400 mijë spiunë vullnetarë, a mund të sjellë hakmarrje hapja e dosjeve? PD: Shqiptarët nuk kërkojnë shpagim, duan vetëm të dinë të vërtetën

8 Nëntor 2022, 17:25Politika TEMA

400 mijë spiunë vullnetarë, a mund të sjellë hakmarrje

Në Kuvendin e Shqipërisë presin për t’u shqyrtuar dhe miratuar dy nisma ligjore me objekt të njëjtë: Hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të aksesueshme për çdo qytetar. Dy projektligjet janë pozuar nga mazhoranca qeverisëse si dhe nga PD-ja që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Dy nismat, meqenëse kanë objekt të njëjtë, janë bashkuar në një. Bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit ndahen në dy kategori, në bashkëpunëtorët vullnetarë dhe një pakicë bashkëpunëtorësh, të rekrutuar nën presion, shantazh dhe tortura.

Numri i bashkëpunëtorëve vullnetarë është rreth 400 mijë, ndërsa vetë Sigurim i Shtetit ka pasur në organikë 1 mijë e 400 punonjës. Një pjesë e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit kanë ndërruar jetë, një pjesë janë në pension dhe jashtë vendit, ndërsa spiunët e rekrutuar kryesisht pas viteve ’70, janë në poste të larta publike. 

Nuk ka dyshim se hapja e dosjeve do të shuante një kureshtje të madhe kombëtare dhe do të prodhonte befasi dhe surpriza, duke zbuluar bashkëpunëtorë të ish Sigurimit, të cilët kanë spiunuar shokët, kolegët, bashkëfshatarët, komshinjtë, por edhe familjarët e tyre, si vëllain, babanë etj. 

Po a mund të nxisë hapja e plotë e dosjeve konflikte sociale dhe hakmarrje nga ata që janë spiunuar? 

Propozuesit e nismës për hapjen e dosjeve thonë se shqiptarët nuk janë hakmarrës dhe këtë konstatim e bazojnë në një përvojë konkrete. “Për shumëkënd, hapja e dosjeve ka qenë një diskutim i parakohshëm, që mund të krijonte trazira a konflikte sociale, që mund të shtynte qytetarët drejt hakmarrjes apo shpagimit. Këto arsyetime mund të përmbanin të vërteta të caktuara... Historia 31-vjeçare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944-1991”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit. 

Ndërkaq, edhe nëse ndryshimet ligjore do të miratohen, jo të gjitha dosjet e ish Sigurimit të Shtetit do të hapen. Do të mbeten sekret dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe me sigurinë kombëtare.

Fondi i zbulimit

Ish-Drejtoria e II 5206 dosje dhe fashikuj

Fondi i veçantë 2 740 dosje dhe fashikuj

Fondi i Kosovës 11 489 dosje dhe fashikuj

Fondi i të arratisurve 6 724 dosje dhe fashikuj

Fondi i emigrantëve ekonomikë 4 752 dosje dhe fashikuj

Fondi i të huajve 12 392 dosje dhe fashikuj

Mikrofilma 453 dosje dhe fashikuj

Fondi kundërzbulimit ish-degët e Punëve të Brendshme

Dosje RSI (bashkëpunëtorë) 10 733

Dosje përpunimi (2A/2B) 11 987

Dosje drejtimi (disa volume) 907

Dosje kërkimi dhe zbulim autori 778

Dosje objekt i rëndësisë së veçantë 533

Fashikuj të ndryshëm (vizitor, turist, të dënuar, specialistë të huaj) 1174

Dosje agjenturore 459

Regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) 842

Dosje me probleme të centralizuara 526

Procesverbale, lista veçimi, statistika, evidenca 4 480

Njësi të tjera ruajtje (libra, tema etj.) 2 000

Kartela 215 790

Fondi i arkivues së Sistemit të Ministrisë së Brendshme

Fondi i dosjeve administrative (Drejtori I, II, III dhe ish-Degët e Punëve të Brendshme në Rrethe) 90 345 dosje.

Fondi i dosjeve hetimore, gjyqësore 14 000 dosje

Fondi i dosjeve të personelit të ish MPB, 15 000 dosje

Fondi i dosjeve operative, 12 470 dosje

Fondi i krijuar nga funksionimi i ligjit Nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, 264 dosje

Fondi i dosjeve të rrjetit sekret (dosje pune dhe personale), 1 642 dosje

Fondi i dosjeve të përpunimit 158 dosje

Bobina 492

Katalogë alfabetikë 113

Kartelat model 21 000

Kartela me të dhënat nga dosjet hetimore-gjyqësore 14 700 (Shqiptarja.com)

6 Komente

  1. S
    Sara

    ne gjithe historine njerezore drejtesia dhe hakmarrja nuk kane bashke-egzistuar

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llazi, shoku i Hajros

      Musa Xhepa , bashkepunetor i sigurimit . Musane e spiunonte e shoqja Zana.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacaku

        Hahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahah

        Përgjigjjuni
      2. T
        Te tjeret le te Deklarohen vete vullnetarisht.

        Pellumb Shyti ish Inxhinieri i Kimise ..nga Dukati i Vlores ,Banues ne TIRANE ..Spiun i Truimfit ish Operativ i Reparatur 1190.. Meqe ky Operati nuk ka ngacnuar njeri .. eshte munduar TI njoftoje ne forma te ndryshe Viktimat qe kishin probleme me ligjet .. Tjetri..Bashkim Sala ,,ish Spiun 80 lekshi ,tani punonjes ne Angli...i Rregjistruar Si Punonjes i SHIKUT Evropian... Simbas gojllanes te nje djali shembullore nga Vlora .

        Përgjigjjuni
        1. m
          me degjoni po keni pak burreri apo jeni burrenesha

          Mire, Llazi, po Saliun nuk e spiunonte Liria, por e ndihmonte me priftine serb ne Paris! Po une do thosha nje gje te vetme: e ç'u duhen dosjet, po sikur ti digjni fare çfare behet, ndodh gje? Aty brenda jane te gjithe, pastaj do fillojne e shajne njeri tjetrin pa din e pa iman. Digjni dosjet, digjni dhe Saliun ne furre, por edhe keta bishtat si Ali-beu i Isait me shoke apo ca pisa njerez qe s'durohen. Digjni dhe Arben "Llallen" me gjithe vile , pastaj flaken me prokurore e gjykates por mos harroni dhe ca avokate qafe derra si ai Gjokutaj me shoke. Keta duan flaken qe te shpetojne te prasmit. Po une çfare theme; ku ka sot burra, jane si Gjekmarkaj qe qan per Griden apo gra si Açka qe neli pa qoqe ne fronin e Holandes. Nuk qau as Salinjani ; tani do ta marri ne intervist para nate e pas nate. KJo eshte Shqiperia juaj, se une, ehehehehheee....jam arberesh.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhemal

            Thjesht propogande..i shumezojne gjithmone me dhjete..ne cdo gje..identike. si dikur nazistet..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje