A do të krijojë parti të re? Basha tregon ç’do të ndodhë nëse Gjykata e Lartë i jep vulën e PD-së Berishës

22 Qershor 2024, 14:40Politika TEMA
A do të krijojë parti të re? Basha tregon ç’do

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e tij në Vlorë ditën e sotme. 

I pyetur nëse do të krijojë një parti të re politike, Basha nënkuptoi se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës së Lartë, ku ka bërë rekurs vendimin e Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

“Nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, programi dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohet shqiptarëve”, tha ai.

Basha shtoi se derisa Gjykata e Lartë të japë vendimin do të vazhdojmë punën, teksa theksoi se “do të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët t’i mbyllë në ekuacionin e të vjetrës, kryeministri apo ish-kryeministri.”

2 Komente

  1. G
    Gomisti

    Ku erdhi nga KOPI dhe do formoj partin e GOPIT

    Përgjigjjuni
    1. m
      mazniku gojorsi i mafias shqiptare

      gj.vshin gruan e tao balles dhe lali erit e t vocajt ne gop

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje