Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars, zbardhet agjenda

11 Mars 2024, 14:50Politika TEMA
Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars, zbardhet agjenda

Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS që do të mbahet në Durrës më 17 mars.

Në fokus të agjendës do të jetë rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja, projektudhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme, projekt udhëzimi për kandidatët për delegatë të kongresit dhe bashkëkryetarë të organizatave socialiste.

AGJENDA:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, dhe në zbatim të detyrës së AK të PS të datës 11.02.2024, ju njoftoj se më datën 17.03.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel “Melia” Durrës zhvillohet mbledhja e AK të PS me rend dite:


1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.


2.Mbi zbatimin e detyrave te AK të PS për Rienergjizimin e partisë, korigjimin e mangësive të evidentuara në OS dhe anëtarësimet e reja. Blendi Klosi

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara.


4.Miratimii Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”.


5.Miratimi i Projekt Udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse te kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarëve OS dhe KS të NJA”.


6.Të ndryshme.

 

2 Komente

  1. V
    Vrojtuesi

    Zbardhet agjenda , bashkepunim me foltoren per amnistimin e Berishes ashtu sic beri Nano ne 1997. Ky bashkepunim behet per te penguar SPAKUN qe te beje detyren

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skraparliu

      Jepu urdher deputeteve te bejne nje ligj per te falur Salen,Ilirin Salianjin,sic beri Rexhepi me Majkon ne vitin 1997 ku u dogje e shkater.ua Shqiperia fali dhe keta nuk kane bere ndonje gje te madhe bashke me trimat e tuaj,kane vjedhur ca leke Shqiptareve te shkrete

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje