EMRAT: Ilir Meta, parti të "re" me njerëz të akuzuar për korrupsion

31 Tetor 2022, 09:28Politika TEMA

EMRAT: Ilir Meta, parti të "re" me njerëz të akuzuar

Përbërja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë është prova tjetër që partia e re e Ilit Metajt është ngritur mbi rrënojat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në listën me më shumë se 200 emra janë fshehur mes të rinjve dhe emrave të rinj, afrimeve të reja dhe intelektualëve edhe ish-deputetë të socialistë, ish-drejtues institucionesh të rëndësishme të vendit, por edhe ish të akuzuar, të dënuar dhe të akuzuar aktualisht për korrupsion.

Listën po e nisim me Dashamir Xhikën, ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar, arrestuar e gjykuar për korrupsion e shpërdorim detyre me Rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

E akuzuara tjetër është ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira. Ndaj saj vitin e kaluar është dorëzuar një kallëzim në SPAK me dyshimet për abuzimin me tenderat për ndërtimin e një fushe sporti me kosto 820 milionë lekësh.

Klodian Gradeci është emri tjetër i akuzuar e gjykuar për një skemë mashtrimi prej 1.5 milionë dollarëshe me puset e naftës gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Lista vazhdon me Moisi Musabelliun, një emër më pak i njohur se emrat e tjerë. Ky i fundit është hetuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që drejtonte Drejtorinë e Metrologjisë në Tiranë para vitit 2013-të. Nga dosja hetimore e prokurorisë, Musabelliu rezulton pjesë e disa bisedave telefonike për të kolauduar dy peshore të karburanteve në Porto Romano. Prokuroria dyshonte në atë kohë se kolaudimi ishte fiktiv.

Emri tjetër është Nesim Spahiu, ish-kryetar i Bashkisë së Skraparit. Sipas BIRN, Spahiu nuk justifikon me burime të ligjshme të paktën 45 milionë lek nga pasuria e tij.

‘Qershia mbi tortën’ e gjithë kësaj liste është vetë Ilir Meta, njeriu me të paktën pesë dosje e kallëzime të hapura në Prokurorinë e Posaçme. (Voxnews.al)

17 Komente

  1. p
    petrit

    Po se mos ka ndonje njeri te sakte ai met ropshi...sic eshte vet hadut e kriminel ashtu edhe ata qe fut te tille jane

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qamil Xhika kushuriri i Dashamir xhikes

      Dashamir xhika i biri i Asllanit spiunit 1200 ..Hapu Dhe !!! te futem ky qurravec nuk ka shkolle e ka marre fallso cdo dokument shkollor !! Funderrina vodhi leket sebashku me gruan kurve te ilir kokecepit dhe ka blere shtepi ne Tirane ku jane vilat e te pasurve. Plaseni ne Burg kete analfabet. Ky eshte nga fshati shtepanje e elbasanit dhe ndante para te korrupsionit per votat e Monikes.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tiku

      Ore akoma merreni me Meten.Ai po krijon grup kriminelash per te vjedh sa me shume te kete mundesi hahha

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Shume bukur! Populli i njeh keto lloj mizash që mblidhen rreth “mjaltit”,”.utit”.Po mediat nuk e lene te qete nje here Kryetarin qe zgjodhi veten Krye.ar te partise se te Rinjve.Ate mezi po e pret populli i Marsit qe te vije ne pushtet.Mos kini merak se pushtetin do i’a ktheje popullit Rrini urte more te uruar dhe mos e kendoni kengen e felliqur:”Kam duhan po nuk kam letra,mos m’i hapeni plaget e vjetra.Tere keta personalitete jane pastruar dhe rehabilituar dhe nuk do vjedhin me.Nen shembullin e kryetarit,te Monalizes,Vasilit,Haxhinastos,Panaritit,Manjanit,Spahiut,Dash Xhikes do sjellin parasen te ne. Lum ne per kete brez te ri politikanesh.Suksese

        Përgjigjjuni
        1. g
          gimi

          po pra dhe pastaj akuzon ramen jo po deputet jot eshte ne burg jo po kankorrupsjon po tani

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shaqo

            ...nje parti pe tropoje, nje parti pe skrapari. Hupi Vlora, Korca Durresi e Tirana.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Armand

              Aaa i paska gjet fiks si vetja… e paska bo grupin gati per me vjedhe mir e mir

              Përgjigjjuni
              1. q
                qazi

                po ky raku perhere kriminela ka pas ne parti se ashtu u ngrit

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tesa

                  Kjo as nuk diskutohej,normal qe kjo parti njerez te qelbur si ai qe e ka do jen

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eri

                    Po sigurisht hajduta e kriminela do ti shkojne ps Likes

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo

                      Nuk e kuptoj si keni nerva dhe merreni me kete hajdut akoma le te merret drejtesia dhe ti japi denimin qe meriton

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Seldi

                        Po ca mund te presesh nga likja kur eshte kryekrimineli

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          goni

                          po mendo se vje ne pushtet ashtu ai ndaj se eshte loqe

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fani

                            I biri i Neshos pastron paret e Ilir Metaj ne US......ka edhe me shume.....

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bakaylli

                              Meta-Sk Spahiu-Sk Musabelliu-Sk Gradec-Sk Caka-Sk Guri-Sk… Doni më për….Skraparin? Apo t’ja themi për …Baftjarin?

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lesh e lia

                                Të gjithë ata bashkë me spiunin I Meta (Metaj) qelbin era korrupsion,krim, përjashto macen Sasha që ka lind me fat,dhe që e ka hallall jetën që bën,ata minjtë e tjeter në foto një ditë do i vjellin të gjitha... Zoti vonon por nuk harron .

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AQO

                                  OBakaylli,ke harruar dy vajzat e Dajos(Bashkim Metanit).Për kuriozitet ky me mbiemrin Spahiu ka punuar saldator në S.M.T.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje