VIDEO/ Blindohet Kuvendi pak para protestës së opozitës, forca të shumta policie rrethojnë Parlamentin

19 Nëntor 2024, 16:10Politika TEMA
VIDEO/ Blindohet Kuvendi pak para protestës së opozitës, forca

Forca të shumta policore janë pozicionuar para Parlamentit, ku në orën 17:00 opozita ka thirrur një protestë, ndërsa Kuvendi do të votojë projektbuxhetin 2025.

Policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar brenda rrethimit të Kuvendit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të një plani masash që Policia përdor sa herë që ka protesta.

Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa orë mund të zgjasë.

Kjo do të jetë protesta e tretë e PD brenda dy muajsh, ndërsa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit.

Ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani.

Kujtojmë se protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor dhe zgjati 3 orë. Qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmërua. 

Ndërsa protesta e dytë ishte në 29 tetor, ku deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë të mbështetur dhe nga grupe militantësh u vendosën në 6 rrethrrotullime kryesore të vendit për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në akset nacionale.

 

 

 

1 Komente

  1. c
    ce

    Ne balle te pordhestes pa dyshim sharebajga e Jales Silvi Caka, surratplaka, t'ja fusesh m'shuplaka ,se lef si kukuvajka, oh c'me erdhi kaka. Pa dyshim eshte dhe bajlozi i vicidolit prifti pastor pa veladon i foltores Dorjan Telit barkderri me mjekrren gjithe morra i ngrefur shume kohet e fundit neper studio qe perbindeshi ta fuse ne listen per deputet. O Dorjan bajlozi po vertet beson se sheiku taliban mund te vije ne pushtet. O hunderro as ne 2037 nuk vjen me imam haxhi dede sali dumbaba me 40 trushplare Sokol bushkola hajdute me molotov ne dore. Aq urrejtje ka populli per banden e mareshallit Flamut Geringu dhe feldmarshallit Gaz Hajnrih Himleri me molotov ne dore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje