"Mos je out në këtë histori, pyet njëherë në parti" - Nikoll Lesi tallet me Salianjin për negociatat Rithemelimi-PS

12 Mars 2024, 09:13Politika TEMA
"Mos je out në këtë histori, pyet njëherë në

Botuesi Nikoll Lesi u shpreh i sigurtë në emisionin “Të Paekspozuarit” se mes PS-së dhe partisë së drejtuar nga Sali Berisha ka negociata për të normalizuar jetën në parlament, ndryshe nga deputeti Ervin Salianji që tha se janë diskutime që kanë ndodhur përherë në parlament. Mohimi i Salianjit u pasua nga reagimi i Lesit që iu drejtua se mos është jashtë loje dhe të pyeste në parti dhe në grupin parlamentar se kush po negocion në kafe.

Nikoll Lesi: Kur isha deputet në 2008-ën asnjë nuk e besonte se na thirrnin në 02.00 të natës se do të merrej vesh Berisha me Ramën. Në orën 11.00 doli lajmi në sallën e parlamentit, në orën 3 pa ca merr Jozefina Topalli, kryetare e parlamentit, me sekretari që të gjithë deputetët duhet të vinin urgjent. Shkuam në 3 e gjysëm të natës dhe u votuan të gjitha amendamentet kushtetuese.

Asnjë deputet nuk e dinte, Bamir Topi mund të kishte informacion, që ishte kryetar grupi. Kështu që edhe ti mund të gabosh se mos je out në këtë histori, në këtë informacion, por pyet njëherë në parti, pyet edhe grupin parlamentar se kush po negocion. Pyet se ku takohen në kafe, ku flasin.

Ervin Salianji: Unë nuk jam nga ata deputetë që dal me ashtu dhe me kështu dhe as nuk e ngre dorën dhe po e them se çdo negociatë që bëhet mes palëve bëhet publike. Nuk ka negociatë, është një diskutim brenda parlamentit, mes drejtuesve të grupeve parlamentare për të gjetur zgjidhje. Diskutime të këtij lloji ka patur përherë dhe nuk bëhet lajm sa herë kreu i grupit parlamentar flet me kryetaren e kuvendit, apo kryetarin e grupit tjetër.

Nikoll Lesi: O Salianji, o Salianji. Për çfarë shkoi ambasadori amerikan te Lindita Nikolla? Për çfarë shkoi?

Ervin Salianji: Unë nuk flas në emër të ambasadorit amerikan.

7 Komente

  1. D
    Demokrati i vertete.

    Ky zoteria me sa duket eshte aut per gjithcka.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik.

      Salianj kur ta kuptosh Nikoll Lesin ,je qullur komplet.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Ty te ulin edhe breket po deshen te medhenjte e jo me te ngresh doren.Asnje ndryshim brenda partive nuk ka me PPSH,ku atehere me e pakta hyje ne burg e familja ne internim,kurse sot te lejne pa buke e thyej qafen ne emigrim

        Përgjigjjuni
        1. l
          luli me pantallona te shkurta

          NIKOLL LESHI ESHTE BERE PER TU VAJTUAR PER MENYRENSI FLET ESHTE SHUM I VOGEL PER TU TALLUR ME SALIANJIN SHOKU GAZETAR

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            A nuk dhej te ishte ne burg ky mashtruesi Salianji..!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Ne hengershi Mutin o deputete, te te gjitha paleve, nuk vime per te votuar, por dhe do tja u bejme te qarte te gjitheve, qe po nuk u shkurtua numri i deputeteve, te mos shkojne ne votime, perse i duhen 140 Gomere deputete Shqiperise?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpenka pe Korçe

                Ngeli injorant ky i shkreti Sali - anji . U be kaq vjet deputet dhe ne Tirane , kur do gdhendet ky hu !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje