishëm si nga ana profesionale, kulturore, etike, financiare, e guximit amerikan. Çdo lloj përpjekje e një personi që klith por klithmat e tija nuk i dëgjon askush, nuk i dëgjon as gruaja e tij e nuk tremb dot zogjtë e pulave e jo më SPAK-un”, tha Beqiri ndër të tjera.

 

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    aman mor njerëz kur thoni "avokati",për idajet beqirin!!ky është idiot!ky ja kalon dhe saze gurit e alFredo kaCos së bashku!!të "mbrohesh nga idajet bqiri=dënim me vdekje se ke thyer pasqyrën e një makine!!nuk e shikoni si po shkon procesi i izet haxhisë??ka idajetin si mbrojtës!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Hahahahahahahahahahaha Avokati i papare Idajet gomari hahahahahaha Jemi kthyer ne kohen e Turqise kur dy veta mblidheshin dhe denonin 1 te trete , kot fare. Idajet halabaku ehste bere figure kryesore per SPAK qe te denoje kreret e Opozites . Mjafton te flasi nje rrot gomari si Idajeti dhe SPAK eshte gati te te vendosi prangat, sepse Idajeti eshte i sakte fare hahahahahaahahahahahahahahahahaha SPAK eshte si nje komedi me klloune cirku ku kryekllouni eshte Dumani bajga

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saliun e lini rrugeve si Lymi i Tutut

      Familjes se Saliut i konfiskoni pronat e vjedhura, dhe jo ne burg se jeton gjate atje, leshojeni rrugeve e te shihni si do zvarritet nga frika e hasmeve te tij ne mbare atdhe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje