
Teksa Ilir Meta ka nisur të flasë për luftë kundër korrupsionit pas ndryshimit të emrit të partisë nga LSI në Partia e Lirisë, Report Tv sjell sot për herë të parë të dhëna zyrtare, të cilat ngrenë dyshime të forta për një tjetër skemë korrupsioni të kryetarit të Partisë së Lirisë me paratë publike. Vladimir Metani, i njohur si daja i Ilir Metës, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit për punë publike, ku në të njëjtën kohë rezulton financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë së nipit të tij.
Metani, të cilit Meta i ka besuar drejtimin e fushatave elektorale në Kamëz, i ka përfituar paratë publike kryesisht nga bashkitë, gjatë kohës që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI, pra nga njerëzit e besuar të Ilir Metës, por edhe nga kryebashkiakët të PS gjatë qeverisjes PS-LSI dhe më pas.
Të zgjedhurit e LSI kalonin paratë publike në llogaritë e dajës së Ilir Metës, përmes tenderave të dyshimtë dhe në vlera të mëdha, ndërsa Metani më pas i kalonte një pjesë të parave në llogaritë e LSI-së. Jo vetëm kaq. Në të njëjtën kohë kur merrte para publike, Metani mblidhte vota për LSI-në në zonën e Kamzës. Është pothuajse e njëjta skemë si me kunatin e Ilir Metës, Drini Kryemadhi, me ndryshimin se në rastin e dajës bëhet fjalë për miliona euro.
Metani financues i LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një raport financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2016. Bashkë me raportin edhe listën e donatorëve. Mes financuesve të LSI-së figuron edhe emri i Vladimir Metanit, dajës së Ilir Metës. Në vitin 2016, Metani ka kaluar në llogaritë e LSI-së 9.6 milionë lekë të vjetra. Në këtë listë figuron edhe Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, i cili ka përfituar 350 mijë USD në formë pagash nga koncesionari i kolaudimit të mandarinave SGS. Mes donatorëve ka edhe biznesmenë të tjerë që kanë përfituar para publike, në konflikt interesi dhe nën hije të forta korrupsioni.
Metani merr para publike nga kryebashkiakët e LSI-së
Vladimir Metani është pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit 'Desaret Company', me nipt: K01816001J, themeluar në vitin 1996.
Në 22 qershor 2016, Bashkia e Skraparit, e kontrolluar deri në vitin 2019 nga Ilir Meta, ka shpallur fituese kompanitë 'Desaret Company' dhe ALB LEAA INTERNATIONAL të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro, për rikualifikim të disa hapësirave në Skrapar. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është rreth 600 mijë lekë.
Në 7 korrik të vitit 2017, Bashkia e Skraparit e ka shpallur fituese kompaninë e Metanit të tenderit me vlerë rreth 500 mijë USD për rikonstruksionin e Shkollës 9 -Vjeçare “Kahreman Ylli” në Çorovodë. Tenderi është shënjuar më flamur të kuq për shkak të anulimit më shumë se një herë. Ndërkaq, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është vetëm 342 199 lekë. Në 24 prill të vitit 2018, 'Desaret Company', do të shpallej po nga Bashkia Skrapar fituese e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Munushtir, me vlerë rreth 100 mijë euro.
Bashkia e Skraparit është drejtuar nga viti 2011 deri në vitin 2019, për dy mandate nga Nesim Spahiu si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe konkretisht njeri i besuar i Ilir Metës. Në 22 korrik 2015, duke marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, i rizgjedhur, Ilir Meta shprehej se “Bashkia e Skraparit të jetë një model i zhvillimit, një model i suksesit, një model i bashkëpunimit dhe një model i zgjidhjes së problemeve vendore me konsensus dhe gjithnjë duke patur në qendër të vëmendjes problemet e qytetarit pa asnjë paragjykim partiak apo politik”.
Sipas BIRN, Spahiu nuk justifikon me burime të ligjshme të paktën 45 milionë lekë nga pasuria e tij. Spahiu është zgjedhur si i besuar i Metës në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë.
Tre tendera të tjerë për punë publike, me vlerë mbi 1.5 milionë euro, Metani i ka marrë po nga Bashkia Skrapar, nën drejtimin e Adriatik Memës, përfaqësues i PS. Me sa duket lufta e egër politike në Tiranë nuk ka ndikuar në ‘bashkëpunime’ të kësaj natyre në Skrapar.
Miranda Rira e Përrenjasit tender dajës së Metës
Në maj të vitit 2015, Ilir Meta prezantoi Miranda Rirën si kandidate të LSI për Bashkinë e Përrenjasit. Meta pretoi ndër të tjera se Miranda Rira “do ta bëjë bashkinë e re të Përrenjasit një vend ku të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre, dhe mendoj se ky do të ishte suksesi më i madh dhe lumturia më e madhe edhe për atë vetë si kryebashkiake e re Përrenjasit”.
Nëse nuk ta bërë të rinjtë, e sigurt është se Miranda Rira ka bërë të lumtur dajën e Ilir Metës, Vladimir Metanin.
Në 3 maj 2017, kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka shpallur fituese kompaninë e dajës së Ilir Metës si dhe kompaninë A.N.K, të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit Dritaj-Fanje-Karkavec, Bashkia Prrenjas, me vlerë 112 383 637 lekë ose rreth 1 miionë euro. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte 880 357 lekë.
Vitin e kaluar Miranda Rira përfundoi në SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ish kryebashkiakja Rira nuk ‘pa’ vetëm dajën e Ilir Metës, por edhe rrethin e saj familjar.
Vajzën e motrës, Mirela Dashin, e emëroi kunatën Servete Rira në bashki, vajzën e dajës Dashurie Çollaku specialiste, inspektor finance, djalin e dajës, Bergin Karaj, specialist të emergjencave civile, djalin e tezes. Enver Alla, roje shkolle, djalin e tezes Ervin Balla, specialist i emergjencave civile, kushërirën Nasibe Kanani inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, në pozicione të tjera dalin e dajës Ilmi Karaj, djalin e motrës Mili Vasku, djalin e dajës Irfan Bogdani, djalin e tezes Ilir Balla, djalin e krushkut etj. Edhe Miranda Rira, ashtu si Nesim Spahiu, është zgjedhur në në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë.
Ligji zgjedhor
Neni 89 i Kodit Zgjedhor kufizon partitë politike që të përfitojnë fonde nga kompani apo aksionerë kompanish, të cilët në dy vitet e fundit kanë fituar fonde publike, kontrata apo koncesione me vlerë mbi 10 milionë lekë. U mbetet organeve ligjzbatuese për të verifikuar nëse Vladimir Metani i ka dhuruar paratë LSI-së para apo pasi ka marrë tenderin me vlerë 2 milionë euro nga ish kryebashkiaku i LSI-së në Skrapar në 22 qershor 2016. Por, janë disa elementë që ngrenë dyshime për një skemë abuzimi si: Lidhja e Metanit me Ilir Metën, drejtimi i fushatave të LSI-së nga Metani, financimi i LSI-së dhe tenderat e firmosur për kompanitë e tij nga kryebashkiakët e LSI-së. (Shqiptarja.com)
Ilir Meta është Musolini shqipfolës, fashist i vërtetë. Ky duhet ndalur, menjiherë dhe, me çdo kusht.
Shqiptaret mua me hanë rroçken!!!hahahaha se une i kam vjedh....ikam vrare dhe i kam qire ne bith..hahahaha!!! Ky që kini në krye eshte miku im...popull KOKEPALARE...
Shume por hiç gje. Ka kohe qe lakohet vellai Monikes Drini Kryemadhi dhe deri tani asgje. Ai, ka bere vjedhje te medha, por nuk kemi pare e degjuar ndonje hetim per ate. Po keshtu edhe per dajen e Ilirit e vete Ilir Meten nuk ka bere asgje drejtesia. Pra vetem fjale ne ere.
Merrini me dajen e ilir metes ahahahaha! Mos i shifni fare inceneratoret 460 milion euro te avulluara. Rrugen 21 kilometra ne thumane me 20 milion euro kilometri. Apo check upin mjeksor 460 milion euro qe avulloi. Apo 2 miliard dollarw ne 6 vjet rilindje urbane qe nuk ekziston me. O te vdes une per ju o rilindesa sa t mire jeni. Ca hajdutesh pupupupu
"Romiro" Nuk quhesh mo "Taulant"? E paske nrru emrin? Me siguri qe kumare kur nrrove emrin, kan qone Sahale Brrisha dhe Like Metaj. Hajt per hajer emni i ri i kacolles vjeter.
Ka mësuar nga fshatari injorant me dy emra.
Romir q...a motren
Keto dihen me kohe nga njerzia
Qente le te lehin karvani i Sali Berishes e Ilir Metes me timonier Arben Llallen ecen perpara pa u ndalur. Beni gaga-gam -gam o patronazhista
ja e zbuluat edhe nje vater korrupsioni,e cfare? iliri me nexhmijen e tij monika vazhdon operacionet plastike dhe tallin menderen me popullin.
Ca i cani trapin njerzve, po çojeni letrat në spak kur keni prova të faktuara.
Neveri, vetem neveri e gjallë! Sa primitiv njeri, o njerez! Iliri i mete, por nuk eshte dhe aq i mete, se nje i mete nuk ben gjithe keto poshtersi dhe nga ana tjeter na ben moral... Ky laro, qe iu bashkengjit kryelaros nongrata - sebashku duhen hedhur ne kazanin e pleherave dhe nuk meriton as edhe nje VOTE! Pis, ndyresire, neveri!
Pse nuk folet atehere kur Likja ishte akoma ne vitet e mjaltit me Ramazonin apo tani qe u divorcuan hapet thesin. Media megjithese i di poshtersite e njerit apo tjetrit nuk flet por i ruan shpeshhere per shantazh ose per te sulmuar dike politkisht ne favor te kundershtarit
Dihet nga gjithe shqiptaret se kush eshte PL particka e leshitliles apo particka e legenanave. Rreth saj jane bashkuar gjithe hajdutet ish kryebashkiake, ish ministra apo zv. ministra ,drejtore drejtorish gjithe hajdutet e Shqiperise, mos shkoni me larg shihni ishe drejtorin e OST te arrestuar me buje te madhe per korrupsion i futur tek leshelija per tu strehuar dhe me shprese per tu ricikluar. Prandaj kjo force regresive hajduto lriste nuk ka asnje shans per te ardhur me ne pushtet.
Ty o ilir meta i vertete mos te ka qi... motre gruan ty dhe ty ne by...
Ilir meta i vertet te qifsha deren e shpis dhe gjithe fisin