Rama nga Kamza: Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, vota bën diferencën

8 Nëntor 2022, 12:20Politika TEMA

Rama nga Kamza: Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Kamës ka theksuar se qytetarët me votën e tyre mund të ndryshojnë realitetin.

Rama theksoi se sot faktet flasin qartë se kush ka punuar dhe kush jo. Sipas tij ndryshimet që kanë ndodhur në Kamëz por edhe në të gjithë Shqipërinë tregon qartë se jo të gjithë janë njësoj.

“Unë dua tu them disa gjëra por me dëshirën që ju të merrni fjalën dhe të thoni gjërat tuaja. Më vjen shumë mirë që jemi këtu në një realitet të transformuar plotësisht. Kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës jam përpjekur të bëjë këto gjëra që bëjnë sot, por ishte e pamundur.

Ky është rasti, shembulli me pamje, por ju keni çdo mëngjes, rastin shembullin me pamje, kur shkoni në shkollë, në shkollat e reja që janë bërë këtu në Kamëz, për të kuptuar se sa gabim është të mendosh se vota nuk ka asnjë vlerë. Se sa gabim është të mendosh se nuk ka asnjë rëndësi se voton a nuk voton, apo për kë voton dhe sa gabim është që të gjithë janë njëso.

Po të ishin të gjithë njësoj, edhe pamja këtu do ishte njësoj, një fushë pa ujë, me ferra dhe kërpudha nga përgjegjshmëria e atyre që kanë vendimmarrjen. Jo vetëm qe nuk janë të gjithë njësoj, por ka shumë rëndësi pozicionimi i çdo qytetari në politikë”, tha Rama.

16 Komente

  1. l
    liri

    po ne kamez vetem rruge blu ka pas asigjo tjeter

    Përgjigjjuni
    1. t
      tiku

      Me opoziten sdo kishim asnje ndryshim vec sa do merrte per poshte shqiperia jone e dashur

      Përgjigjjuni
      1. k
        koli

        po ato kishin harru ku ishte kamza

        Përgjigjjuni
        1. j
          juli

          qesharake qe ato e xhduken dhe nga harta kamzen e ben vend per bagtit e jo per njerzit

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            Eshte shum e veertete qe kamza ka marre nje zhvillim dhe ndryshim te madh fale investimeve te bera nga qeveria

            Përgjigjjuni
            1. j
              joni

              kamza me ne fund u be nje vend per njerez dhe jo per kafsh dhe saliu e di mire ke

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rei

                Me ate opozit do kishin jetuar akoma ne shkurre

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tea

                  Do jetonin akoma Ne vitin 2022 mes plerave

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rea

                    Shum e vertet nese do ishte opozita vendi yne do ishte lene ne meshire te fatit dhe asnje investim sdo behej

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tili

                      Berisha e nje pun qe e niste as nuk e perfundonte e Jo me te bente tere keto vepra qe ju keni bere

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Orion

                        Kamza ka ndryshuar fale vemendjes dhe investimeve qe jane bere nga qeveria Rama,fat qe erdhet ju ne krye te vendit

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gimi

                          Opozita eshte e mabruar me kohe...asgje sdo bente.Do ishim vertete ne nje llum t vertete

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            ilir

                            te shohesh kamzen tashme eshte si dita me naten ne krahasim si ishte ne kohen e berishes nje skandal

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              niko

                              Eshte per tu vleresuar gjithe puna qe ka bere dhe po ben qeveria ne cdo cep te vendit

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatjoni

                                Po ti ishte saliu akoma gjith shqiperia do te ishte si ne 97

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alberti

                                  E provuam pd disa vite edhe vetem e rrenjoj shqiperine

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje