Reagon PD: S’jemi kundër negociatave PS-Foltore. Por jemi kundër pakteve kundër Reformës në Drejtësi

11 Mars 2024, 22:19Politika TEMA

Reagon PD: S’jemi kundër negociatave PS-Foltore. Por jemi kundër

Edvin Kulluri, Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, ka reaguar pas negoaciatavë       e mes mazhorancës dhe Foltores. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se PD nuk se ka gjë kundër diskutimeve për normalizimin e Parlamentit të Shqipërisë, por kundërshton çdo negociatë për prishjen e listave të hapura dhe reformës në drejtësi.

Postimi i Kullurit

Marrëveshjet midis palëve në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të jenë marrëveshje që cenojnë interesin publik!

Partia Demokratike prej muajsh kërkon që Kuvendi të kthehet në normalitet dhe jo teatër konfliktesh që kanë prodhuar ligje të pa debatuara  dhe jo transparente, ashtu siç dëshironte Rama. Ashtu siç kërkesat për komisione hetimore janë të drejta, por ato duhet të jenë të qarta dhe në shinat e praktikave parlamentare, siç dëshmoi Komisioni hetimor për Inceneratorët që e Partia Demokratike ngriti 2 vite më parë dhe resuzultoi një sukses i plotë.

Por nuk mund të ketë marrëveshje kundër Listave te Hapura, Barazisë së Votës, Pjesëmarrjes së Diasporës dhe Votimit Elektronik. PD është e vendosur që vota t'u kthehet qytetarëve si shprehje e vullntetit dhe sovranitetit të tyre.

Po asthu, Partia Demokratike ua bën të qartë PS dhe Deputetëve të tjerë të Kuvendit, se çdo përpjekje kunder Reformës në Drejtësi do të gjejë tek Partia Demokratike një kundërshtar të vendosur. PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit demokrafik të insitucioneve.

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Je teper i qarte z. Kulluri. Mjere ata qe do guxojne te futin hundet ne reformen e drejtesise, sepse s’do i nxjerrin dot me. Se shpejti vjen edhe ambasadori amerikan i cili ka si mision vetem reformen e drejtesise

    Përgjigjjuni
    1. C
      CUKU

      KULLURI HERA E PARE NE JETEN E TIJ QE I KAN DHENE NJE POST KOTI QE NUK E BEGENIS ASKUSH LANGAREQ MBETE GJITH JETEN NGA TE FRYJNE ERA VETEM ME EDIN AKOMA SKA MARRE NDOJ COPE SE PO JA PROPOZOJ EDI E MERR CFAR DO LANGAREQ BURR

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje