Dy fjalë për ujin në Dibër, që ka ardhur me pikatore, 2 deri 4 orë në ditë, qysh në kohë të komunizmit

30 Tetor 2022, 14:14Politika TEMA

Dy fjalë për ujin në Dibër, që ka ardhur me pikatore, 2

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës që e shigjetonin se ende del nëpër qytete të Shqipërisë dhe premton ujë 24 orë për qytetarët.

Ndërsa publikoi një foto duke pirë ujë të pijshëm nga Dibra, Rama shkruan se kjo bashki tashmë furnizohet 24 orë me ujë, teksa shtoi se para disa vitesh kjo që as që mendohej.

Sipas tij, shkak që ende flitet për ujë të pijshëm është bërë sistemi që kanë lënë vite më parë partia e rublave me vjedhjet masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme, por edhe në katrahurën q ëkishin future sistemin e ujësjellësave.

Reagimi i plotë: 

DY FJALË PËR UJIN NË DIBËR, që ka ardhur me pikatore, 2 deri 4 orë në ditë, qysh në kohë të komunizmit e këtej mbrapa po e po.

Ne nisëm qysh në krye të herës një reformë dhe bëmë një plan investimesh për ujin e pijshëm 24 orë. Mandati i parë ishte dalje nga gropa e thellë e borxheve dhe kusureve të Partisë së Rublave. Investimet për ujin ecën, por me ngadalësi – akoma më ngadalë në bashkitë e rublaxhinjve. Mandatin e dytë u rrit ndjeshëm ritmi edhe falë largimit të ujëthithësve të LSI nga prehri ynë, deri kur erdhën me radhë tërmeti e pandemia, që diktuan përsëri ngadalësim të këtyre investimeve. Puna sidoqoftë vazhdoi pa ndërprerje dhe harta e mbuluar me ujë 24 vazhdoi të zgjerohet.

Bashkia Dibër e nisi para disa ditësh furnizimin me 24 orë ujë të 36 mijë abonentëve, ndërkohë që deri në pranverë, do të mbulohet me ujë 24 orë edhe Bashkia Mat, ku furnizimi i ujit të pijshëm qysh në kohë të komunizmit ka qenë 1 deri 2 orë në ditë.

Natyrisht që do të kishte qenë mirë të mos e kishim pasur ujin e pijshëm problem për zgjidhje në dekadën e dytë të shekullit 21. Por, sinqerisht, nuk i kuptoj disa që shajnë e mallkojnë me tërbim sa herë flitet e punohet për ujin e pijshëm, a thua se ne po ia presim ujin popullit dhe jo po ia çojmë përditë e më shumë në çezëm, nga Veriu në Jug, falë investimesh masive e një pune të mundimshme plot pengesa!

Disa që bëjnë interesantin kundër të gjithëve, thonë mallkuar PS e PD që merren akoma me ujin, kur bota merret me Hënën e me Marsin! Po si qenka njësoj PS, e cila me qeverisjen e saj po e mbyll, hap pas hapi, plagën shekullore të mungesës së ujit të pishëm, me PD që jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësave dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme(?)! Dhe më falni po çfarë faji kemi ne konkretisht, që e trashëguam një plagë të tillë nga shekujt, apo mos vallë duhet të na vijë turp pse po e kurojmë dhe po e shërojmë hap pas hapi(?)!

Disa të tjerë shajnë në tym pse unë ngrita një shëndet me ujë dje në Dibër, jo Enveri, jo komunizmi, jo tërrci-vërrci! Po që të jemi shumë të qartë, e para ujë të pishëm 24 orë nuk ka pasur në shumë e shumë zona të Shqipërisë, përfshirë edhe Dibrën, as në kohën e Enverit dhe e dyta, kur unë ngre shëndet me ujë as më shkon mendja hiç tek Enveri, se me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari fare në këtë vend, kur fola publikisht kundër tij e kërkova lirimin e të burgosurve politikë bashkë me Ardian Klosin, teksa të tjerët, me Hienën Nongrata në krye nuk bëzanin për shokun Enver dhe i quanin të burgosurit politikë “llumi i shoqërisë”.

Ka edhe disa që thonë mos u merr me ata që shajnë e mallkojnë. Po në fakt unë s’u mora me ta këtu, po u mora me vetë faktin që tregon ndryshimin e madh mes PS, e cila po realizon hap pas hapi, pas planin e vonuar me shekuj për Ujin 24 orë dhe Aleancës së Rublave, partira, pëdëra e lirira, kanale e portale, të cilat derdhin përditë në veshët e shqiptarëve ujrat e zeza të urrejtjes së tyre, e hedhin përditë në sytë e shqiptarëve baltën e zezë të ligësisë së tyre.

Sa për atë krahasimin me Enverin, gëzuar edhe një herë Dibra! Me ujë 24 orë

55 Komente

  1. U
    Uji

    Po cfare uji ke sjelle ti mot bandit. Mor hajdut. Ne duhet ta kishim ujin falas. Jo te na e shese me leke kastrati ujin selita e ujin qafshtama e ujin tepelena. Sngeli oligark pa patur fabrike uji ne shqiperi. Moa genje genjeshtar. Nqs do te besh dicka per kete vend duhet te garantosh uje te pijshem ne cezma. Uje 24 ore. Jo na shet mend rrugeve si gjeli maje plehut. Mos vidj kaq shume. Ke 11 vjet ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fiat Menot

      Pa larë borxhe s'ka si vjen falas , po është dhe mirëmbajtja . Avash , po ka edhe që helmojnë depon e ujit dhe dolën të persexuestruar kur duhëshin mbase kastruar disa komplet out of fiqir të dal'binasë .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbër

        Ti, "uji i sat' ame", nese vjen ne cezma uji 24 ore, a ka ndonje problem? Apo te vjen inat qe i shtohen pike Rames? Plaç pra! Shtazë e saliqenit!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Uji! Na rrofshe bythen me kete komentin tend bajat. Edi Rames t'i merni te keqen ju bythelepirsat e Saliut,se Rama eshte kryeministri me imire dhe po punon shkelqyeshem. Ai nuk eshte vrases e as hajdut si Saliu yt.Rama,per inatin tuaj dhr nga puna e mirr do jete petdrri kryeministe. Ju pullcisni.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koli

          Dibra ka vujt shum per uj shyqyr ju e bet te mundur

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hera

            Sigurisht qe edi e beri te mundur se tishte per ata e shikonin

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Lajm shume i mire per dibranet fale jush

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Me ne fund shpetuan dhe iu be endrra realitet qe te kene uje

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saimir

                  Skeni te share ne asnje krah z.rama po beni gjene e duhur

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Colja

                    Ja pra kush ia realizoj te ai qe shanin nga mengjesi deri ne dark

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Semi

                      Po mire mo Edi...dhe pd 8 vjet ishte e beri shume ujesjelles ti ke 10 vjet e po ben te tjere po keshtu funksionon o njeri do kohen e vet cdo gje pse nxin mundin e Shqiptareve ne te kaluaren...jo per gje por kam qene vet specialist bile I majte e kam punuar me te gjithe e me perlushtim...sa per borxhet kam Idene se sot ti ke me shume se ce gjete....bile keshtu eshte...ndaj o njeri bej punen tende se nuk je ne mall te familjes e mos Perfol...njerezit dine te vlereresojne vete....ne 7 fjale 6 I ke sharje e Ironie...nuk je I rene nga qielli bile ka shume e shume me te mire ...por fati ky eshte

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqipe

                        Kshille e sinqert….bravo Semi

                        Përgjigjjuni
                      2. t
                        tosi

                        e vertet 2 pika uji robt blenin uji te pishem per tu lar aq rendi ishte situata

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          bravo rames na e solli ujin dhe tebpishem dhe 24 jemi shume falenderues ndaj tij

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            eri

                            Bravo perzotin se keni bo nje pune shume te mir ne te gjithe vendin ju lumte e mbare ishalla

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aldo

                              Pa ju as do kishin ngel pa uje fae ato andej se sdo e conte kush ujsjellesin ne ato vende

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ani

                                Investim i menduar mjaft mire dhe mese i donosdoshem

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Niku

                                  Vetem gjate qeverisjes tuaj jane bere kaq investime te duhura per vendin dhe per kete te jemi shume mirenjohes z.Rama

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eno

                                    Tashme peshkopia dhe fshatrat per rreth do te frunizohen me uje te paster pergjat 24 orve

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arbër

                                      Ju eunuket "Eno", "Niku", "Ani". "Eri", "Aldo", me ato komente me 1 fjali, vetem sa i ulni pike Rames. Kaq pa ide qenkeni mor te shkrete?! Jeni bere te neveritshem! Hajt, zhdukuni se e qelbet!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbër

                                        Ju eunuket "Eno", "Niku", "Ani". "Eri", "Aldo", me ato komente me 1 fjali, vetem sa i ulni pike Rames. Kaq pa ide qenkeni mor te shkrete?! Jeni bere te neveritshem! Hajt, zhdukuni se e qelbet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arbër

                                          Ju eunuket "Eno", "Niku", "Ani". "Eri", "Aldo", me ato komente me 1 fjali, vetem sa i ulni pike Rames. Kaq pa ide qenkeni mor te shkrete?! Jeni bere te neveritshem! Hajt, zhdukuni se e qelbet!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arbër

                                            Ju eunuket "Eno", "Niku", "Ani". "Eri", "Aldo", me ato komente me 1 fjali, vetem sa i ulni pike Rames. Kaq pa ide qenkeni mor te shkrete?! Jeni bere te neveritshem! Hajt, zhdukuni se e qelbet!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. Z
                                            Zamir

                                            Asnjehere me pare nuk u ben keto invesitmw por sot behen pa nderprerje

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Yllka

                                              Vertet punini dhe kete po e shohim te gjithe cdo dite

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tesa

                                                Po po ka qen situat e tmerrshme por dhe kete her qeveria vuri dor ne kete gje dhe tashme nuk eshte me problem pasi uj u be 24h

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Megi

                                                  I rroft kti rames qe e solli ujne e pijshem ne cdo qytet 24h . Me par ishim per te ardhur keq prisnin oren sa te vinte

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gesi

                                                    Pune fantastike ka bere si ne diber dhe ne shume vende tjera

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Ersi

                                                      Hallall Kjo po qe eshte nje pune shume e mire

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Ervin

                                                        Me ne fund punuat dhe per dibranet,lajm shume i mire

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Beni

                                                          Fale vemendjes qe ju po i kushtoni kemi pare qe cdo gje ne qytete te ndryshme te Shqiperise kane ndryshuar

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Abdurahim Ashiku

                                                            Si dëshmitar me aparat fotografik në dorë ju them se Peshkopia për herë të parë ka pas ujë 24 orë në vitin 1958 me ujësjellsin e Luznisë. E kur u rrit qyteti dhe industria ushqimore me kapacitet përpunues 100.000 kuintal fruta e perime mori ujin e Korabit duke pas 24 orë ujë pa ndërprerje. Në vitin 1990 u shtrinë tubat nga Seta deri në Brezhdan, u lyen me zift dhe u futën në kanal. Në vitin 1992 u shkulën dhe ujësjellësi nuk solli asnjë sekondë ujë. U bë në kohën e Berishës 2 ujësjellësi Cetush-Peshkopi duke e marrë ujin nga brrakat e fshatit në Drin. Kur u inaugurua uji doli i papijshëm dhe për milionat e shpenzuara nuk u bë asnjë hetim. Të njejtën gjë, duke kundërshtuar deklaratën tuaj publike se Burreli nuk ka pas ujë 24 orë po të them se në fund të viteve '70 një tub i trashë zbriti nga burimet e Lisit dhe Burreli kishte ujë 24 orë. Po ashtu edhe Bulqiza. Mirë pive ujë nga burimet e Gramës por mos harro ta kthesh kokën prapa dhe të vlerësosh atë që bëri brezi që ti e shanë me argumente idiote.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Abdurahim Ashiku

                                                              BUVILLA, SHKOPETI, MORNO DHE NJË MESAZH PËR KRYEMINISTRIN TIM... Shqipëria, duke perifrazuar Nolin është “anës lumit e pa larë, anës kroit gojëtharë”. Tirana tash prej shumë vitesh nuk ka ujë të mjaftueshëm për të furnizuar popullatën gjithnjë në rritje, nuk ka ujë njëzet e katër orë pa ndërprerje. Tirana, po të mos ishin “kazanët” e stërmëdhenj mbi tarracat e pallateve të vjetër e nëntokë në pallatet e reja, “kazanë” që vlerësuar në lekë apo euro e investuar në ujësjellës do të ndërtonin një “Buvillë” të dytë (në mos dy), do të thahej në fyt e në trup. Shqipëria vlerësohet se është një nga vendet e para në Evropë për ujë të rrjedhshëm të pijshëm për njësi sipërfaqeje e për frymë të popullsisë. Shqipëria duke perifrazuar Nolin është “anës lumit i pa larë, anës kroit gojëtharë”. Buvilla shënon “hapin e parë” në daljen nga furnizimi me ujë i qyteteve nga “burime natyrore” e bashkë me të edhe problemet e para që lidhen me marrjen dhe përpunimin e ujit “të ndenjur”. Gjatë këtyre dy dekadave është folur e shkruar shumë për problemet e basenit ujëmbledhës të Buvillës, për zhveshjen drastike që iu bë atij duke prerë në rrëzë pyjet e kësisoj duke i krijuar hapësirë erozionit (çka herë-herë bëhet katastrofik), për ndotjen organike nga disa banorë “kokëshkretë” që nuk donin të “lëviznin”, për problemet e filtrimit dhe funksionimi i impianteve... etj., etj. Me sa u pa Shqipëria nuk ishte (dhe nuk është) e përgatitur për të marrë ujë nga ujëmbledhës artificialë e për ta çuar atë të pastër në çezmat e pallateve, me vetërrjedhje, edhe në katet më të larta. Në këtë kuptim Bovilla është një dështim. Shqipëria, edhe dje, edhe sot, por (me sa mendësohet) edhe nesër do të jetë rob i psikologjisë së “ujit në burim”. Drejtuesit e saj, si kuajt në karrocë i ka penguar dhe i pengon shikimi anash. Ata mundohen të ecin përpara pa parë anash, pa i hedhë sytë se si e kanë zgjidhur ujin e pijshëm me rrjedhje të lirë deri në katet më të larta, fqinjët. Këtë po e ilustroj me shembullin e Greqisë, shembullin e fqinjit ku jeton dhe punon një “çerek Shqipërie” në mërgim ekonomik. Athina në tërë shtrirjen e saj Atiki, furnizohet me ujë të pijshëm të bollshëm me rrjedhje të lirë deri në katet më të larta të pallateve dhe të maleve-kodra rreth e qark, pa ndërprerje. Një popullsi sa dyfishi i gjithë Shqipërisë dhe sa 5-6 fishi i Tiranës ka ujë të bollshëm edhe për të pirë, edhe për tu larë, edhe për të ujitur kopshtet pa kufizim. Në Athinë qytetarët pinë ujë drejtpërdrejt në çezmë. Dhe uji i Athinës konsiderohet si një ndër ujërat e pijshëm më të mirë në Evropë... Po si e ka arritur vendi fqinj këtë? Me anë të lumit dhe të liqenit të Mornosë... ...Lumi i Mornosë, prej atje ku buron e derisa derdhet në gjirin e Korinthit është shtatëdhjetë e shtatë kilometra i gjatë. Është një lumë i vogël si të gjithë lumenjtë e Greqisë. Më shumë se kaq nuk thotë teksti i gjeografisë së gjimnazit... Por një tekst tjetër “gjeografie”, ai që është i lidhur me ΕΙΔΑΠ ( Εταειρεία Ύδρευσεις και Αποχέτευσης Πρωτεύσας – Ndërmarrja e ujë-kanalizimeve të kryeqytetit- ) dhe furnizimin pandërprerë të Athinës dhe rrethinave me ujë të pijshëm thotë të tjera gjëra... Lumi Morno nëpërmjet një dige që citohet të jetë “diga më e lartë prej dheu në Evropë me lartësi 126 m.”, kthehet në një liqen të bukur, si liqenet e bukur të vendit tim; i Ulzës, Shkopetit, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, Thanës, Buvillës... Ngritja e digës dhe formimi i liqenit nuk kanë pas synim prodhimin e energjisë elektrike por furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit grek Athinës dhe të tërë Atikës. Duhet theksuar se ai nuk është i vetmi ujëmbledhës që është krijuar për të njëjtin qëllim. Si ai është edhe liqeni i Marathonës dhe të tjerë. Duhet theksuar gjithashtu se ai dhe të gjithë ujëmbledhësit e tjerë nuk janë vepra të “kohëve të fundit” por vepra me një zanafillë masive të viteve ’30-të të shekullit të kaluar. Dokumentet e shkruara dhe veçanërisht fotografitë e publikuara në internet flasin për një punë sistematike për sigurimin e ujit të pijshëm për kryeqytetin por edhe për të gjitha zonat e Greqisë. Kanali që lidh ujëmbledhësin e Mornosë me Athinën është 188.5 kilometra i gjatë. Ai përshkon 67.5 kilometra tunele, 113,5 kilometra kanale të sistemit të hapur e të mbyllur, 7.5 kilometra sifone... Në ujësjellësin e hapur ndërtuar me ferrobeton në çdo sekondë qarkullojnë 20-22 metro kub ujë... ...Nuk po vazhdoj më gjatë, veçse një brengë dua ta vazhdoj e ta ndaj me të gjithë, veçanërisht me Kryeministrin tim në ballë të fushatës për “Ujin e pijshëm” dhe për Lali Erin që na “mbiu e nuk po rritet” gjithë ditën kanaleve televizive tokësorë e satelitorë... Vendi ynë, Shqipëria, ka aq “liqene Morno” sa do të furnizonte me ujë të bollshëm jo vetëm fqinjët në kufij tokësor por edhe të kalonte detin. Shkopeti, matur me “kilometrat Morno” është shumë afër Tiranës, Durrësit, Kavajës... Vau i Dejës e Komani janë shumë afër Shkodrës e Lezhës... Të ndalemi vetëm tek njeri, liqeni i Shkopetit i cili në “rrugë automobilistike” nuk është më larg se 50-60 kilometra nga Tirana dhe Durrësi. Uji pasi rrotullon turbinat dhe, që nga viti 1962 përcjell dritë elektrike për vendin, mbetet “i lirë”, pa asnjë pengesë për të rrjedhë drejt detit. Uji është i pastër, ndër më të pastrit e liqeneve natyrorë dhe artificialë. Një kanal i hapur (si ai i Mornosë) ose një trase me tuba të diametrave të ndryshëm, një impiant pastrimi me parametra kohorë do të bënte të mundur që tërë hapësira nën kuotë të furnizohej me ujë të pijshëm të bollshëm në linjën Milot-Laç-Fushë Krujë-Vorë-Shijak-Durrës-Kavajë... Pse jo edhe një pjesë të ultësirës së Tiranë... Uji i liqenit të Shkopetit nuk ndotet nga rrjedhjet në basenin e tij, është gjithnjë i patër. Sa do të ishte investimi? Le ta vlerësojnë specialistët por unë, nga sa kam lexuar dhe lexoj (edhe në internet) them se kostoja e tij do të ishte shumë më e ulët se sa kostoja e marrjes së ujit për Durrësin nga burimet nëntokësore të Fushë Kuqes. Lexoj në internet se për këtë janë shpenzuar (dhe vazhdojnë të shpenzohen) qindra miliona euro dhe përsëri Durrësi vuan për ujë, e ka të racionuar atë në orare të lëvizshme. * * * Unë thjesht po përcjell një mendim... Kryeministri im le ta studiojë dhe po i pëlqeu le të urdhërojë të shndërrohet në projektim... Abdurahim Ashiku Gazetar, Athinë

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Neri

                                                                Z. ABDYRRAHIM:Dua nje pergjigje te sakte.Ne ato liqenet artificiale aty a hedhin gomar te ngordhur fshataret sic ndodhi ne Boville para disa viteve.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Abdurahim Ashiku

                                                                  Më thuaj emrin të të jap përgjigje.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                              2. q
                                                                qyfyre rilindjote

                                                                Plasi lajmi dhe erdhi haberi "Dilni se erdhi Edveri" / ndriten portat e sokaqet (plakat e lagjes shkulen faqet) / "Mire se erdhe o Edver djali, se per ty ka plasur Malli / Varferine na e ke bo Mullar, koke e kembe je krejt GOMAR /

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Serkan

                                                                  Epo thuaja tani ku e kane saliun idhullin e tyre apo xhelal mziun hahahaha

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Aleks

                                                                    Punet tuaja skane te share,jeni duke ecur ne rrugen e duhur

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Alban

                                                                      E ka pas mendjen me vjedh sahaleja jo per te bere gjene me kryesore dhe bazike.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Luan

                                                                        Edhe ku ne Diber qe ka burime ne te 4 krahet nuk e kane cuar ujin 24 ore lere pastaj Tiranen edhe qendrat

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. H
                                                                          Hera

                                                                          U keni zgjidhur nje hall shume te madh dibraneve bravo

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. I
                                                                            Iris

                                                                            Te ishte per salen te shkretet dhe sor e kesaj dite do kishin ngelur pa uje

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tomi

                                                                              Shko rregullo ujin 24 ore ne Vlore, ate bej, se ke premtuar...Vlora uje ka, Vlonjatet uje s'kane.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. L
                                                                                Lea

                                                                                Tani e tutje dibra dhe cdo qytet do kete 24h uje te pijshem

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. O
                                                                                  Olsi

                                                                                  Gjithmone Rama ben pune te mira per qytetaret e vendit

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. A
                                                                                    Armand

                                                                                    Si ben dhe ti mor burr po xhepat si do i mbushte ai po ti bente te gjitha

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Arjan

                                                                                      Ka pas pun me te rendsishme babloku se nuk behet vendi corap vet do pun perpjekje mundim

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. K
                                                                                        Keli

                                                                                        Premtim i mbajtur per dibren

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. S
                                                                                          Sandri

                                                                                          Shyqyr ua cuat ujin se gjynah

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. K
                                                                                            Kristo

                                                                                            Sa per dijeni dhe Burreli dhe Peshk8pia kane pasur uje 24 ore deri ne vitin 92...me pas nuk e di...ndaj o Edi qe je mavri ne histori kte se duskutoj dhe qe ske keshilltare mbi 30 vjec kte e di por te pakten mos fol...se na dhje...intelligencen.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. G
                                                                                              GENJESHTRA

                                                                                              Tirana ska uje 24 ore. Ujj nderpritet si pas qejfit. Na rrofte qe paguajme faturat per uje te pakonsumuar. Kjo eshte me se e vettete. Mos ju besoni mashtruesve.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. P
                                                                                                Pensionisti

                                                                                                As nuk mund ta kuptosh kur njeriu flet keq per nje pune te mire qe ben aq me teper kur eshte fjala per uijin .Uiji eshte jeta,mire bere qe e ngrite dolline , po te ishte i zoti ta bente dhe Saliu, ai kishte detyre tjeter vetem per te shkateruar deri sa i coi ne 0 te gjitha dhe ka merak pse po i regullon Rama. Prandaj suksese Kryeminister dhe te vagte mbare mos degjo gojet e liga se ate pune kane.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. B
                                                                                                  Banori

                                                                                                  Ne Tirane problem jane pallatet e vjetra .Erioni e ka vene me ne terezi te pakten na vjen tre here ne dite eshte bere si regull se kemi qene me keq ky eshte realiteti une qe po shkruaj jam banor ke Lagja 9 dhe uji vjen me orar tre here ne dite kjo eshte e verteta

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. N
                                                                                                    Nje mergimtar

                                                                                                    Qe u arrit te furnizohet me uje 24-ore Dibra,eshte arritje per te marre ne konsiderate.Sa per krahasimin me kohen e diktatures duhet te lash gojen.Jam pensionist mbi 70-vjec dhe mbaj mend Vloren qe furnizohej me uje nga cesmat kolektive ne lagje.Uje ne shtepi brenda nuk kish.Nuk di qe ndonje shtepi te kish cesem ne bace,ato vaditeshin nga puse.Kjo bente qe edhe banjot nuk ishin brenda shtepiva.Pas 1960-tes filloj furnizimi me uje TE PISHEM 24-ore.Ne ato vite ne Vlore, funksiononin dy ujesjelles me uje, nga uji i ftohte dhe nga Novosela (kryesisht per industrine).Me rritjen e industrise,rritjen e qytetit me banore dhe paksimin e investimeve,Vlora u kufizua ne furnizimin me uje (te pishem)ne 6-ore ne dite(3-here ,sipas vakteve nga dy ore).Po pas 1990-tes e deri sot,Vlora furnizohet me uje,(jo te pishem)me pak se kater ore ne dite.Ne qofte se kjo quhet perparim i ketyre 32-viteve,natyrisht edhe keto 10-viteve te fundit do ta pranoj qe bej gabim.Nga puninjes te ujesjellesit,furnizimin me uje nga bulierat mbi taraca qe kane demtuar banoret e kateve te siperme, quhet furnizim 24-oresh.U dhente mend e kurajo Qeverise e Bashkive te rrisin investimet qe furnizimi te behet si kudo ne bote 24-ore ne dite pa nderprerje dhe me uje te PIJSHEM.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. A
                                                                                                      Abdurahim Ashiku

                                                                                                      EH, SIKUR TË MOS E KISHA KËRKUAR ATË GOTË ME UJË GRAME... Shënime për një qytet që nuk u ngop me ujë kurrë dhe për një bukuri të bukurive alpine që i është vënë kazma e dhëmbët e çeliktë të buldozerëve... Dhe një thirrje për dashnorët e natyrës: Shkoni në Gramën e masivit të bjeshkëve të Korabit dhe protestoni sa tu ngjiret zëri. Grama është në rrezik!. Kisha 9 vjet që nuk kisha shkuar në Peshkopi e një kafe në turizëm do të mblidhte e zgjidhte nga nyja e kujtesës, kohë, njerëz e ngjarje... Sa ngjitëm shkallët, në hyrje të atij gjelbërimi bimësh të harlisura, të parin takuam pronarit e gjysmës së Turizmit, Astrit Ademin U ul bashkë me ne, e siç është bërë zakon, pa u pyet dhe u shqit, pa marrë porosinë, me politikë ia nisi. Erdhi kamerieri. I kërkova një kafe shqeto dhe një gotë ujë “Grame”. - Ujë “Grame”? Ka vetëm dy orë në mbrëmje – tha Astriti - Vetëm dy orë në mbrëmje? -pyeta i habitur. - Po, vetëm dy orë në mbrëmje. - Si është e mundur? Unë nga Athina kam parë se si “çaheshin tubat” e uji rridhte lirshëm edhe në katin e dhjetë të ndërtesave të reja. Kam parë edhe kryeministrin e vendit në ekstazë kur përshëndeste: "Mirëmëngjesi, dhe me këto foto nga ujësjellësi i ri i Dibrës që siguron tanimë 24 ORË ujë të pijshëm që buron nga Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit, në çezmat e 36 mijë banorëve të Peshkopisë e fshatrave përreth, ju uroj një ditë të mbarë.", Eh! Ç’mu desh që kërkova “Ujë Grame? Ç’mu desh !!! Mu trazuan kujtimet, lëmsh mu bënë! Peshkopia kurrë nuk piu ujë “dy vite” bashkë. Qyteti, rrethuar nga burime ujë kristal, si asnjë vend tjetër i vendit, nuk pati fatin t’i ketë në gotë, ta mbushë atë e ta ngrejë dolli. Një fletë historie I detyruar, kur në Trembëdhjetën e Londrës, ia këputën kokën, e lanë një trevë të madhe pa qendër, pa qytet, ia grabitën Shehrin e Dibrës, treva u lëkund midis Kastriotit dhe Peshkopisë të zgjedhë qendrën e saj. Po qe se feudalët e Kastriotit do të fitonin mbi ata të Peshkopisë, Kastrioti, vendlindja dhe vend betejat e Gjergjit të Gjon Dibranit mbase do të ishte ndër qytetet më të bukur të Shqipërisë, qytet me një fushë pjellore, me Drinin dallgëshumë e malet kala natyrore në lindje e perëndim. Peshkopia, tash qytet, qendër e një zone të gjerë nga Llanga në Qafë Mërkurth e nga Bulqiza në Qafë Drajë, plot 1350 kilometra katrore, kishte vetëm një burim uji për të pirë, për të larë teshat e gatuar, Dublecin. Kjo vazhdoi për shumë e shumë vite... Vazhdoi derisa Italia Fashiste mori ujin e një burimi në Staravec, e futi në tuba çeliku, e mbuloi me beton, ndërtoi, për të shuar energjinë rënëse të ujit disa ndërtesa si piramida, ndërtesa që gjurmët me siguri i gjen edhe sot... Ujësjellësi punoi për shumë vite, (nuk jam i sigurt por rrjedh ujë edhe sot), ujë që furnizonte fabrikën e përpunimit të frutave e perimeve për shumë vite. Qyteti doli nga gropa. Bulevardi i Peshkopisë skicuar e ndërtuar me kulturë nga Rexhep Doda u mbush me godina, pallate banimi, shkolla, kinema, turizmi etj. Uji i Staravecit nuk mjaftonte. Ku do ta marrim ujin? Burimi i Lishanit të Epërm u cilësua si më i përshtatshmi. Njazi Agolli u vu në krye të aksionit... Uji përshkoi tubat 11.5 kilometra që kaluan Drinin e Zi e u shtrinë për të shuar etjen e banorëve. Ishte viti 1962... Për shumë vite, deri vonë kur në “horizont u shfaq “Korabi”, furnizoi mjaftueshëm qytetin, industrinë e re ushqimore që dita ditës rritej në përgjigje të pemëtarisë që ishte shtrirë në tërë luginën e Drinit të Zi e deri lart kodrave. Erdhi koha për të gjete burime të reja, burime që duhet ti përgjigjeshin rritjes së vrullshme të qytetit, kompleksit-kombinat të ndërmarrjes ushqimore të qytetit, kompleks që kërkonte ujë për të përpunuar njëqind mijë kuintal fruta në vit, fabrikave e punishteve, shkollave, çerdheve, kopshteve, konvikteve... popullsisë në rritje... Vështrimi u ndal tek burimet e Korabit. Më i përshtatshmi ishte Burimi i Preshit... Një ujë qelibar. Një ujë akull i ftohtë. Një ujë i lehtë... Në një nga udhëtime e mia, bjeshkëve, nga Grama në Fushë të Korabit e në mrekullinë e mrekullive të bukurive, bjeshkën e Ponairit (më ngjan i pari, fiksuar në një përshkrim e në një cikël fotografik vlerë e veçantë e arkivit tim) kam mbush grushtin e kam pirë ujë drejt në burim duke pësuar disa orë më vonë çarje buzësh. Nuk kisha zbatuar porosinë se uji në burimet e Korabit duhet pirë me pipëz e jo me grusht e me buzë mbi ujin që rrjedh... Burimit, që të “shtonte” ujin iu vu tritol... Nuk e shtoi, e pakësoi sa vështrimi u hodh tek një liqen-burim uji pak poshtë e më tej në Shpellas burimi i të cilit thuhet se vjen nga bjeshka e Ponairit në fund të së cilës humbet. Thonë se kur u ndanë kufijtë për të përcaktuar se kujt i takon kjo bjeshkë e mrekullueshme ndërkombëtarët hodhën një “thes” me bojë. Ngjyra doli në burimet e Shpellasit dhe Ponairi- bjeshka mrekulli, ku thonë se e ka marrë emrin nga panairet blegtorale që zhvilloheshin në kohën e pushtimit Osman mbeti shqiptare... Uji i Shpellasit doli “ujë me gips” dhe u hoq dorë për ta bashkuar me ujin e Preshit drejt Peshkopisë... Ujësjellësi, ndërtimin e të cilit e kam përshkruar në disa kronika midis të tjerash në reportazhin “Ujëvarat e bardha të Korabit”... është 25.7 kilometër i gjatë. Për ndërtimin e tij u përdorën 2000 tonë tuba çeliku, u ndërtuan 2000 vepra arti. Ai ishte i planifikuar për furnizimin me ujë 24 orë qytetin e Peshkopisë dhe 18 fshatrave në linjën Sllovë, Shumbat, Sohodoll... Ujësjellësi kishte një prurje prej 121 litër ujë në sekondë. Në rënien e Çernjevës, me qëllim shuarjen e presionit, ishte planifikuar të ndërtohej një hidrocentral me fuqi 7000 kilovat. Në përurim, në lapidarin e ngritur për këtë qëllim, u përdor uji i ujësjellësit të vitit 1962, uji i burimit të Lishanit të Epërm !!! Shiritin e preu Presidenti i RPS të Shqipërisë Haxhi Lleshi... Ujësjellësit të Korabit në vitin 2005, investim i PD në pushtet, iu shtua edhe burimi i Bjeshkëve të Shehit (Abazit), tubat e të cilit bashkohen me ato të Preshit në Tejs. Ujësjellësi i Bjeshkëve të Shehut (Abazit) ka kapacitet të madh rrjedha e të cilit gati e dyfishon ujësjellësin e Peshkopisë, ujësjellës me 121 litra ujë në sekondë. Në depon e ujit në Peshkopi nuk derdhet asnjë pikë nga ujësjellësi i burimeve të Korabit !!! Po ku shkon tërë kjo sasi e madhe uji të pastër të pijshëm, sasi e cila me normat zyrtare do të furnizonte çdo shtëpi në të gjithë hapësirën e Dibrës? Asnjë fjalë zyrtare e deklaruar. Uji i Korabit, futur në tuba të çeliktë, shkon për vaditjen e tokave në hapësirën nga Kalla e Vlesha në Sllovë, Sllatinë, Rrenc, Shumbat, Sohodoll etj. Fjalë e besueshme jo zyrtare. Ujësjellësi i Peshkopisë është prerë me mjete të zakonshme, është çarë dhe rrjedh në arat me misër, jonxhë, pemëtore... I planifikuar për ujë të pijshëm për 18 fshatra rrjedhës së tij (në përurimin e disa prej të cikleve - Sllovë, Shumbat, Pilafe... kam qenë i pranishëm me fjalën e shkruar dhe fotografi) për ujin e Korabit heshtet, një heshtje varri si nga Partia Socialiste po ashtu edhe nga Partia Demokratike në vitet e tyre në pushtet dhe opozitë. Në mbështetje të ujësjellësit të Korabit, kërkesat e mëdha që erdhën nga fshatrat në rrjedhë të tij, lehtësimin që uji të ishte kryesisht për Peshkopinë, u mendua dhe filloi puna për ndërtimin e ujësjellësit të Sopanikës. Burimet e Sopanikës, një ujëvarë e bukur ujëplotë, u planifikua që nëpërmjet një stacioni pompimi (!) të ngjiteshin në Kodër-Leshe e me rënie të lirë të kalonin Drinin e të furnizonin me ujë të pijshëm e të bollshëm të gjithë fshatrat e luginës, nga Fushë-Çidhna, Kastrioti, Sohodolli e deri në Brezhdan e Ushtelencë. Një vepër përmasa mëdha, një vepër që çlironte nga barra e bucelës, shtambës e gjymit gruan, barrë që ajo e ka përcjellë mbi kurriz për të përballuar sfidën e saj për pastërti në familje, virtyt i njohur i dibranes. U hapën kanalet, u salduan tubat e çeliktë, u hidroizoluan lyer me serë dhe u futen thellë që uji të përcillej i ftohtë “si në burim”. E kam ndjekur në vitet 1989-1990 me kronika e reportazhe, me fotografi e fotoreportazhe. Dhe kur u ndërruan sistemet, tubat nuk rrodhën ujë por rrodhën thirrjen e “kuotës zero”, thirrjen e “çekut të bardhë”. Tubat u shkulën në tërë gjatësinë, nga burimi deri në Brezhdan... U shkulën, siç më shkruante një dëshmitar në një shënim në facebook, se ishin “tuba komuniste” !!! U bënë “përpjekje” për rehabilitim, madje u bënë edhe përurime, një prej të cilit ai në prag të 26 majit 1996 nga Sali Berisha e një tjetër në lëmoshë të një ndihme kineze nga prefekti socialist i Dibrës. Gjithë ai mund, gjithë ato vlera materiale e monetare u varrosën. Për to nuk u vu në bankën e të akuzuarit askush. Më vonë, kurios për zhvillimet në Dibër ku linda dhe u rrita, mësova se uji i Sopanikës kishte marrë tjetër rrugë, kishte kaluar Drinin e kishte furnizuar me ujë të pijshëm Fushën e Alie dhe fshatrat rreth saj. Këtë ma thotë kushëriri im Ahmet Keça në shtëpinë e të cilit do të desha ta mbush gotën me ujin e atij burimi që mjerisht nuk arriti në shtëpinë time në Zdojan. Kam jetuar, me kronika pune, me përshkrime e me fotoreportazhe ujësjellësin e Kovashicës, ujësjellës që do ti merrte ujërat e burimit e nëpërmjet motorëve të fuqishëm do i ngjiste lart në kodër e me vetërrjedhje do kalonte nëpër Urën e Tropojanit për tu ngjitur në pikën më të lartë të Moranicave e zbritur nëpër fshatrat e Fushës së Maqellarës. Nga ana tjetër do tu jepte ujë fshatrave të Shupenzës me radhë deri në Gjoricë të Epërme e të Poshtme. Kam në arkivin tim fotografik prej 10 mijë negativash nga viti 1964 deri në vitin 1996 fotografi “shatërvanësh” dal nga tubacioni, njerëzish punëtorë të palodhur në hapjen e kanalit, në saldimin e tubacioneve, në montimin e çezmave, në një miting përurues në Pocest... Vetëm ata kanë mbetur, kujtim i mbyllur në një arkiv... Maqellara nuk ka ujë me pi... Se ku shkoi ajo djersë çurg e ata miliona shpenzime askush nuk flet... Për ujësjellësin e Cetushit, ndërtimin dhe dështimin e tij, në faqet e internetit nuk ka asnjë fjalë të shkruar. Mbase ndonjë kronikë entuziaste mund të gjendet faqeve të zverdhura të gazetës RD dhe Gazeta 55.. Mbase !!! U shpenzuan mbi dy milionë euro. U përurua me bujë nga udhëheqësi më i lartë i partisë në pushtet. Asnjë zë. I vetmi që mund të na thoshte ndonjë fjalë fluturuese është kryetari blu i atëhershëm i Peshkopisë Ai ndodhet në Amerikë !!! Grama është një pllajë malore, livadhe e kullota ndër më të mëdhatë (unë them më e madhja) në vend e më të bukurat, madje edhe në Ballkan... Është një perlë në guaskën e vet e lakmuar për verim nga zonjat e pashallarëve të Stambollit që lanë emrin “Bjeshka e zonjave” pikërisht atje ku nxjerr valën burimi kryesor i bjeshkës. Bile, larg e larg në kohë, Bujar Karoshi një dashnor i madh i Dibrës, flet për një gojëdhënë që atje pushonin zonjat e mëdha të Kastriotëve, pronat e të cilëve i gjen edhe sot. Në shkrimet e mia Gramën e kam radhitur të parën për bukurinë dhe begatinë, të parën me Lurën e Kacninë pas, me sytë e kaltër me qerpikë degëzash arneni që lidhen e mbesin kaltërsive qiellore, u japin dhe u marrin atyre të gjitha ngjyrat e ylberit. Grama, në krahasim me Lurën ka ujë të bollshëm, ujë që del nga thellësitë e Gurit të Kuq-vargmal i Korabit e të ngrin duar e fytyrë kur e prek dhe t’i çan buzët kur e shijon. Kaq ujë, kaq burime nuk ka ndonjë bjeshkë e madhe shqiptare. Askush nuk krahasohet me të. Vetëm një të metë kanë. Me që rrënjë kanë ujërat që shkrihen nga bora, verës, aty nga gusht-shtatori shkojnë deri në tharje të plotë. Këtë e dinë barinjtë, gjithkush që e jeton Gramën tërë verës... E kam ëndërruar Gramën si një sllallom gjigand ku faqeve pa një degës peme, të rrëshqasin skiatorë të rangut botëror, ku të organizohen lojëra dimërore. E kam ëndërruar me një teleferik me pikënisje Mullirin e Kapshit... Me tufa delesh e blegërima qengjash... Me dhi të egra shpateve të Shëllinasit... Me bletë në parqe të shumtë që kullosin lulet e majit e qershorit e sjellin në tryeza aromat e Korabit... Grama ka një liqen, një ujëmbledhës do të ishte më e saktë. Ujëmbledhësi është ndërtuar në lartësinë 2345 metra mbi nivelin e detit. Është ujësjellësi më i lartë në Shqipëri, madje edhe në Ballkan. Ka një histori ujëmbledhësi, histori njerëzish të guximshëm që thyen normat e “shkencës”, deklaratat e “specialistëve” se për shkak të formacioneve tokë formuese nuk do të mbante ujë. Guxuan inxhinieri pa diplomë Gani Tuçepi me shokë dhe e ngritën digën. Nuk kishte rrugë makinash e tubat për sifonin nuk mund të ngjiteshin. U salduan fuçitë njëra me tjetrën dhe sifoni funksionoi për afro një gjysmë shekulli deri kur një ditë u përdor tritol për të zhbllokuar një fuçi të ndryshkur e zinxhiri i fuçive të salduara u prish... Ujëmbledhësi u ndërtua në dy faza: E para në verën e vitit 1962 dhe e dyta në verën e vitit 1963. Kapaciteti ishte 600 mijë metra kub. Uji përdorej në një rrjet kanalesh 11 kilometra të gjatë që ujiti 1200 hektarë tokë të Sohodollit dhe fshatrave të tjerë... Ka edhe një histori “këputje në rrënjë”, një ëndërr specialistësh të guximshëm... Në fund të viteve ’80 - të shekullit të kaluar u miratua projekti për ujitjen e tokave të Zimurit, Bahutes, Staravecit, Cerjanit, Bellovës, Zagradit e Rabdishtit, toka tipike për kultivimin e patates për farë e konsum, për rritjen e rendimentit dhe prodhimit të saj. Projekti parashikonte ngritjen e digës dy herë më shumë, formimin e një ujëmbledhësi të madh uji i të cilit do të kalonte me tunel masivin e gipseve të Shëllinasit për të dalë në Zimur e për të vijuar me vetërrjedhje ujitjen e tokave të zonës malore në lindje të Peshkopisë... Projekti, me ndryshimin e sistemit, u harrua ashtu siç u harruan disa vepra të mëdha ujitëse në mbarë Dibrën... Projektuesin, një inxhinier të talentuar dhe organizator punimesh e takova në qershor të këtij viti në plazhin e Durrësit. Kujtuam ato ditë. Dolëm në fotografi. Më tha mos shkruaj për të. E kishte një plagë të madhe profesionale... Grama ka pronarë. Pronarë të ligjshëm. Në Arkivin e Shtetit ka një dokument që flet për pronarë, pronarë me emër e mbiemër, me kufij tokësorë, me sipërfaqe kullote, livadhesh e pyjesh. Madje edhe “tokë e punuar” Në Gramë ka shtatë pronarë: Cen Elezi me 170 dynymë “tokë e punueme”, 1000 dynymë “livadhe”, 760 dynymë “kullota”, 400 dynymë “pyje”. Gjithsej 2460 dynymë. Dikë Xhelili ka gjithsej 790 dynymë. Beshir Jusufi ka gjithsej 420 dynymë, Qazim Azis ka gjithsej 420 dynymë, Bejzat Hajdari, Ali Ibrahimi dhe Sheh Shazumani kanë nga 150 dynymë kullota. E dhjeta e Gramës në vitin 1928 ka qenë 520 franga ari. Për administrimin e pronës së tyre Cen Elezi kishte 6 familje kurse Dik Xhelili dy familje. Grama deri në vitin 1946 është administruar nga familjet e mësipërme, familje që u krijonin hapësirë kullote edhe ndonjë fshati të zonës së ulët të Dibrës. Pas vitit 1946 Grama u shtetëzua dhe administrimi i saj u bë nëpërmjet ndërmarrje “Pyje e Kullota”, ndërmarrje e cila caktonte edhe hapësirat kullosore dhe të prerjes së druve të zjarrit për kooperativat bujqësore dhe për banorët e Kalasë së Dodës. Të dhënat e mësipërme janë vjelur nga ana ime me dorëshkrim në kërkim të dokumenteve për një studim historik në vitin 1978. Grama, për shkak të natyrës së bukur, liqenit artificial, maleve në kupën e të cilëve qëndron, e veçanërisht Shëllinasit ku ka tufa me dhi të egra gjejnë jo vetëm ushqimin e pastër alpin por edhe “shëllirën” kripën tërheqëse në t’ushqyerit e tyre është pjesë e zonës së mbrojtur Korab Koritnik, mbrojtje që ligjërisht nuk lejon asnjë ndërhyrje që prish parametrat natyror. Inxhinieri Munir Hoxha, një zë i veçantë në mbrojtjen e natyrës së bukur të Dibrës, veçanërisht një zë kritik i “frontit të parë” në mbrojtjen e luginës së Drinit të Zi, mbytjen përgjithmonë të saj nga hidrocentrali i Skavicës, madje zë i fortë edhe në mbrojtjen e lumit të Radikës (në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar) nga synimet maqedonase për ti marrë ujin e për ta tharë më shkruan: “Përshëndetje miku im Abdurahim! Unë ka 9 vite që nuk kam qanë në Gramë Nga të dhënat informale si dhe nga postimet e miqve, kam mësuar se, ashtu si në shumicën e projekteve, qeveritarët tanë qendrorë e lokalë i neglizhojnë pa asnjë shqetësim detyrimet ligjore për të ba më parë studimet mjedisore dhe efektet e ndikimit në mjedis përfshirë këtu edhe studimet gjeologjike e hidrologjike.... Mesa dijë unë janë kryer shkelje të rënda ligjore duke ndërtuar në një zonë të mbrojtur (Parku Natyror Korab-Koritnik) !!! Pasojat janë vërtetuar shumë shpejt mbas përfundimit të veprës. As ujë nuk kanë siguruar për qytetin, por kanë shkaktuar edhe dëmtime të rënda të mjedisit të Parkut, përfshirë edhe Monumentin Natyror të Shëllinasit.” * * * Burimet e ftohta të Gramës nuk e furnizojnë qytetin e Peshkopisë me ujë veçse dy orë në ditë !!! Një kronikë publike... Ujësjellësi që furnizon qytetin e Peshkopisë nga burimi i Gramës, ndarë në dy faza punimesh, ka kushtuar afro 784 milionë lekë (të reja pa tvsh) ose afro 6.8 milionë euro. Faza e parë e punimeve ka kushtuar afro 614 milionë lekë (të reja pa tvsh), fituar nga kompania “Gjoka Konstruksion”, ndërsa faza e dytë afro 170 milionë lekë (të reja pa tvsh) fituar nga kompania “Selami”. Me këtë investim, pretendohej se do ti jepej zgjidhje furnizimit me ujë qytetit të Peshkopisë, por edhe zonave përreth. Në Dibër, banorët shprehen se janë sërish në njëjtën situatë, ku uji vjen vetëm 1 herë në ditë për 30 minuta dhe pa presion e nuk mund të arrijnë të mbushin edhe depozitat. Të premten, 28 tetor 2022 ora 08:08 në “DRITARE NET” KRYEMINISTRI I Shqipërisë, i gëzuar, përcjell këtë mesazh: "Mirëmëngjes, dhe me këto foto nga ujësjellësi i ri i Dibrës që siguron tanimë 24 ORË ujë të pijshëm që buron nga Bjeshkët e Gramës, Mali i Korabit, në çezmat e 36 mijë banorëve të Peshkopisë e fshatrave përreth, ju uroj një ditë të mbarë." Po çfarë ka ndodhë në Gramë. Një bukurie të bukurive alpine, e rrallë në të gjithë vendin, i është vënë kazma e dhëmbët e çeliktë të buldozerëve... Është masakruar... Me dashje... E planifikuar në detaje... Kisha përshtypjen se ata që bënë projektin dhe zbatuan atë nuk e dinin se burimi i madh Gramës muajin e fundit të verës dhe muajin e parë të vjeshtës shkon drejt tharjes së plotë. Nga projekti, tashmë dokument në internet, shikohet qartë se ata e dinin mjaft mirë. Ndaj e kishin bërë lëmsh gjithë ballin e bukurisë së Gramës në kërkim të burimeve të të gjithë bjeshkës. Në relacionin teknik "NDËRTIMI I UJËSJELLËSIT TË GRAMËS, DIBËR " VITI 2020 “ERALD-G” SHPK shkruhet: Për grumbullimin e burimeve në një Basen Presioni të ndërtuar pranë liqenit. Kaptazhet e burimeve mbledhin ujërat që dalin në burim. Baseni i presionit është një vepër e cila do të ketë funksion akumulimin e prurjes së të gjithë kaptazheve, dhe do te projektohet i tillë që të mos lejojë rënien e nivelit të ujit nën një vlerë te caktuar me qellim mbajtjen nen ngarkese te tubacionit te transmetimit, deri ne depon Peshkopi Peshkopia nuk ka ujë të pijë “24 orë” në ditë... Drama e saj për ujë të pijshëm është unikale në të gjithë Shqipërinë. Një nënë, kur donte që nëma e saj të mos zinte, e nëmte djalin të prapë. “Blefsh ujë dhe e pifsh or djalë !!! BLEFSH UJË DHE E PIFSH OJ DIBËR... Eh, sikur të mos e kisha kërkuar atë gotë me ujë Grame... Eh!... Abdurahim Ashiku Fragment nga “Shënime udhëtimi 27-28 qershor 2024

                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                      Lini një Përgjigje