"Shqiptarët janë kriminelë", Begaj i përgjigjet ministres britanike nga Kukësi: Nuk jam dakord, ja çfarë i kam kërkuar qeverisë britanike

8 Nëntor 2022, 13:34Politika TEMA

"Shqiptarët janë kriminelë", Begaj i përgjigjet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e ministres së brendshme britanike, Suella Braverman e cila tha se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar duke i cilësuar ata si kriminelë.

Begaj tha nga sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.

“Nuk jam dakord me deklaruarat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejte te bullizohen ne kete lloj gjeje.

I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj ti beje ne drejtim te zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne ketë rajon.

Por të jenë investime me qellim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkesë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës që të bëje të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonal”, tha Begaj.

6 Komente

  1. S
    Semi

    Zoti Predident. Shqiptaret nuk ikin per buke por nga padrejtesite...kaq...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anglezi Italjani Gjermani Francezi etj etj

      Semi e dashur, nuk flitet per arsyet e emigrimit....ato jane pasoje e qeverrisjes. Britania shpreh nje "feedback" se si mund ti klasifikosh shqiptaret. Nuk flet per 5-10% te tyre, por shprehet mbi "kualitetin" e 90%. Kete 90% sejcili prej nesh ka mundesine ta "testoje" edhe ne shqiperi, ....te parku te djelave, ne trafik cdo dite, te vizat e bardha cdo sekonde, neper spitale, gjykata, shkolla, etj etj etj. Shqiptaret, ngelen nje popull barbar....i eger, i prirur per keq, e per te zeza....kaq Shqiptari mendon se vetem ai ka te drejte.....e popujt e tjere ia fusin e rrojne kot. Por eshte e kunderta. Gjithe evropa flet njesoj mbi ne..........Holland, Itali, Angli, Suedi, te gjithe........ qenkan shitur te PD me duket !!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poli

      Mikrokonsullate Hera pare qe e degjoj....konsullatat hapen per tu sherbyer shtetasve ose bashkombesve ne nje vend jo per te nxitur emigrimin....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bance

        Ne teori presidenti e ka mire, por realiteti kerkon mbeshtetjen dhe zerin e emigranteve qe jetojne dhe punojne ne Britani. Duhet qe kerkesa te vije dhe nga ana e tyre duke ushtruar presion tek organet e Anglise qe keto hapa te merren sa me shpejt. Kerkesa e presidentit eshte nje thirrje e dobet ne veshet e qeverise Britanike, pa pasur mbeshtetjen e atyre personave prezenca dhe puna e te cileve ndikon ne jeten politike dhe ekonomike ne Britani. Fatkeqesisht, deri tani qeverite ne Shqiperi nuk kane lejuar organizimin e emigranteve si bllok politik prezenca e se cilit do te ishte shume i dobishem ne keto lloj rastesh.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mohikani

          No nomment.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klimax

            Që dikush të jetë i punësuar dhe i integruar në një vend të huaj, nuk ka përse të shkojë në atë vend ilegalisht dhe aq më keq duke paguar një shumë të majme bandave kriminale të trafikut me gomone. Mjaft me kundërpërgjigje banale për konsum të brendshëm dhe propozime qesharake për hapje mikrokonsullatash e investimesh në verilindje!! Nuk ja jepni më mirë Kukësin Britanisë për 100 vjet? Hahaha, ndoshta kthehet në një "Hongkong" në zemër të Ballkanit!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje