Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

21 Qershor 2024, 20:31Politika TEMA
Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë

Komisioni i Posaçëm parlamentar i ngritur nga mazhoranca socialiste për të bërë reforma antikorrupsion vendosi të premten që të ftojë organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë nga jashtë që t’i bashkangjiten grupeve teknike të punës.

Ftesa publike u votua nga anëtarët e mazhorancës, ndërkohë që opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij komisioni.

Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj u bëri thirrje publike “ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë”.

Xhafaj po e bën këtë në shembullin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, por thuajse të gjithë ekspertët e lartë që asistuan këtë reformë kanë marrë tashmë poste të larta në organet e reja të drejtësisë.

Komisioni i ri po kërkon ekspertizë nga shtetas shqiptarë që mund të punojnë në fushën e jurispudencës apo akademisë në shtete të ndryshme të botës, por vendimi nuk sqaron metodologjinë se si do të arrihet kjo.

Deputetja Etilda Gjonaj sugjeroi që të gjenden forma më proaktive ose mënyra komunikimi për t'i bërë pjesë të grupit ekspertëve të komisionit shqiptar që kanë ndërtuar karrierën e tyre si pedagogë në universitet europiane.

Kjo ishte mbledhja e dytë e këtij komisioni, i cili u ngrit bazuar në një rezolutë të njënashme të mazhorancës që shpallte angazhimin e saj për thellimin e reformave anti-korrupsion në kuadër të rrugës së integrimit europian.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Mazhoranca u angazhua që  komisioni do të jetë gjithpërfshirës, por opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e opozitës ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni. (BIRN)

4 Komente

  1. M
    Martin

    Shume e drejte. Bravo Xhafa, po Salianjin pse e fale?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Ish hetues i Enverit në foto me Enverin do luftojë korrupsionin qj Hetues komunist në 2024 dhe duan të hymë në Europë

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      ky kryemafiozi do beje kete reforme serish?!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamuri

        Shume mendim i mire ,per ftesen nga jashte ,banda molotoviste te rrije pusht te urra e Lanes tani , mazhoranca nuk duhet ti ftoje keta ,perderisa eshte ne krye komunisti kriminel Non Grata , Amerika para dy ditesh tha qe nuk bashkpunojme me ata qe mbeshtesin kriminelin Non Grata ,Edi Rama e ka thene ne parlament qe nuk do bashkpunoj me Non Grata ,perse tani i fton ketē organizate kriminale .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje