
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Metaj. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Koçi e quajti Sali Berishën “non grata” dhe Ilir Metën spiun, teksa analizoi marrëveshjen mes tyre.
Madje ligjvënësi socialisti shprehu bindjen se kreu i “Foltores” është kryekriminel që ka shkatërruar Shqipërinë, ndërsa shtoi Meta është simbol i korrupsionit dhe spiunllëkut. Sipas tij, çifti Berisha-Meta po fabrikojnë akuza ndaj mazhorancës, duke e quajtur këtë një teknologji politike. Nga ana tjetër, teksa tregoi recetën se si PS do të mundë opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023, theksoi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj meriton një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.
-Zgjedhjet lokale janë duke u afruar dhe shohim Partinë Socialiste të shpërndarë në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa edhe kryeministri ka nisur një tur. Si e shihni ju këtë moment në PS?
Praktika politike është që fushatat nisin menjëherë pas ditës tjetër të mbarimit të një palë zgjedhjesh, por varet nga këndvështrimi, sepse fushata fillon atëherë kur e përcakton ligji, ndërsa në përditshmëri kuptohet partitë janë në garë me njëra tjetrën me qëndrime dhe me akuza në rastin e opozitës. Rasti i turit të kryeministrit është një tur, gjatë të cilit ai ka edhe kontakte me qytetarët nga afër dhe s’është thjesht një fushatë.
-Nga ana tjetër shohim negociata që ngecin, e ka të thjesht PS kur sheh si është gjendja e kundërshtarit.
Skenari brenda opozitës është shumë i qartë është një skenar i përçarë. Nëse pjesa e bashkuar është Meta dhe Berisha, ku njëri simbolizon politikën kriminale të të gjithë tranzicionit, ndërsa tjetri politikën e korrupsionit. Njëri ka damkën e non-gratës dhe tjetri atë të spiunit, pra kjo është pjesa e bashkuar e opozitës.
-Cilat janë pikat kryesore ku po kapet më tepër opozita për ta shenjëstruar më tepër qeverinë?
Opozita që urdhërohet nga Berisha dhe Meta problemin kryesor ka kapërcimin e atyre damkave që kanë të dy. Iu duhet një impakt emocional tek njerëzit që të realizojnë ndonjë demonstrim publik, i cili për ata të lexohet si domethënës, si një pjesëmarrje të kënaqshme. Për ta përgatitur këtë lloj atmosfere i duhet të fabrikojnë akuza që në perceptimin njerëzor janë nganjëherë tejet efikase. Kjo është teknologji politike, nuk ka lidhje me angazhimin e opozitës për të goditur fenomene negative.
-A është e vështirë të gjenden kandidatë për kryetar bashkie të cilët janë të pakorruptuar?
Nuk besoj se është e vështirë, sigurisht që procesi do të përcaktohet në kuptimin zyrtar, pra do të sepse do ketë një vendimmarrje që do të përcaktoj të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe pastaj të vendimit përfundimtar, nuk kemi preferuar të të futemi në një garë që i ndan njerëzit në kampe dhe pastaj është e vështirë që ti ribashkosh. Kështu që besoj duke plotësuar kriteret që duhet që të ketë kandidati dhe sondazhet që zhvillohen në publik do arrihet në konkluzione përfundimtare.
-Ka një qytet për të cilin flitet shumë dhe është në Vlora, dhe ka një zhgënjim nga ana e kryeministrit kundrejt kreut të bashkisë Vlorë Dritan Leli?
Gjykimi mbi mënyrën sesi ka qeverisur zoti Leli, është bërë shumë më herët sesa ky pragu zgjedhor ku fillojnë dhe diskutojnë edhe emrat e kandidatëve. Kjo lloj situate nuk ka lidhje me këtë fenomen që ka ndodhur shumë më herët se para zgjedhjeve politike. Z.Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës së PS-së dhe ndërkohë aty përgjegjësit politikë janë ndërruar disa herë dhe kjo lidhet me fushatën. Rasti i zotit Ahmetaj nuk lidhet me faktin që ai ishte përgjegjës politik në Vlorë, por me pozicionin që kishte në qeveri. Në momentin që u bënë ndryshime në qeveri, vetëm për këtë çështje mund të kishte një lloj debati, atëherë humbet edhe vendi i drejtuesit politik të qarkut.
-Tashmë zoti Ahmetaj është vetëm deputet i PS, ju nga eksperienca juaj politike e shihni si diçka normale një shkëlqim të një momenti dhe pastaj një venitje, a është diçka normale kjo?
Un them se të qenit deputet është një detyrë shumë e lartë për Partinë Socialiste, por edhe për qytetarët dhe nuk besoj se qëndron krahasimi shkëlqim dhe venitje. Në momente të caktuara personalitete të ndryshme lëvizin nga pozicioni që kanë duket se pësojnë një ulje pastaj ringrihen. Logjika e ndryshimeve në qeveri kanë qenë ajo e sfidave që ndodhen përpara dhe duke qenë se Ahmetaj ka qenë edhe ministri i Rindërtimit dhe zv/kryeministër dhe në momentin që u gjykua se procesi i rindërtimit ishte pak a shumë, duke u përmbyllur atëherë fokusi kryesor ishte energjia dhe u mendua nga kryeministri që të vinte zonjën Balluku në atë post.
-Sa i përket zgjedhjeve lokale, si e shihni garën e Tiranës me zotin Veliaj që pret një tjetër mandat në krye të bashkisë së Tiranës dhe me emrat e tjerë që përfliten si kundërshtar?
Inventari i punëve që ka bërë zoti Veliaj dhe performanca e tij politike dhe qeverisëse janë të mjaftueshme dhe justifikojnë kandidimin e tij në krye të Bashkisë. Nga ana tjetër kemi disa emra që nga pikëpamja politike nuk duket se janë konkurrues në raport me zotin Veliaj, gjithësesi duket që të presim vendimin përfundimtar.
-Çfarë mendoni kur shihni se si pjesëtarë të Partisë Demokratike që thonë se gjyqi për vulën e partisë po mbahet pengë nga qeveria?
Ne po ndërtojmë një sistem drejtësie, i cili po mbahet larg nga ndikimi i politikës dhe nga mazhoranca dhe nga opozita, pavarësisht se opozita është përpjekur që të bëjë presion të vazhdueshëm mbi drejtësinë. Presioni mbi SPAK ka qenë i vazhdueshëm dhe duket sikur ka një rënie për momentin në raport me presionin ndaj SPAK. Kjo është një çështje për të cilën nuk kam informacione se çfarë po ndodh me vulën e PD sepse kjo nuk përcakton gjë. Në PD janë dy palë të ndryshme sepse janë një palë që thonë se PD s’duhet të drejtohet nga Berisha dhe pala tjetër që mendon se ata janë ata që duhet të drejtojnë PD.
-Ka pasur një sërë akuzash nga Berisha dhe Rama për udhëtimet, Berisha ka akuzuar Ramën për udhëtimet Charter, ndërkohë nga ana tjetër Rama ka akuzuar Berishën lidhur me udhëtimet që ai ka bërë në kohën kur ka qenë kryeministër. Keni një koment lidhur me këtë ?
E vërteta zbulohet lehtë sepse të dhënat janë të administrueshme nga çdo institucion apo edhe përfaqësues politik, mjafton të bësh një kërkesë. Unë kam dy argumente e para duket qartë se hakerimi iranian po ndihmon opozitën që do të thotë s e ka një lloj aleance të pashpallur, kuptohet se nuk pretendohet që të pranohet nga opozita dhe e dyta ka të bëjë me izolimin e Berishës dhe problemi i tij është që Rama po gëzon një pozitë ndërkombëtare të shkëlqyer që e kanë çuar Shqipërinë në disa pozicione që më parë nuk ishin bërë ose as që ishin menduar. Dhe mendoj se kjo është një lloj xhelozie dhe po përpiqet që të nxjerr këto të udhëtimeve të kryeministrit Rama, por nëse ato udhëtime nuk do bëheshin nuk do arriheshin ato që janë arritur deri më tani.
-Për ish-kryeministrin Sali Berisha flitet që do të ketë një vendim edhe nga BE pas atij nga SHBA për ta shpallur “non grata”. Keni një koment për këtë?
Kemi disa indikator. Partitë që konsiderohen aleat me PD qoftë në Parlamentin evropian apo në parlamente ndërkombëtare siç është Bundestagu, ku e djathta e ka shpallur distancimin nga Berisha që do të thotë se edhe në qeveritë në të cilat ka të djathtë nga një distancim nga Berisha që do të thotë se kjo mund të ndodh, nuk është se di ndonjë informacion më tej sepse gjasat janë derisa e ka shpallur SHBA dhe Britania...
-Sa i përket amnistisë fiskale, është një vendim që Rama thotë se do të merret ndërkohë që ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar, por si do ta bindni ju Partia Demokratike që amnistia fiskale e është e duhura për ta votuar?
Aktualisht drafti paraprak ka pasur kritika dhe në momentin që ne kemi konsensus nga partnerët kryesor. Por çdo hap që do hidhet duhet që të jetë në konsensus me partnerët ndërkombëtar, kështu që është duke u punuar drafti për të arritur në një zgjidhje që të jetë dakord edhe për ata.
Kjo eshte me se e vertete dhe beni mir qe me ne fund po flisni gjuhen e Realitetit ,sado i hidhur mundet te tingelloj ai . Kryekrimineli salhe brrisha dhe Spiuni metaj jane te tille per gjithe Shqiperine .Rubla Ruse nuk i shpeton dot nga Gjyqi i Popullit dy Antishqiptaret me Vila e Pasuri qe askush nga kjo Drejtesi sdo t'ja dij !