A do kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Flet Agron Duka

8 Nëntor 2022, 12:04Politika TEMA

A do kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Flet Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PPA), Agron Duka deklaroi se nuk do të garojë në primaret e Partisë Demokratike, për të dalë kandidat për Bashkinë e Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka u shpreh se do të mbështesë kandidaturën e Igli Carës, i cili deri më tani, është i vetmi që ka zyrtarizuar kandidaturën.

Ai theksoi se si kryetar i PAA-së, është i detyruar t’i përkushtohet fushatës së kësaj force politike në të gjithë vendin.

“Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.Ndjej të falenderoj çdo qytetar durrsak, që është pjëse e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë.

E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit. Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare”, shkruan Duka në Facebook.

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Gabim! E sigurt që (s)do fitoje, ndaj! Këshillohu njëhere me Xhuvelin, i cili tregoi mjaft zotesi piruetash, dhe kur u ngop apo u lodh me politike, ta shiti partine ti, ndaj tani të takon sfida e rradhes e kesaj partie. Forca Gone, mos e humb këtë shans! Dhe kam nje verejtje: Si parti e madhe (në fakt e emrin e keni shume te madh, sepse ne një vend rural jemi), kur do të na e besh ate kongresin e të na e mbushesh dhe ti njehere Pallatin e Koncerteve (kongreseve). A more derezinj (ti, Dule, Ndoka, Mediu, Shehi e ndonje tjeter), që nuk i shqiteni dot politikes. Nuk ju mjaftojne pasurite që keni, por doni akoma, ndaj dhe i jeni ngjitur asaj si ushunjzat. Nuk keni lindur politikanë, hapini rrugen më të rinjve!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje