
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë një interviste televizive, Alimehmeti tha se kryesore është gara e 14 Majit. Ai e vlerësoi garën për primaret si një risi për të gjetur figurën e duhur për secilën bashki.
“Unë jam në fazë vlerësimi, pasi ndryshe do ishte zyrtare, do ishte e aplikuar. Unë do e them këtë gjë vetëm kur të bëhet zyrtare pas një deklarate zyrtare. Unë2 jam në fazë vlerësimi e konsultimi”, tha ai.
Mjeku shtoi se ka pasur biseda dhe me Berishën, teksa tha se ka shumë qytetarë që i kërkojnë të kandidojë.
I pyetur në lidhje me negociatat mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, ai tha se bashkimi në betejën për zgjedhjet lokale është i domosdoshëm.
Epo nese paska fol me Berishen s'kemi 'ça themi. Berisha i di kto pun. Kush fole Berishen e ka t fitume Tiranen. Ky rri gjith diten me Nul Mokën. I duket sikur fol me Berishen
Ore Alimehmet,vetëm fakti që ti bisedon pa marë parasysh Berishën që është një kriminel tashmë i deklaruar edhe nga aleatët tanë jetikë,të kthen ty një njeri pa vlera morale që është kushti primar në një kandidim.
Shkurt ky eshte nje skuth qe pret pas qoshes bese do bashkohet PD qe te kandidoje apo jo.
Duke qenë se banorëve të Tiranes ju ka ardhur ne maje te hundes nga lali fiku me betonin e tij. Ky mjeku e kercenon seriozisht sepse nuk është i përfshirë në politike aktive Kurse Beloja është skuth me gjysmen e familjes ne PS dhe me balluken
me i ndershme sec duhet. Nuk e kandidon Saliu se iu duhen njerez si Saliu vet. Teli
O Ilir ti dhe Bardhi ini shume te mire po puna eshte se ke do vere Saliu,se keto primaret jane kot fare e kete ti e di shume mire.Nese njeri nga ju do te fitonit une sinqerisht do tju pergezoja.