"A keni frikë mos po organizohet një puç për t’ju prerë krahët?”- Deputetja e PD pyet Altin Dumanin, ja si përgjigjet ai

15 Korrik 2024, 17:20Politika TEMA
"A keni frikë mos po organizohet një puç për

Deputetja e opozitës, Flutura Açka gjatë raportimit vjetor të  kreut të SPAK, Altin Dumanit, e ka pyetur këtë të fundit, nëse ka frikë se ndaj tij po organizohet një puç për t’i prerë krahët nga njerëz që nuk pëlqejnë faktin që ai është në piedestal.

“A keni frikë mos po organizohet një puç për t’ju prerë krahët dhe për t’ju hequr ca pende nga disa që nuk pëlqejnë që ju jeni në piedestal” ishte pyetja e Açkës.

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke mos i qenë i qartë me pyetjen theksoi se ky institucion është tërëisht i pavarur.

Nuk e di çfarë keni parasysh me këtë pyetje. Dua të them që SPAK është një institucion i pavarur dhe korniza e tij kushtetuese garanton pavarësinë e institucionit.

Parlamenti pastaj është çështje e vlerësimit të parlamentit. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e një institucioni sikurse është Kuvendi” u përgjigj Dumani.

Duke treguar se merr shpesh kërcënime, Dumani u shpreh se fokusi i punës së tij dhe SPAK-ut është hetimi i të gjitha rasteve.

“Ajo që unë bëj është që të përpiqemi të hetojmë çështje të suksesshme për ti demonstruar publikut dhe Kuvendit që SPAK po kryen detyrat e veta, po ushtron veprimtarinë kushtetuese, me synim përmbushjen e qëllimit për të cilin u krijuar.

Është një luftë që nuk mbaron, por ne po përpiqemi me hapa të ngadaltë, por të sigurt” shtoi ai.

11 Komente

  1. B
    Bregu

    Nga të gjitha pyetjet e deputetëve të P.D _ së të gjitha kan brenda helm , duke patur brenda 90 perqind shantazh , gjoja të trembin SPAK _ un për ta liruar nga akuza Berishen gjoja se është denim politik . Se çfarë kanë të bëjnë me politiken krimet që ka bëre nuk e kuptonë asnjë shqiptar përveç deputetëve të P.D . Ja fillojmë tek 97 ta , 98 ta , Gerdeci , 21 Janari , Ku për sejcilen prej tyre duhet të denohet 4 herë me burgim të përjetshëm , por me që është i vjeter , duhen bashkuar këto 4 denime dhe duhet ti jepet denim me vdekje si në Ameriken demokratike që ne na thojnë bëni si themi ne dhe mos bëni ça bëjmë ne .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lida

      E vetmja deputete qe mbajti qendrim brilant ndaj kryeprokurorit dhe Spakut ishte Flutur Acka. Kjo verteton ate qe kur nuk ke mizen nen kesule pra kur nuk je e korruptuar apo kur je me dinjitet e nuk e shet fytyren per interesa personale si futjen e emrit ne listen per kandidate per deputet ngashefi, prezantohesh me karakter e me fytyre te paster. Nga qendrimet e sotme elektorati i paster demokrat kuptohet qe nuk mund te votoje ne zgjedhjet e ardhshme ato fytyra qe u pane sot si Mul Noka, Paloka, Bardhi, Vokshi apo Tritan Shehi.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo SPAK

        Nga ajo që pash në TV në mbledhjen e Kuvendit kam përshtyjen se ishte vetëm për të njolios Shqipërinë dhe friksuar institucionet e drejtësisë. Kot e kanë NON GRATA kriminale sepse krimi dhe plaçka do tu kthehet bumerang dhe kurrë nuk do të shpërtoni nga e keqja që keni bërë vendit dhe kombit. E drejta gjithnjë fiton.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lida

          E vetmja deputete qe mbajti qendrim brilant ndaj kryeprokurorit dhe Spakut ishte Flutur Acka. Kjo verteton ate qe kur nuk ke mizen nen kesule pra kur nuk je e korruptuar apo kur je me dinjitet e nuk e shet fytyren per interesa personale si futjen e emrit ne listen per kandidate per deputet ngashefi, prezantohesh me karakter e me fytyre te paster. Nga qendrimet e sotme elektorati i paster demokrat kuptohet qe nuk mund te votoje ne zgjedhjet e ardhshme ato fytyra qe u pane sot si Mul Noka, Paloka, Bardhi, Vokshi apo Tritan Shehi.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Franci

            Qe Dumani nuk ishte aq trim sa thuhej u pa sot kur disa deputete demokrate te pafytyre e ofenduan, e intimiduan dhe indirekt i benin presion per lirimin e Berishes e atij i iku zeri. Deputete bandite krijuan okazion ne parlament. Qendrimi antispak i deputeteve Mul Noka, Gazmend Bardhi, Edi Paloka, Tritan preshi etj vertetuan edhenjehere qe PD e foltores se kriminelit Berisha eshte ne lufte te hapur ndaj drejtesise se re.

            Përgjigjjuni
            1. j
              joel shkodra

              E çuditshme! Si nuk u be as edhe nje pyetje nga maxhoranca ndaj SPAK-ut dhe prokurorit O. çela?

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patriot

                Lida kjo eshte e keqja aty dhe sidomose ne parlamente. Ai qe nuk ngre zerin por bene pyetje te llogjikshe, Dumani nuk e kuptoi ndersa perballe grupit te hajduteve I iku zeri. Pyetje eshte e qarte por ato komisione te fashme te shpikura nga I gjati qe do te kontrolloje dhe KLSH dhe SPAK. Ka 30 vjete demokraci, ka pasure 30 komisione parlamentare dhe 30 deshtime. Qe nga ai I pastertise se figures se deputetit ( ku gjysma dolen me dosje ne te gjithe boten si kriminele, dhe vetem kur nderhyri America I perzune e deri te keto te mjekesise, ekonomise, gerdecit me kryetare Ballen etj etj.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  toroloco

                  kot show me pyetje idiote gjoja me tregu qe deoutetet punojne ,nese doni pergjigje beni kerkesa per i formacion dhe merrni pergjigje ,kaq e thjeshte eshte . Bejne pyetje idiote dhe pretendojne pergjigje ,po pse do ju tregoje ketyre fazat e hetimit qe te informohen ata qe po hetohen???? jane mesuar me tan hoxhen dhe klod lalen qe shkaterrojne hetime sistematikisht duke nxjerre sekrere hetimore per sensacion......

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti anarkisti

                    Gjithkush ka frik nga kriminelët dhe jutë PD NON GRATA prandaj kjo Deputetja e opozitës, Flutura Açka fatkeqe paraalajmëron se kanë në kokë idenë për atentat ndaj z. Duman. Me ju Açka dhe tjerët që jetojnë me krimin duhet menjëherë te merret Prokuroria - Hetuesia sepse pyetjet e tilla kanë prapavi kriminale.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pal Melyshi

                      Bej durim zonje e nderuar se je mes kafsheve te Sali Kermes , vetem Deputete nuk mund te quhen grupi kriminal i Ssliut . Bej kujdes se mos te hane nga veshet kafshet dhe shpellaret e Saliut.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal Melyshi

                        Bej durim zonje e nderuar se je mes kafsheve te Sali Kermes , vetem Deputete nuk mund te quhen grupi kriminal i Ssliut . Bej kujdes se mos te hane nga veshet kafshet dhe shpellaret e Saliut.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje