Deputetja Flutura Açka ka komentuar negociatat mes PS dhe Rithemelimit për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend në këmbim të ngritjes së dy komisioneve.
Në një reagim për Report TV, Açka shprehet se shpreson që të mos ketë një skenar të errët pas negociatave.
"Më ç’pashë ishin marrë vesh më parë, pasi oferta bujari vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen.
Druaj se është parathënia e bllokimit të Reformës në Drejtësi, për të ruajtur status quonë dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi).
E them ketë për shkak te fshehtësisë së negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vetë opozitën që do të amnistojë Ramën të parin.
U tha që parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet qe kaluam pa kuorum, çfarë do te behet? Nuk mora përgjigje.
Me sarkazëm iu kërkova një komision hetimor për të shkallmuar SPAK. Sigurisht që fjalët e mia mund të duken si poezi, por poezi janë edhe vajet.
Në do te vajtojmë shpejt demokracinë nëse ka ndonjë skenar të errët, që sot nxituam ta veshim me “kujdesin” e ndërkombëtarëve", tha Açka për Report tv.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të drejtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me prezencën e Bledi Çuçit nga PS dhe Gazment Bardhit nga Rithemelimi, u shkua drejt konsensusit për ngritjen e dy komisione hetimore parlamentare që kërkon Rithemelimi; konkretisht për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.
Unë nuk e di çfarë marrveshjesh janë bërë midis palës Rama dhe Foltores. Por, jam i bindur se, çdo marrveshje midis këtyre dy palëve, duhet menduar "thikë pas shpinde" për demokracinë. Rama është shumë i ngjashëm me Berishën por, me një lëvozhgë tjetër.
Te gjithe mendojne per karrigen e pushtetit si ta mbajme, per ata qe e kane, dhe si ta marrim ata qe nuk e kane. Nuk ju intereson asgje tjeter perveç karriges se pushtetit qe pjell vezet e arta. Ketyre 2 partive keto 34 vite nuk ju ka interesuar asgje per problemet ne: Drejtesi Shendetesi Mbrojtje Rend dhe Siguri Ekonomi Bujqesi Arsim Turizem Etj. Etj. Etj... Apo se do behen merak se nuk kane status minatoret apo policet qe dalin ne pension 65 vjeç e 4 muaj, apo naftetaret, metalurget apo kushdo shtrese ne nevoje. Nuk duan tja dine nese popullsia jone po plaket dhe vdekshmeria ka kaluar lindshmerine.