Ish-presidenti Bamir Topi e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.
Topi tha se SPAK duhet të hellohet edhe më shumë në hetime, duke marrë nën hetim situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë.
“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë.
Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.
Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur.
Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”- u shpreh ish-presidenti në një intervistë për ‘Repolitix’ në Report Tv.
Ai foli edhe për një diskutim që ka patur me Lulzim Bashës për ngjarjen e rëndë, por pa zbuluar detaje. Topi theksoi se asokohe pati një mbulesë të qartë politike nga ana e qeverisë së Berishës.
“Unë do e lë në interpretim të përgjithshëm sepse kjo çështje do hetohet. Gjithçka që është shkruar, është shkruar më shumë kujdes dhe nuk mund të futem në detaje.
Diskutuam për situatën. Situata ishte jashtëzakonisht e rëndë. Thirrjes së prokurores së përgjithshme që krerët e zinxhirit komandues të Gardës të merreshin në pyetje e të dëshmonin dhe kësaj nuk iu përgjigjën. Në atë kohë ka pasur një mbulesë politike nga kryeministri”- u shpreh Topi.
Or katnar zemerkeq ! Nuk thuhet pati disa vrasje si me qene pula por u vrane nga dora e gardes me urdher te Sali Berishes, 4 deshmore dhe pik. A e kupton or kok paçe itrone ? Turp te kesh. Ti si ishpresident duhete ishe i pari qe te mbeshtesje edhe sot ne 2024 familjet e kater deshmoreve (dhe jo te disa te vrareve !!!!!) per ne prokurori. Mos thuaj u pengu prokurorja nga qeveria o tave kosi por thuaj u pengu nga krimineli Sali Berisha. Por s'ke faj se u ka tredhur te gjitheve Berisha. Ai ka tredhur edhe shume si puna jote prandaj dridhen njerzit kur i kujtojne emrin kriminelit SB.
Ore po c"fare prisni nga Bamke Topja qe te thote !Salqiu ishte ai qe e quajti jo rastesisht "horr bulevardi" ndaj edhe ky strqteg kerkon qe te hetohen te gjithe qe nga ata qe e oganizuan,qe nga ata qe u vrrane dhe u vrane !Eshte doc doci ky Topja qe ka hyre ne librin Gines si Topja qe pasi u ngjit ne shkallen me te larte te karieres politike duke u bere President ,pas mbarimit te mandatit u be krye.ar i nje particke te re!Vdes ky per "dimensionin",nje inatci qe meqenese Edi nuk e perfill eshte gati te behet edhe me djallin Berishe dhe Lulezimen per te mbajtur gjalle emrin e tij si"horr politike"!SPAK duhet te merret me pronat dhe pasurite e ketyre legenave qe kane edhe kurajon e dalin neper dritaret e kazanit mediatik si njerez te prure nga "perendia" per ta shkerdhyer kete vend deri ne fund te jetes se tyre!
Punet e Shtetit tone kane prekur fundin , kete e tregon Bamir Topja , se kur del ky trap kujton ose sic thone Tironsit e rrene mendja kete se do e marrin seriozisht. Ky debil gjenetik , analfabet funxional , hsjdut pronash , mashtrues i madh , per keto cilesi i thonin presidenti i topeve te Saliut , dihet kur i permendej emri i Ssliut ky Bamka shurronte ne pantallona. Bamir eshte modeli i injorantit , me origjine nga Zerqani i Bulqzes sekser kishte policin e Dibres Sali Shehu. Floket e paske lyer mire me boje o bole.
Punet e Shtetit tone kane prekur fundin , kete e tregon Bamir Topja , se kur del ky trap kujton ose sic thone Tironsit e rrene mendja kete se do e marrin seriozisht. Ky debil gjenetik , analfabet funxional , hsjdut pronash , mashtrues i madh , per keto cilesi i thonin presidenti i topeve te Saliut , dihet kur i permendej emri i Ssliut ky Bamka shurronte ne pantallona. Bamir eshte modeli i injorantit , me origjine nga Zerqani i Bulqzes sekser kishte policin e Dibres Sali Shehu. Floket e paske lyer mire me boje o bole.
Punet e Shtetit tone kane prekur fundin , kete e tregon Bamir Topja , se kur del ky trap kujton ose sic thone Tironsit e rrene mendja kete se do e marrin seriozisht. Ky debil gjenetik , analfabet funxional , hsjdut pronash , mashtrues i madh , per keto cilesi i thonin presidenti i topeve te Saliut , dihet kur i permendej emri i Ssliut ky Bamka shurronte ne pantallona. Bamir eshte modeli i injorantit , me origjine nga Zerqani i Bulqzes sekser kishte policin e Dibres Sali Shehu. Floket e paske lyer mire me boje o bole.
Bureto Ka shumë aforizma për dhe rreth të vërtetës si: "E vërteta të bën të lirë!" apo kjo e Aristotelit: "E dua Platonin po më shumë dua të vërtetën"! Edhe B.Topi si njeriu qe tashme e ka marre dhe merituar nofken qe I ka vene vetes që “flet me heshtjen”, sigurisht sa here qe e ftojne si ish president dhe sidomos per ngjarjen e 21 janarit, fjalë boshe do percjellë. Gjithmone zgjedh te jete komod, duke mbetur në mes, veti e oportunisteve. Sepse duke i beret te gjithe fajtore, largon edhe zbulimin e te vertetes. Dhe kjo dihet sepse zoti Topi, ka probleme me të vërtetën, dhe siç vetë ka thënë flet me "heshtje",që kuptohet për interesat e veta, druhet të thotë dhe ca të vërteta. Ndoshta, mbasi ‘u ngop’, shkroi dhe ndonjë libër, por atë nuk di se sa e kanë lexuar. Aty mund të ketë dhe ndonjë të vërtete, por ama të vërtetat e vërteta, kontribuojnë kur i thuhen hapur publikut, dhe ato në kohën e momentin e duhur. Këta tipa, që veprojnë kështu në jetë njihen si "skuthë", që më shumë se kontribuojnë për ndonjë kauzë që besojnë, zvarriten për të arritur atë që më shumë e dëshirojnë dhe ky dihet se pari pushteti dhe pastaj paraja. Ky ashtu si dhe mbreme, edhe ne nje interviste te dhene më duket se në datat 9-10 shtator 2023, te News 24, emisioni “Kjo jave” te Nisida Tufes, kishte thënë aty një gafë, që për eufemizëm po e quaj lapsus. Nga që tani, nuk mund ta citoj dot ekzakt, po e prefrazoj afërsisht atë: "SPAK-u duhet përgëzuar se në veprimet e tij, po ruan një baraslargim nga të dy krahët e politikës si nga maxhonanca, ashtu dhe opozita!". Thënë kjo nga ish presidenti, shtrohet menjehere pyetja: “A është e vërtetë kjo?!” Kuptohet se si pyetje retorike, pergjigjia nuk do i përgjigjej aspak realitetit. Ajo që të shtyn të reagosh ndaj këtij konstatimi të tij, është fakti se zotnia nuk është analist apo opinionist, të cilëve edhe u lejohen te tilla interpretime. Një politikan dhe shtetar i lartë si ai, më i larti, me aksesin maksimal sa në ndërtimin e sistemit të Drejtësisë, po aq në ndikimin dhe vendimarrjet e tij në problematikat uluritëse të saj, ka patur rol të rëndësishëm, pra e njeh mirë trupën e saj nga brenda. Zotëria ka qenë nr.2 i PD, zëvendësi dhe bashkëpunëtori i ngushtë Berishës (sot ‘non-grata’), kryetar i grupit parlamentar te saj, president dhe kryetar i KLD (Këshillit të Lartë të Drejtësisë), këto dy të fundit lidhur direkt me drejtësinë mbasi kishin ekskluzivitet të plotë në emërimet, sidomos në magjistraturë, pra në gjykata dhe prokurori. E di unë, dhe të tjerë po ashtu, që politika veç të tjerave, është dhe amorale, por kurrësesi ajo nuk duhet të jetë imorale. Ta ilustroj këtë me një shembull: Kur në masakrën e 21 janarit 2011 zotëria ishte Kryetar Shteti, pra dhe kryekomandant i Forcave te Armatosura, kur Shefi i tij e quajti atë ‘horr bulevardi’ dhe vartësen e tij, Prokureren e Përgjithshme ‘lavire’, në pamundësi, siç mund ta ketë gjykuar ai (për mua gabim), në ate moment dhe pas saj tragjedie për të qenë në krye të detyrës siç do duhej, te jepte dorëheqjen?!?! Nuk e bëri, edhe pse do kishte lartësuar jo vetëm vehten (do hynte në histori), por do t'i kishte dhënë një goditje fatale sa Berishës, po aq dhe drejtësisë së tulatur dhe të vënë totalisht nën thundrën e tij, kjo dhe me ndihmën dhe kontributin e zotit Topi. Jam i bindur se nga ai moment, përveç mësimit apo mesazhit që do jepej, gjërat do kishin shkuar krejt ndryshe. I’u la dorë e lirë kriminelit dhe që nga ai moment dhe deri në ditët e sotme për viktimat e saj, është mohuar drejtësia, si nga ajo e djeshmja dhe nga kjo e reformuara, posaçërisht nga SPAK-u, ‘i baraslarguar’-i Topit!!!. Por jo më nga dje, kur me vendim te GJ.Larte, do jete pikerisht SPAK, qe do hetoje në gjeresi dhe thellesi me shprese se më në fund do vendoset drejtesia dhe shpirtrat e kater deshmoreve te vrare nga shteti do gjejne prehje. Nuk di për të tjerë, po për mua, si qytetar i këtij vendi, ky akt i moskryer nga presidenti i vendit tim në ate moment fatal, kur nga perfundimi i mandatit si President, diçka me shume se nje vit I kish mbetur, më ka lënë të shokuar. Sa më siper, sipas meje, personaliteti i zotit Topi, bie erë sa amoralitet politik po aq dhe njerezor. Sidomos kur ai flet publicisht. Ka qene ish President I Republikes!
O bamke qirollari, meru me pronat dhe ullinjte ,se e tregove veten se kush je.!!!!! Pyete shoqen tende prokuroren( silvia kontin ) perse nuk ndihmoi ne hetimet e 21 janarin ,sepse ishe ti mender president ,se per salen ajo do ti kishte vene hekurat......se ju tha troc hor dhe lavire dhe jo me hamendesime. Ri urte o toci i kodres priftit ,mos fol si e ema zeqos ne man te ullinjve ,shijo pronat e vjedhura ,bamke mavria ,me gjithe hajdutin lul gjumashin ....Ju doni varur ,por kush ta beje ,ky aspak qe akoma le te lire vrasesit dhe kusaret e shqipetareve......?.