Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët, ku për herë të parë morën në mbledhje edhe 5 kryebashkiakë të Sali Berishës.
Zaloshnja në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se pjesëmarrja e tyre mund të analizohet në dy aspekte. Së pari, sipas Zaloshnjës mund të kenë marrë pjesë pa leje të Berishës, dhe kjo mund të jetë një shenjë e negociatave për normalizimin e jetës parlamentare.
“Ka dy interpretime, se dimë ca ka pas në kokë kur i ka ftuar. Një interpretim është që kjo vajtje e këtyre 5 kryebashkiakëve mund të jetë një shenjë për një marrëveshje në lidhje me zbutjen e klimës parlamentare me komisionet zgjedhore, që është më i rëndësishme. Mund te jetë kjo. Mund të jetë një indikacion”, tha Zaloshnja.
Së dyti, sipas Zaloshnjës mund të kenë marrë pjesë pa lejen e Berishës, pasi kërkojnë të thithin më shumë fonde për bashkitë e tyre.
“Është dhe interpretimi tjetër, që janë bashki shumë të vogla, s’kanë fuqi financiare. Janë të varura në 85% të buxhetit nga pagesat që bën buxheti i shtetit. Nga nevoja për të thithur ca fonde mund të kenë shkuar me kokë të tyre pa marrë leje nga Berisha. Nuk futemi dot në kokën e Ramës ca ka menduar, apo në kokën e 5 kryebashkiakëve ca menduan kur shkuan.
Vetë fakti që Nikolla është takuar me krerët e grupeve dhe përfaqësues ka qenë Bardhi është tregues që diçka po diskutohet, po mendohet”, tha Zaloshnja.
Kryebashkiakët e Berishës që iu bashkuan takimit me Ramën:
1- Hilë Curri - kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, i koalicionit 'Bashkë Fitojmë'
2- Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë
3- Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë
4- Albert Melyshi, kreu i bashkisë Mirditë
5- Albert Malaj, kreu i bashkisë Memaliaj
6- Miftar Dauti, kreu i bashkisë Has
Kush pjerdhe per Berishat e bardhat sot