Deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, e cilëson nul marrëveshjen mes PS dhe opozitës nëse nuk do të ketë ndryshime në Reformën Zgjedhore.
Sipas tij nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më rëndësi asnjë lloj ndryshimi.
Ai tha se nuk është normale që në 8 komisione që kërkon opozita, i jepen vetëm dy.
Pranvera Borakaj: Zoti Sula mesa duket nesër do të ketë finalizim të negociatave, ju jeni pyetur?
Dashnor Sula: Të jem i sinqertë, nuk kemi patur diskutime aq të gjera. Në mbledhjen e grupit ka patur diskutime, janë debatuar. Për të qenë i sinqertë mos mendoni se opozita është në kushte komode. Pyetja do të ishte shumë e thjeshtë, çfarë ndryshoi që do të ketë një marrëveshje të tillë?
Pranvera Borakaj: Çfarë ndryshoi?
Dashnor Sula: Këtë që kërkuam nga tetori i 2023, që e jep dhe Gjykata Kushtetuese, për komisionet hetimore, dhe si do të ngrihen komisiionet hetimore, ngritja e tyre duhet të ngrihen menjëherë e ka thënë Gjykata Kushtetuese që në vitin 2003. Ne kemi kërkuar 7 ose 8 komisione, pse duhet të japin dy? Kjo është pyetja 1 milionshe.
Pranvera Borakaj: Është komisioni McGonigal dhe ..?
Dashnor Sula: Nuk ka rëndësi emri. Pse mos ishte AZHBR-ja.
Kikia: Këto kërkuar..
Dashnor Sula: Ti mendon se e zgjodhëm ne?
Pranvera Borakaj: Pse kush e zgjodhi, Bardhi?
Dashnor Sula: Mua më shqetëson që prej 5 muajsh parlamentarizmi është i paprekur.
Pranvera Borakaj: Keni një marrëveshje që do të finalizohet?
Dashnor Sula: Problemi është pse mazhoranca pengoi 5 muaj parlamentin të funksiononte në mënyrë normale? Nëse Reforma Zgjedhore nuk ëhstë në marrëveshje, ky është dështim.
Pranvera Borakaj: Pse nuk është?
Dashnor Sula: Është, por çfarë do të arrihet. Nëse ecim me arna, nuk preket thelbi, si listat e hapura, votimi elektronik, numërimi elektronik, apo votat e partive të vogla. PS ka një pushte absolut. Nëse nuk do arrijmë të kemi një Reformë Zgjedhore se kjo është më e rëndësishme. Është e trishtueshme kur ke një shtet rishtazi si Kosova dhe ka demokraci më funksionale, apo Maqedonia që ka hyrë në qendrueshmëri. Sot në Shqipëri kryetari ka një pushtet absolut se nuk i interesojnë votave, pasi ka votat e tjera.
Pranvera Borakaj: Nëse do kishte zgjedhje do ndryshonte ndonjë gjë?
Dashnor Sula: Jo demokracia do kohë të vijë. Ka momente të caktuara që humb morali politik, duhet të provohesh me votë. Këta blejnë, përçajnë dhe përfitojnë në mandatin e tyre, ky është problemi në Shqipëri. Unë i inkurajoj zërat ndryshe. 100 herë janë për tu respektuar partitë që kanë diversitet, se partitë e mëdha ku lëpihen për një mandat, apo përfitim tjetër.
Ky eshte "Fantomasi" shqipetare me cfare eshte mbushur parlamenti shqipetare....????!!!! Prit nga ky fund kazani qe te nxjerre Shqiperine ne drite... Sali Berishes duhet t'i behet nje gjykim popullor per trathtine kombetare duke shkaterruar ekonomine , ushtrine dhe mbushi politiken me rrangullina duke larguar intelektualet e vertete..Ai duhet te shpallet person me rrezikshmeri te larte per sigurine kombetare, si dhe disa te tjere qe jane ne te njenjten vorbull.
Ca i do zgjedhjet e parakoheshme?! Te humbesh prap?! Katunar muti
O na ngrenc mune o Dash leshi! Ketu u rrafshua Gerdeci me 26 te vdekur e 300 te plagosur dhe kufoma ku ti falesh, luajti teater. Kurse tani, per inatin tend, vendi Po lulezon. Ndaj Garrone i pushtetin. Plehra kriminale!
Po kush e pyet kete gjelin e Peqinit per marrveshjet qe ben Foltorja me PS . Nuk e di pse lodhen moderatoret e televizioneve me kete njeri pa kurrfare intelekti dhe pergjegjesie politike . Ky eshte bere si nje tellal neper ekrane i cili per posturen qe ka te vjen ndot ti hedhesh syte dhe ndron menjehere kanal .