Kthesë pozitive dhe një reagim për 20 shkurtin, i ka konsideruar kreu i PDK-së Nard Ndoka negociatat mes mazhorancës dhe Rithemelimit. Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai tha se Rama po e përdor këtë situatë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“20 shkurti ishte njësi matëse për kryeministrin dhe faktorin ndërkombëtar. Protestat japin një mesazh për të gjithë klasën politike shqiptare e mazhorancën. Vetë Rama po e përdor këtë situatë me qëllimet e tij të qarta, ai ka një agjendë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ka filluar lëvizjet në bazë e tij. Një parafushatë me strukturat”.
Sipas tij, ka shumë arsye që Rama të dojë zgjedhjet e parakohshme, ndër to; shigjetimi i anëtarëve të kabinetit dhe aferat korruptive të qeverisë.
“Ka shumë arsye pse Rama i do zgjedhjet e parakohshme është në panik. Janë shigjetuar anëtarët e kabinetit të tij. Ka disa afera korruptive mbi supe si inceneratorët. I duhen negociatat se ishte në kushtet e pamundësisë për zgjedhje. Ishte me një opozitë që e kishte bllokuar në parlament dhe në rrugë. Mori goditje nga këshilli i ambasadorëve. Ka lëvizje që shkojnë në interesin e Sali Berishës”.
I pyetur se pse mazhoranca po bashkëpunon me Rithemelimin dhe jo PD-në e Bashës, Ndoka u përgjigj: “Është bashkëpunim institucional kemi Bardhin të pranuar nga faktori ndërkombëtar e SHBA-ja dhe i pranuar nga të gjitha palët.
Basha dihet që është personazh i dështuar, nuk është pikë referimi as për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur dhe në këtë sens Rama është detyruar që të shohë se cila është opozita institucionale dhe shumica”.
Të dyja palët e PD-së kanë ngritur akuza ndaj njëra-tjetrës për pazar me Ramën, por Ndoka tha se kjo situatë është qesharake se politika ka nevojë për kompromis dhe konsensus.
“Kur pjesa e Lulzim Bashës flet për parime të jep shije të hidhur, për faktin që janë vegla dhe paterica të Ramës. E mbajnë vulën me ndikimin e Ramës. Por kjo situatë ka marrë fund, se Rama nuk pranon njerëz parazitë. Mirë e ka, edhe Lulin e ka kritikuar disa herë si gjumash dhe jo si personazh që mund t’i hedhë ndonjë kockë gjatë rrugës”.
Ku je mor pyke kari ka kohe qe nuk te degjojme
O Nard loqja,kete rradhe ma hengre mune as roje nuk te zgjedh me kush e jo me deputet
Hajde Nard Rrot Cari hajdee, hajde, pirja e cigares shkurton cigaren, hajde, o Nardi Cari, kush të qi më ty e ata të Non Gradës, me ju Rama fshin bythën robë qirë, Jazëk.
Por Ku je o cobani I derrave te malesise madhe ,se nuk ta kemi pare suratin e bukur si majmun o klloun.!