Partia Socialiste dhe “Rithemelimi” kanë dakord gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për koncensionet në Shëndetësi si dhe për daljen e të dhënave nga sistemi ‘TIMS’. Dakordësia ka ardhur pas mbledhjes së sotme të zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës, për herë të parë pas 5 muajsh.
Rithemelimi kërkon ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaroi gjatë mbledhjes se PS është gati që tani për ngritjen e komisioneve hetimore.
“Të mos humbim asnjë sekondë nga kjo skenë paqeje. Nuk dua të humbim këtë peisazh. Të ngremë bashkarisht objektin, qe nesër, dhe të miratojmë konkretisht komisionet hetimore”, tha Çuçi.
Ndërkohë që Gazment Bardhi iu përgjigj: “Jam gati që më 29 shtator. Të ulemi të shikojmë kërkesat, objektin. Të prezantojmë dy projektvendimet në konferencën e kryetarëve”.
Nuk dihet ende zyrtarisht të gjitha pikat që palët janë dakordësuar mes tyre. Pritet që më shumë detaje të jepen nga krerët e grupeve paralmentare në përfundim të Konferencës së Kryetarëve.
Gallate e madhe. Po per te liruar vampirin nga penxherja e halese, kur do bien dakort?
Hetime nga Prokuroria, hetime nga SPAKU, hetime nga Politikanet. Prokuroret dhe SPAKU nga hetimet do te nxjerrin fajtoret dhe do ti dergojne para gjygjit ndersa Politikanet nuk do gjejne fajtore dhe do i mbyllin hetimet . Te na rrojne prokuroret dhe Spaku se do cojne para drejtesise vetem njerezit e thjeshte ……
Më duket se komisionet parlamentare nuk ngrihen kur objekti i kërkesës nga opozita ësgtë në hetim nga prokuroria, në këtë rast nga SPAK-u. A nuk është dhe konçesioni i sterilizimit i tillë, për të cilën janë dy funksionarë dhe një biznesmenë në burg, ndërsa nga SPAK, është nën hetim ish ministri Ilir Beqja?!