Shkoi me presh dhe patate në Kuvend, Dashnor Sula tregon arsyen: Po tallen me fshatin

18 Nëntor 2024, 20:40Politika TEMA
Shkoi me presh dhe patate në Kuvend, Dashnor Sula tregon arsyen: Po tallen

Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në A2, ku po ashtu si në Parlament, ai solli edhe disa perime.

Deputeti tha se kjo është një simbolikë me anë të të cilës ai kërkon të ngrejë shqetësimin se bujqësia nuk po merr vëmendjen e duhur, madje ai theksoi se qeveria po tallet me fshatin.

“Mbi 40 përqind e qytetarëve shqiptarë jetojnë sot në fshat dhe sot buxheti 2025 është për të ardhur keq. Kjo qeveri tallet shumë rëndë me blegtorët dhe bujqit e Shqipërisë. Kryeministri i vendit foli një orë, nga ku 50 minuta foli për pensionistët dhe nuk mbushi 2 minuta për bujqit.

Ky është buxheti më i madh, por varet ku i shpenzon këto para. 16 milionë euro janë vetëm për pensionistët dhe vetëm 40 milionë euro për bujqësinë”, tha deputeti i PD-së në A2.

Më tej, Dashnor Sula ngriti edhe shqetësimin për shëndetësinë në vend. “Në vit, identifikohen 6 mijë veta në vit me sëmundje tumorale. Në spitalin shtetëror mungon pajisja që sheh sa është masa apo zhvillimi i masës tumorale. Ky është krim. Kjo pajisje nuk ekziston”, tha Sula.

6 Komente

  1. J
    Jimi

    O i ziu ky sa po rrobtohet per kete milet ? Po dili para dhe ndihmoje nje cike edhe ti moj Gazbardha , po rri e ben sehir ! Turp te kesh !

    Përgjigjjuni
    1. B
      Byrektore Shqupi

      Nuk tallet njeri me fshatin, por me ata fshatarë që dallohen që nga forma e kokës, mënyra e ecjes dhe deri tek niveli i inteligjencës, që t'i je një nga modelet më të përsosur të kësaj kategorie.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomor Alizoti

        Edhe ti shume shpejt me kazme e lopate ke per te perfunduar

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari.

          Bravo dashi ke menduar edhe per shoket pataten e nxehte per vehte e prasin per tritanin.Po per bardhen ca ke menduar apo e keni sekret midis jush.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myzeqari

            O dash{apo dele} cfar dreqin je mor i zi se po lemeris dynjan.Je bere karagjos lolo e klloun.Ku do ndalosh hapin? apo pret shkumbinin te mbushet plot dhe......teshkosh ne halet gomareve.Ndalo marrezit dhe ktheju normalitetit, ruaj DINJITETIN tend se je burre dhe jo femij odash.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Dash qe fluturon me presh ne bythe nuk eshte pare ndonjehere...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje