Ish-deputetja e LSI-së: Kur Meta mori Presidencën, Monika s'u bë "Zonja e Parë", Iliri bëri vajzën! Krisje për shkak të ambicieve

22 Qershor 2024, 09:46Politika TEMA
Ish-deputetja e LSI-së: Kur Meta mori Presidencën, Monika s'u

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj tha se fillimisht i ishte dukur i pabesueshëm lajmi rreth divorcit të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Duke folur si sociologe, Malaj tha në “Review” në Euronews Albania  se çifti Meta ka pasur një garë shumë të fortë përballë njëri-tjetrit në lidhje me ambiciet personale, gjë që edhe mund të ketë shkaktuar konflikte në çift, madje gjatë fushatës elektorale ata nuk flisnin as me telefon me njëri-tjetrin.

“Çiftet në vitin e 15, të 25 dhe në vitin e 35 kanë gjithmonë krisje të forta për arsye të ndërrimit të hartës së tyre personale.

Gara në qasjen time, mes Ilirit dhe Monikës, ishte e tillë, se ata u rritën të dy dhe përtej garës politike, kishin edhe një ambicie personale, për tu realizuar.

Meta i mori të gjitha shkallët e realizimit, deri në nivelin më të lartë. Kur ai mori presidencën, zonjë Kryemadhi nuk u bë zonjë e parë, u bë vajza zonjë e parë.

Zonja Kryemadhi mori të gjithë pushtetin që i jepte një lidership që i jep pozicioni politik.

Kur Meta shkoi në presidencë u mundua “të tkurrej” në mënyrë që Monika të kishte të gjithë forcën e saj dhe nuk ishte imponues e në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër u baraslargua edhe nga deputetët.

Kur të dy palët rriten, në vendimmarrje në shpi nuk janë më njësoj dhe në ngarkesën politike që merr zonja Kryemadhi, pesha është shumë e madhe”,-tha Malaj.

7 Komente

  1. A
    Ana

    Kush tha që Nora Malaj është sociologe, ajo ka qenë mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë. C,janë këta tituj që u vishen njerëzve!!! Ajo as master dhe as doktoraturë nuk ka bërë. Është mirë të thoni: mësuesja.... E njoh mirë, kemi punuar në gjimnazin "Qemal Stafa", Tiranë. Po të dojë le të kundërshtojë Nora. Ka qenë nëndrejtoreshë në atë kohë...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ja dhe nora që nuk di me kë të bëhet tani sepse i ka lëpirë të dy hahahaha hall i madh i ka gjetur këta servilat e lsi-së

      Përgjigjjuni
      1. P
        PROSHI

        Po jo moj Znj. Malaj. Ata nuk e kishin problem protagonizmin. Problemi janë Paratë. Vërtet Meta vidhte shtetin dhe kompanitë e biznesit me haracin e tij. 1 pagë mujore në vit për LSi-në, por llogaritarja ishte Mone-ja. E këtu pasi doli nga presidenca (burgu i reabilitimit) Meta ajo i kish kumandarur paratë. Prandaj dhe ai (ilir floriri) thote se parate i ka Monej . Këtu ai thotë të vërtetën. SPAK duhet të ndjekë paratë, fytyrën e bukur të Mones. Sepse Meta ka marrë fytyrën e të vdekurit të pakallur në varr.

        Përgjigjjuni
        1. t
          troc

          paske lajthitur moj Nora, po Partine kujt do ja lenin? mjaft me keto brockulla se nuk hame te gjithe bar.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            e mbani mend besoj kete Nora bythderren kur i mbante Nafijes bluzen Nafijes ne bulevard gjate pordhestave rrugore, taman servile e peshtire. Kur ishte zv.ministre e arsimit kjo Nora thone se ka mashtruar shume njerez qe aplikonin per ne USA me gjoja ndihmen e saj per nxerrjen e vizes ne kembim te nje shperblimi te majme. Ka patur akuza direkt nga USA me emer per kete monster te leshelise.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Mona bisha do t'a janë të gjallë torollakun Metaj ! Femra e ka futur shejtanin në shishe, kurse Mona e hypi Metën maj shtyllës së reklamave. Ky është vetëm fillimi!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokrati

                Na mbushi mendjan zonja mall-aj! Te dy keta ''heronj'' te kesaj ''tregimtareje'' (ne favor te tyre) jane aq zorraxhinj dhe te etur per pushtet dhe para, saqe harruan se nga vinin, harruan kush i solli deri atje, harruan betimin e celebrimit e tyre dhe te gjitha i bene, per te hedhur ne ere çdo gje, qe ata menduan se krijuan, por e verteta nuk krijuan asgje me vlere, perveç shemtires. Te dy te degjeneruar, te dy te etur per tu dukur ne krye te pushtetit, te dy egosiste dhe brutale, si njerit dhe tjetrit as u ''rruhet'' dhe as u ''kërcet'' se per çfarë (te dy banale te ndyre publike), ata jane shemtira e politikes shqiptare dhe vet ndyresia, qe kundërmon qelb. Zonja mall-aj eshte pjese e ketij kundermimi PIKE(.)

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje