
PS dhe PD-ja e drejtuar nga Alibeaj kanë propozuar 5 nisma ligjore për dekomunistizimin e politikës dhe të shtetit shqiptar. Parashikohet identifikimi dhe përjashtimi i e drejta për t’u zgjedhur e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit dhe e personave që kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Punës. Berisha dhe Meta paralajmërojnë rezistencë
Partia Socialiste ka përgatitur një paketë ligjore për dekomunistizimin e shtetit dhe të politikës shqiptare. Paketa e depozituar në Kuvend, përbëhet nga 4 nisma ligjore, të cilat pritet të trazojnë më tej politikën shqiptare në sesionin e ri që do të nisë në shtator, për shkak të përmbajtjes dhe parashikimeve, përcaktuese për fatin e politik të disa figurave që kanë dominuar pluralizmin në Shqipëri.
Nisma e parë konsiston në ndryshimin e ligjit të vitit 2015 për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke i hapur rrugë Autoritetit të Dosjeve për të zbuluar spiunët e mundshëm të Ish Sigurimit në të gjitha nivelet e politikët dhe në Parlament.
Në prill të vitit 2015, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, propozuan që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997.
Ky propozim, i cili u reflektua në ligj, ishte një mburojë për të gjithë ata që kishin marrë certifikata pastërtie të dyshuara false nga komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, por që në fakt mund të jenë bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit.
Edhe Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani. Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo.
Në këto rrethana, Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit për të hequr kufizime e verifikimit në ligj, duke i hapur rrugë që të verifikojë edhe ata që kanë marrë certifikata pastërtie nga nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’. Kjo kërkesë është pranuar nga shumica në Kuvend, duke hartuar një amendament për ndryshimin e ligjit të dosjeve.
Nisma e dytë është rrjedhojë se nismës së parë, ku parashikon ndryshimin e ligjit të vitit 2015 për dekriminalizimin dhe konsiston në ndarjen përfundimtare të politikës dhe shtetit shqiptar nga bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit. Nisma ligjore parashikon ndalimin për t’u zgjedhur në funksione të larta publike të personave, të cilët konstatohen nga Autoriteti i Dosjeve se kanë qenë bashkëpunëtorë apo të favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Ky parashikim duket se atakon Ilir Metën, duke i dhënë fund karrierës së tij politike. Edhe pse Meta vijon të deklarojë se nuk është ai spiuni I. M i ish Sigurimit të Shtetit, kreu i Partisë së Lirisë ka kërcënuar me një fjalor banal kryeministrin Edi Rama, nëse nuk tërhiqet nga ndryshimet ligjore.
Nervozizmi i Metës shton dyshimet se është ai personi me inicialet I. M që është zbuluar nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, ku si rrjedhojë atakohet nga ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.
Nisma e tretë konsiston në ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke reflektuar ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit dhe në ligjin për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Tek ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ligjin e dekriminalizimit, socialistët po mendojnë që të përfshijnë ndalimin për t’u zgjedhur të personave të cilët kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Një propozim i tillë, nëse do të miratohej, do të largonte Sali Berishën nga Parlamenti, për shkak se ka qenë sekretar partia. Ndoshta kjo mund të jetë arsyeja se pse Sali Berisha reagoi ashpër kundër këtyre ndryshimeve të paralajmëruara nga përfaqësuesit e PS-së.
Nisma e katërt konsiston në ndryshimin e ligjit për partitë politike, duke shtuar parashikimin e ndalimit për të drejtuar një parti politike nga persona të cilëve Autoriteti Dosjeve u vërteton se kanë qenë bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit. Është parashikuar shtimi i një neni në ligj, ku të theksohet se nëse autoriteti dosjeve fakton se një kryetar i sotëm partie politike ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, gjykata nuk e regjistron atë forcë politike.
Nisma e pestë është propozuar nga Partia Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe konsiston në ndryshimin e ligjit “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, me qëllim për të bërë publike dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, me përjashtim të rasteve që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. Që të pesta nismat ligjore konsistojnë në dekomunistizimin e politikës dhe të shtetit shqiptar.(Shqiptarja.com)
Me hirë apo me pa-hirë, padiskutim që do jetë jo vetëm vjeshta e fundit por dhe fundi i fundit të tyre. Le të guxojnë me 5 mijë apo 10 mijë trushpëlarë dhe paramilitarë, apo dhe "miq" Ruso-Iranian të rezistojnë me protesta molotovësh tashmë të njohura e të konsumuara, përballë Amerikës/Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tyre Euro-Atlantik, që padiskutim nuk do ti falin më anti Shqiptarët Sali Berisha e Ilir Meta me sa kanë në shtëpitë e partitë e tyre antiPerëndimore tashmë dhe filo Ruso-Iraniane të dukshme në çdo element e veprim. Vetëm fundi si Çaushesku, Millosheviçi, Sadami, Gedafi i pret, dhe ju vetëm.!
Vjeshta e fundit per Meten dhe Berishen! Pasketaj Edi Rama do vazhdoje te varferoje, vjedhe, tregoje perralla me Open Ballkan, pra shkurt te "qeverise" me Alo Beun duke i bere fresk...ca si veshtire ky skenar. Sepse eshte Ekonomia ne krize te plote qe nuk i le tjeter mundesi Rames pa perplasur koken pas saj kudo qe te rrotullohet.
Ne fakt, rritja ekonomike eshte me e mira ne rajon dhe inflacioni me i ulti ne rajon!
Kujdes.Mos u egzaltoni,se nje pazar i oreve te fundit i lene gjerat sic jane.Keta mbajne njeri tjetrin.Durim deri atehere
Po nuk qe kjo vjeshte e fundit ne liri per kryekriminelt dhe kryehajdutet Sali Berisha dhe Ilir Meta, une do te var veten ne sheshin "Skenderbej"! Nuk durohen me tej kane 32 vjet!
mund ta besh qe tani, gjithsesi nuk do i mungosh njeriu????????????
Duket qarte se ai eshte ne lajthitje mendore, ka shkuar ne Haremin e Jales dhe ben garipin para disa cupelinave 16_18 vjece qe skane idene se c'eshte politika por vetem te argetohen me droge, pije, hardallosje pa fund. Dhe ky Agushi i lajthitur hiqet para tyre sikur do rrezoje shtetin ne fund te Shtatorit dhe me 1 tetor do behet kryeminister dhe Kejdi dhembcakallja e haremit te Jales ministre arsimi me shkolle te mesme. O mjerane Agush habib burgiba e ka marre rrugen e mutit qysh kur la zyren e shtetit dhe shkoi e i vuri duart ne fyt rojes se zyres se te papunit Sali Shehu.
Te bëhen te sinqert Sali Berisha dhe Ilir Metaj nese Sala nuk ka qenë në monizem sekretar partije dhe nese Iliri nuk ka qenë spiun në monizem nuk kan pse i kundershtojnë keto 5 nisma te PS dhe te Alibejt Nese njeri ka qenë sekretar partije e tjetri spiun nuk kan kah te ja mbajnë vetem duhet te pajtohen më fatin dhe per krimet e bera duhet te largohen nga politika dhe te pajtohen më denimin më burg qe do ta marrin nga drejëtsija
Ore mezini dhe bezhani nese jane gjalle, a do arrestohen per falsifikim dokumentash????
Pordha me rigon. As qe ka qene sekretar partie Sala e as qe ka qene bashkepunetor i Sigurimit Likja, nuk perben fare asnje problem, e nuk eshte asnje "krim" nje fakt i tille! Krimet keta te dy i kane bere pas 1990-s dhe kete e dine te gjithe. Te denohen per KRIMET e verteta qe kane bere dhe jo te "menjanohen" per arsye qe nuk perbejne fare asnje te keqe. Te qenit te tyre sekretar partie apo bashkepunetor i Sigurimit nuk ka asgje te keqe, asnje problem dhe nuk perbejne aspak ndonje "krim", madje nuk duhet te jene pengese per asgje! Keta funderrina te politikes duhet te denohen per krimet e renda qe kane bere dhe jo per modelin e flokeve.
Kujt i plasi kari per vjeshten e funiot per kta dy hajdut!! Kraja iken ne dhjetor dhe as qe e rru bolen per albanistanin Vetem konfiskimi i pasurise se ketyre dy hajdutve do pagute borxhin e terrmetit ke bab sulltoni pa prek paret e mcefme ne Malt e Qipro
Mendoj se eshte vjeshta e fundit per Ramen.Do me pelqente qe te ishte dhe fundi i tij jo vetem ne politike por dhe ne liri.Vendi Edi Rames eshte ne burg ku mund te knaqe bythen e tij.
Mendoj se eshte vjeshta e fundit per Ramen.Do me pelqente qe te ishte dhe fundi i tij jo vetem ne politike por dhe ne liri.Vendi Edi Rames eshte ne burg ku mund te knaqe bythen e tij.
Kujt i plasi se është apo kjo vjeshta e fundit e Metës apo Saliut. Kjo mund të jetë vjeshta e fundit e njerëzve të ndershëm të thjeshtë të popullit që do punojë e rrijë në Tiranë, por qeratë e larta e pamundësojnë qëndrimin. Këtë maskarallëk shpopullimi të Tiranës do e paguajë qeveria Rama dhe rilindja. Ç'do mbjellësh do korrësh. Do të largosh njerëzit e ndershëm, atëherë bëhu gati të largohesh Edvin. Çdo gjë paguhet sidomos kur shtyp apo shpopullon. Ua kam thënë kujdes me zjarrin dhe me të vërtetën. Jo juve. Dakord. Në pidh të sëmës vafshi! Qelbësira! Shpopullimi ka një vijë të kuqe që nuk duhet kaluar. E kaluat, bëtë çmendurinë.
Nuk thuhet se parlamenti do marin vendim t'i perjashtojne nga parlamenti Meten dhe Brishen,por do tu jepet e drejta autoritetit te dosjeve e verifikimit te dosjeve.Metaj dhe Berisha jane djaj dhe dine te dredhojne.
Vertet nuk thuhet vranakonti dhe nuk kuptoj pse komentuesit mbrojtes te 2 haleve e marrin te mireqene se dy halet jane edhe komuniste edhe spiune. Jo vetem kaq por dhe i pranojne e i ndjekin akoma.
Ku eshte problemi nese ata kane qene komuniste apo spiune? Asnje problem s'ka! Te qenit komunist apo punonjes i nje strukture shteterore nuk ka asngje te keqe, eshte e drejta e gjithkujt te vepronte apo te veproje si te doje. Nuk duhet te kete asnje kufizim per kete.
te dy keta qelbesira ,kriminele dhe hajdute do shkojne per lesh kari shume shpejt
Më në fund, duket se u erdhi fundi kryekriminelëve të kombit tonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Per Salen e dine te gjithe qe ka qene sekretar partie dhe fuks vullnetar. Po per IM te ishte spiun muti, çudi e madhe se hiqet si garip? Çun i pazarit ri??? Garip qe spiunon shoket????BQ
Nuk ka asnje problem qe organet shteterore merrnin informacion ne rruge te ndryshme. edhe sot po keshtu veprohet. Edhe atehere ne gjithe boten po ashtu veprohej, edhe sot ne gjithe boten po keshtu veprohet. Mblidheni mendjen, kjo gje nuk perben asgje dhe asnje problem, eshte thjesht artifice per ti larguar keta dy zhulsat nga politika. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe keta te dy te denohen per krimet qe kane bere pas '90!