Deputeti Erion Braçe tregoi në ‘Fronltine Interview’ përjetimet nga 21 janari, ku ai ishte në bulevard. Braçe tregoi se një miku i tij e mori në telefon dhe i tha se na vranë.
"Unë kam qenë përballë kryeministrisë. E kam mësuar në kohë reale vrasjen e protestuesve. Kam qenë me një grup burrash dhe djemsh nga Berati. Kishim ardhur 2000 njerëz nga Skrapari dhe Berati. Pa fund postblloqe rrugës . Edhe këtu në hyrje të Tiranës. Kemi hyrë ndër të fundit.
Dhe e kam marrë vesh kur një tjetër mik i imi më merr në telefon dhe më thotë na vranë. Ndërkohë që dëgjoheshin krisma. Kam qenë në vijë të drejtë me pemën ku u vra Hekuran Deda. Rrugës kur po vija gazetari i Top Channel, Marin Mema më thoshte të pres për intervistë pranë kryeministrisë.
Dhe në atë moment më merr në telefon miku im dhe më tha që vranë Sokratin. Kishte një plumb në kraharor. I jam shumë mirënjohë doktor Kapidanit në QSUT që u mor me të dhe i shpëtoi jetën. Dhe disa persona të tjerë që u morën me sigurinë e tij.
Jam qetësuar të nesërmen kur Sokrat Gode u nis për Berat. Është ngjarja më e rëndë e jetës sime. Jo thjesht në politik, por edhe më gjerë. Edhe jam pafund i interesuar që për këtë ngjarje të bëhet drejtësi sa më parë. Është ngjarje e ndryshme nga 26 maji i 96’, kur ishte akti ndaj meje.
Këtu kisha përgjegjësi ndaj 2000 njerëzve që kishin ardhur dhe kisha përgjegjësi t’i ktheja shëndosh e mirë. Dhe një javë më pas erdhën po aq në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ata të katër që u pushkatuan pa gjyq", tha Braçe.
Jam Sali, Sali “qëndresa” Vrava, vodha gjithe sa desha Per pushtet, une djeg Shqipnine, Per Gerdecin, hiç s’ma ndin. Madje jam shume i vendose, Per nje tjeter katastrofe ! Me barut u ba shume buje, Kete here do jete me uje !! Shkodren do ta bej det, Ta mbaje mend perjete ! Tragjedi qe s’e ka pase, Ne Kafe te Madhe permbi skaf !! Vi nga kulla e Vicitolit. As kurkujt nuk ia kam friken, E kam “tredh” une poziten N’ unison me Edi Ramen, Kushtetutes ia kam “kajt nanen”. Le t’vazhdoje me batuta, Tu tregue perralla me flutura Une nuk pyes per Amerike !! Derisa t’permbyset vatani Me rruen trapin Altin Dumani, Se ia marr erzin n’publik, Ia kam ba nje vidioklip ! Kam nje plan te sterhollue, Me lane popullin pa votue. Kur te vije dita per votim, Jam usta n’manipulim. E ujdis dhe me Europen, N’qeveri me kokelopën. Mire ia ban more faqezi, Kur ka t’marre qe t’besojne ty, Se çdo popull ne planet Nuk do të sillte ma n’pushtet. Per faturen dhjetra mijera
Mire o Brace e ke por keni 12 vjet ne pushtet vella thate qe sapo te vinit ne pushtet do vinit perpara drejtesise autoret e masakres iku jeta vella u rriten femijet kriminelet u plaken dhe si kap me as ligji…
Posi o Brace u vrane ata 4 veta dhe ti ne nje vije te drejte me ta ste gjeti gje cudi si paske shpetuar ? Apo Ishte ndonje loje e kurdisur , Beni cte doni vetem ne mos na ngacmoni. Mjer populli qe ju ka BESUAR dhe VOTUAR
Mos ki frike ore brace miu ,se ti nuk te kap plumbi ,e para nuk bie rufeja ne hale ,e dyta miun vetem macja e han ,e treta AQ majmun I vogel sa je ti mund te fshihesh edhe ne pemet e vogla qe mbjell lali fiqve., prandaj mos ki frike ,Jane te tjere ne radhe para teje ,miush...