"Saliu, Iliri, Fatmiri" - Berisha: S’ka vend tjetër në Europë, ku tre liderët e partive opozitare janë në arrest, ose nën ndjekje penale

22 Qershor 2024, 09:42Politika TEMA
"Saliu, Iliri, Fatmiri" - Berisha: S’ka vend tjetër në

Sali Berisha tha se opozita po sulmohet nga qeveria dhe po përdorë “si mashë” SPAK.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha u shpreh se nuk ka vend tjetër në Europë, si Shqipëria ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje.

Berisha i referohet vetes së tij, kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për dosjen Gërdeci, dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka shkuar në SPAK si person që ka dijeni.

Për Berishën, e gjitha është e qëllimshme që vendi të mos ketë një opozitë.

“Edi Rama, ky famëzi punon ditë e natë për një Shqipëri pa opozitë.Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë. Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij. I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.

U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare. Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë”, tha Berisha.

11 Komente

  1. A
    AsD

    Ska asnje vend tjeter te Europe ku liderat te kene vjedhur dhe shkaterruar vendin e tyre sa keni bere ju!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ore ska vend në europë ku banditët dhe gangsterrët hapin parti.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati i tradhetuar

      Jo tre ( 3 ) por vetem nje (1 ) o ju te Gazetes Temante gjitha te zezat e 34 vjeteve kane nje '( 1 )emer Sali NonGrata i Sheqeres se Vicidolit Tropoje ; te gjithe te tjeret kane qene mercenare te Sali Berishes..........

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tahir Gashi

        Mungon dhe Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit! Ju, nuk jeni as qeveri e as opozite, jeni te gjithe organizata mafioze! Te fala Karmines!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Je si veshka mes dhjamit o Sale.Gjithe diten me Lirine

          Përgjigjjuni
          1. W
            Washington

            Gjithe maloket kudo qe Jane gjeloze shpitezinje per njeriun gjeni e te kulturuar , Edi Rama

            Përgjigjjuni
            1. P
              PROSHI

              Përgjigje dhe dialog prej "koza nostra". edhe kështu nëse i le SPAK, është një mënyrë që ata të vjellin cdo ditë kalbësirat që kanë vjedhur për 33 vjet. Kështu i pafshin duke mallkuar cdo ditë ditët që po jetojnë tani.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Borsh

                Te tre te akuzuar per vrasje,vjedhje dhe minim te demokracis, nese i kane keta tre dekorata qa karin i duhen ketij vendi. Une personalisht mendoj qe tu merren te gjjtha pasurit dhe pastaj ti hudhim ne nje grope zifti Falemincerit per mirkuptimin

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XHI Bu

                  Po more po , o Sali Berisha , keshtu e niset rrugen e demokracise ju bashibuzuket e sistemit komunist ,sidomos ti qe dole direkt nga blloku i komunizmit me porosi te Ramis Alia . Ju e niset demokracin me alliverishe me jep voten po te jap token,po te jap ofiqe e cefliqe si peshqesh more pozicionin me te lart te drejtimit te shtetit me njerzit tuaj te beses e te tarifllkut Lideret e opozites jane ne hetim se keni shkelur ligjet e vendit ,keni dale mbi to keni vjedhur,masakruar ,copzuar e shkatrruar cdo gje vetem per tu pasuruar Shkelzeni,Argita ,Mediu , Meta Noka e te gjithe sahanlepirsit e tuj qe ti i ke bere qokat ne kembim te votave.Opozit ka dhe duhet te kete por jo me fytyrat e tuja qe shkatruat,keni vrare e prere cfare ju ka dale para .Tani eshte momenti i llogaridhenjes para ligjit,ska me te pandeshkuar. Kjo eshte drejtesia te barabarte te gjithe. Dil aty e jep llogari para ligjit se nga ana morale je O me xhufka,fytyra te ndyera

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mazniku gojorsi i mafias shqiptare

                    gj.vshin gruan e tao balles dhe lali erit e t vocajt ne gop

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      O sale po pse eshte kusht qe numuri te jete i kufizuar.Po edhe 100 apo 200 etj neqoftese jane per tu vene para drejtesise pa tjeter duhet te vihen.Se po te jesh lider ne opozite nuk duhet te pergjigjesh para drejtesise.Atehere hajt te krijojme te gjithe nga nje parti ne opozite te bejme cte na vije per dore sioas qejfit se jemi opozitare e nuk duhet te pergjigjemi para drejtesise.Hajde mendje hajde.Lume ata qe te japin keshilla ty e mjer ti qe degjon keshillat e tyre.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje