Spiropali: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025

22 Qershor 2024, 09:21Politika TEMA
Spiropali: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë të fortë lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.


Ajo u shpreh  në Top Talk në Top Channel se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.

Pse u ngritën tani dy komisionet e anti korrupsionit dhe dezinformimit, kur dihet që është sesioni i fundit parlamentar?

Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.

Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Ua sa keq. Do e lini padishahun vetëm? Apo do jeni si gjithmonë në prapavijë për të sofistikuar nepotizmin dhe patronazhistet?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Kush ja meson dobiclleqet kesaj cupe? Eshte e vetmja menyre per te mbrojtur sundimin e Edi Ramas, te thuash dicka qe le te kuptohet, se ne 2025 Rama do beje ndryshime radikale, duke larguar ministrat qe po i nxijne faqen. Kur ne fakt, faqenxiri me i madh eshte vete Kryeministri. Eshte nje luge boshe per elektoratin socialist te merzitur nga kjo qeverisje, nje argument i tille eshte justifikimi dhe shpresa me e arsyesheme qe te mund te perligj vazhdimin e votimit te tyre per PS. Ata jo se nuk do votojne PS, po duan te pakten nje arsye qe ti beje te justifikuar me vehten pse ne 2025 do votojne perseri PS.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Mir ministrat le te shporren se si ata gjen me thes : po ti pse po na iken , aq me teper qe tashti na je ber dhe shum e bukur , ti ske lidhje me qeverin , ti dhe Braçe e meritoni vendin ne PS , te tjeret le te shporren .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Mos se mbetemi pa gjume pas kesaj menxyre.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          PS ka nevojë për një pastrim të thellë. Treçereku është shifër shumë e madhe, por të korruptuarit dhe servilët rreth tyre duhet të largohen nga postet shtetërore dhe partiake!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje