Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shuan çdo dyshim se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mudn të ketë një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme.
Alibeaj deklaroi në një intervistë për Report TV se kjo është një thashethemnajë, ndërsa thotë se demokratët e kanë derën e hapur nëse plotësojnë dy kushte, mbështetje për drejtësinë dhe aleancë me SHBA e Britaninë e Madhe që kanë shpallur non grata Sali Berishën.
“Nuk gëlon një thashethemnajë e tillë, mund të gëlojë nga pjesa e Berishës ndoshta nuk e di. Nuk është e hijshme të komentojë një thashethemnajë. Ideja e bashkimit.
Është e qartë. PD e ka bërë të qartë, që të mundim këtë regjim, që përdor armë tej ligjit, përdor administratën, banditë, patronazhistë, blen vota.
Ca kemi nevojë ne. Për gjithë demokratët, nuk përjashtoj askënd, të gjithë demokratët që janë dëbuar. Ne kemi nevojë dhe ka nevojë ky vend që të këtë atë pjesën tjetër të publikut o është asnjanëse, ose neverit 33-vjeçarin e politikës shqiptare.
Kemi nevojë të kemi aleat edhe drejtësinë. Kemi nevojë edhe për të pasur aleancë me aleatët. Mund të ketë një bashkim, por vetëm rreth vlerash, orientim i PD dhe i qartë drejt perëndimit, mbështetje pa kushte e drejtësisë”, tha Alibeaj për Report Tv.
Po librat e Kaderese dhe filmat e Kinostudios a ti shohim more pjelle e keqe Alibej?! Ti dhe raca jote bashke me Lulin jeni vemje mbeturina te se shkuares, jeni po aq nongrata per popullin sa edhe gjigandi qe u ka udhehequr per 30 vite more pizevenger.
Per qendrimin ndaj vampirit non grata, ju pershendes, por ju harroni qe Lyli eshte po aq qelbesire sa dhe i ati
Per cfare vlerash thua mor nip ballisti ? as ju me Bashen e as Nevojtorja me Non Graten nuk keni asnje vlere ,largohuni te gjithe drejtuesit nga opozita me ne krye kriminelin Non Grata ,Basha ti ,e te gjithe pa perjashtrim nga shoqata e Nevojtores ,lerini vendin te rinjeve qe sot nuk jane ne asnje parti ,e vetem atehere do kemi shprese te rrezojme Ramen .