Rama në Dibër ironizon opozitën: Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng

11 Mars 2024, 19:48Politika TEMA

Rama në Dibër ironizon opozitën: Kanë shkuar në

Edi Rama nga Dibra ka shpjeguar se cfare nenkupton fushata e fundit e mazhorances. “Së pari synon një hapje të re të PS, duke përfshirë shumë njerëz të gjitha moshave, pa dallim, që kanë dëshirën t’i bashkohen PS… Ajo që mund të thuhet me plot gojën është që ne jemi një forcë me progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë konfuzion edhe që sjellin një statuskuo që e degradon realitet ku ato qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Unë isha në Shkodër dhe më ka lënë një mbresë të keqe Stadiumi i Shkodrës. Po e sjell këtu si shembull që kjo ndodh kudo ku ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium 9i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, që ishte katandisur në një objekt sikur kishte rënë bomba e prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Vetëm degradim. Si stadiumi në fakt është e gjithë Shkodra që ka filluar hap pas hapi të marri veten. Por si Stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës, gjë që mund ta dëshmoni lehtësisht ju. Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur”, tha Rama.

4 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Edi Rama ka misionin te beje Shqiperine Europiane, po e realizon avash-avash, por te sigurte. Ne Europe po shkon qyteti, ne Europe edhe fshati, me asfalte ndricime rrugesh, asfaltime. Po keshtu mjekesia ka nje perparim te jashtzakonshem. Panelet diellore jane e ardhmja e burimeve te drites. Drite e paste sa kohe punon per Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama ik

      Paradite vjedh dhe fallsifikon me shkresa zyrtare e vkm dhe pasdite del flet e genjen popullin me karta anetaresimi lejla, ato te rinj qe kane ngel, behen patronazhiste, ku i perdor me vone per koke turku ne hetime e arrestime se kane firmos shkresat nen urdherat e tij. Parlamenti eshte bere si portokalli e stadium e tifozerive ne ulerime, nen dinakerine fshehtas miratojne ligje e bablokut. Rama duhet te iki urgjent, ka shkaterruar e degjeneruar institucionet, nuk ka administrate e sistem drejtesie. E kane kthyer kurveri me njeri tjetrin te gjithe institucionet, ndajne parane diten e shtratin naten.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lypsi

        jam dakort me ty qe ky del me pjetaret e haremit per vizita elektorale , Ai kontrollon vetem shendetin e haremit se sa per vendin , nuk ka haber se cfare ndodh institucionet jane pjese e busnesit personal por ka dhe nje "te drejte " qe opozita eshte jashte cdo konteksti funksional me aktet e rrugacerise e ka kthyer Ramen ne nje sulltan, shyqyr zoti qe kemi miq dhe dashamires qe na mbrojne se per kete sharlatan siguria kombetare nuk ekziston nuk ka nevoje per fakte por shikoni vetem realitetin dhe propaganden mediatrike qe vetem denigron vendin dhe u bene elozhe fqinjeve jugore e veriore..!!!!

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Jo more jo! Rama nuk do iki. Rama nuk do ikin se i do qejfi Saliut dhe horrave te tij. Ai do qendroi dhe do punoi siç po punon shume mire dhe eshte i vetemi kryeminister qe do t'a çoi shqiperine perpara drejte evropes. Rama eshte shume punetor. Eshte i palodhur dhe punon me te gjitha energjit e tija per te miren e shqiperise,per te miren e shqipetareve. Ata qe e kane nat le t'i bjen avazit si te duan dhe sa te duan,nuk na behet vone.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje