Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Londër përpara samitit të Procesit të Berlinit, është pyetur nëse është takuar ndonjëherë me presidentin rus Vladimir Putin. Rama e mohoi prerë: “Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.”
Rama theksoi se Shqipëria është një rast i veçantë në raport me Rusinë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira.
“Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën që nga Kremlini nuk ka ardhur askush dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë për të vizituar Kremlinin.
Kjo ka lidhje me historinë tonë. Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë,” tha Rama.
“Stalini ka qenë në bulevardin tonë më i gjatë se unë në bronz. Kjo krijoi një mungesë totale besimi”, vijoi ai.
Kryeministri shtoi se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë simpati për regjimin rus:
“Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm,” përfundoi Rama.
O Rame ca kohe nen Enverin i kishim vellezer ruset. Tani na kane mbetur ca rusofile por ata me se shumti jane kelysh e vegla te serbit.
Te pyet per Putinin jo per oligarket o beqir. Se per ate pune ti vetem oligarkeve ju jep gjakun dhe djerrsen e shqiptareve
"Kurrë sjam tunduar nga oligarkët ruse !!!!" Oligarku rus qe ka marre gjysmen w jugut e ngre nga karrigja kete, ky rri ne kembe ai ulet ne karrigen e KM.Shihni ne YouTube si tall bythen Willy Mass me kete edhe oligarkun rus I ulur ne karrigen e KM per projektin e kazinos ne Himare... Ky prandaj eshte kampion absolut boteror I genjeshtres. Ky genjen edhe I vdekur...