60% më shumë turistë përmes linjave ajrore, Rama: Opozita e thesit të Rublave fryn vetëm gjysmë të vërtetat

31 Tetor 2022, 13:03Politika TEMA

60% më shumë turistë përmes linjave ajrore, Rama: Opozita e

Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat zyrtare të rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë, ku Shqipëria rezulton me rritje 60%.

“Ja një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë. Një pasqyrë që flet vetë, pa asnjë koment”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por, sipas tij, “as këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekulative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë, ku përkundrazi, fryhen me të madhe gjysmë të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dhe realiteti shqiptar pasqyrohet me njëanshmëri dashakeqe”.

“Po kjo kohë, kur Vladimir Putini synon të gjunjëzojë Perëndimin Demokratik, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, duke e kthyer çmimin e energjisë në armë politike kundër Perëndimit dhe inflacionin e luftës në një virus sfilitës për shoqëritë e botës euroatlantike, po ekspozon për të gjithë ata që duan të shikojnë se deri ku mund të shkojnë, kundër interesave të vendit, qoftë opozita politike e Thesit të Rublave, qoftë kanalet e portalet që e mbajnë në kurriz atë thes”, shkruan Rama.

21 Komente

  1. T
    T

    Po shoku,dhe emigrantet quhen turiste. Nejse c hyn rublat ketu,per cdo gje qe ti.ke deshtuar e Ka fajin Rusia? E po te kundershtoi njeri,quhet pro rus? Drejt nje demokracie te vertet qenkeni... Opozit konstruktive quhet vetem po I bere temena Rames. NE vend te hap syte qe gjithe Shqiperia po depopullzohet merret akoma me llogje kafanesh. Ather meqe qenka opozite rublash,nxirri provat dhe po te jene ather dhe ne burg te vene. Ata Jane rublash,ti je dinari Serb,qe sngeli mall skarco NGA serbia pa hy ne shqiperi Ti o shoku I fut NGA nje vize mall ,dhe kalon NE ekstaze. Ndonje dite do na thuash qe europianet e amerikanet po vine per pune NE shqiperi. Vec kete rrene kena ngel pa degju

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Lere nje here menjane se cfare Rama. Politikanet votat me marketingun e sukseseve reale dhe imagjinare i mbledhin. Ke ndonje koment per statistiken?! Eshte shume impresionuese dhe duhet TE GEZOHEMI te gjithe si shqiptare. Airplane Traffic Performance eshte nje e dhene qe ka korrelacion me shume faktore te tjere (ekonomine, turizimin, infrastrukturen, shkallen e lirive, situaten politike, rendin publik, mediat, etj) por korrelacioni eshte gjithmone pozitiv. Rritje kaq drastike dmth qe te pakten 2-3 faktore me siper kane levizur ndjeshem pozitivisht. Nihilizmi eshte tipar i kombeve qe vete-shkaterrohen

      Përgjigjjuni
    2. g
      gonis

      po llafe edhe vetem llafe kane ata spirilulat

      Përgjigjjuni
      1. l
        loni

        Opozita nje vrime i bie me thene drejten , sa here qe dalin pershtyp njejtat gjera njejtat karrlliqe

        Përgjigjjuni
        1. l
          latif

          opozita ska se ku te kapet ne vend tjeter dhe rri e mendon ne darke se me ca te kapet haahhaha opozit bythqirshe

          Përgjigjjuni
          1. l
            lako

            Turizmi ka marre masa shume te gjera dhe sukses per te gjithe.Dhe kjo po ndodh vetem fal punes se mire qe qeveria ben

            Përgjigjjuni
            1. k
              keli

              Opozita te flej gjume sepse vetem keshtu di te shkelqej ne konkursin e gjumit hahahah

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olsi

                E kemi pare me syte tane rritjen e turisteve pasi perballemi cdo dite me ta neper rruget e tiranes

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anest

                  Ska goj me fol opozita se jemi hasur vet me turiste cdo dit

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Geri

                    Shifrat flasin vete dhe e shohim ecurine e turizmit ne vendin tone

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Devi

                      Turistet ne vendin ton spo kan te ndalur vetem po shtohen dita dites

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Goni

                        Shyqyr erdhi dita qe vendi ybe te mbushet ter turist

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdi

                          Kto te opozites mos te flasin kot po te vazhdojne te shohin punen e tyre

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tesa

                            Po i shohim cdo dit sesi po shtohen turistet ne vendin ton

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gerti

                              Ska nevoje te flasin keto te opozites sepse cdo njeri e ka pare se sa shume eshte zhvilluar vendi yne dhe sa turiste ka pasur

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Armand

                                Edhe me statistika prap sesht ber gje do thot opozita rublave

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erald

                                  Qe ka par turis si asnjeher me par ne shqipri ky esht fakt se i kemi par cdo dof rrugeve te qytetit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    ilir

                                    turistet jane shtuar fal puneve te mira qe jane bere keto kohe dhe do te shtohen akoma edhe me shume

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Genti synej

                                      Po edi rama,ti publikon qe po vijn turistet sa me shum,por jemi ne emigrantet patriotet qe po e sjellim turizmin né shqipri se kemi lon respekt per boten dhe venndin ton e ngrejm sa me lart se jemi krenar per vendin ku kemi lindur e jemi rritur. Dua tè them qe nuk Eshte qeveria shqiptare qe po sjell turizem.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Genti synej

                                        Po edi rama,ti publikon qe po vijn turistet sa me shum,por jemi ne emigrantet patriotet qe po e sjellim turizmin né shqipri se kemi lon respekt per boten dhe venndin ton e ngrejm sa me lart se jemi krenar per vendin ku kemi lindur e jemi rritur. Dua tè them qe nuk Eshte qeveria shqiptare qe po sjell turizem.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Genti synej

                                          Po edi rama ti publikon qe po vijn turistet sa me shum, por jemi ne emigrantet patriotet qe po sjell turizem né shqipri se kemi lon respekt per né bot. Edhe Eshte aftesia e emigranteve. Se ne jemi krenar per vendin ku kemi lindur e jemi rritur.prandaj nuk jeni ju si qeveri qe sillni turizem .

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje