“A mund të na qeverisë një algoritëm? – Debati në Apostrof Podcast pas deklaratës së Ramës për qeveri me AI

19 Korrik 2025, 16:35Politika TEMA
“A mund të na qeverisë një algoritëm? – Debati

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama hodhi idenë e një administrate të menaxhuar nga Inteligjenca Artificiale. Mes ironisë dhe ambicies futuriste, deklarata ndezi menjëherë diskutime mbi kufirin mes teknologjisë dhe pushtetit politik. Nisur edhe nga fakti se shumë profesione dhe vende pune tashmë po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, pyetja që ngrihet natyrshëm është: a mund të zëvendësohet edhe një ministër? Apo ndoshta edhe vetë kryeministri?

I ftuar në episodin e 27-të të Apostrof Podcast, inxhinieri biomjekësor dhe fizikant, Ermand Mertenika  u shpreh se disa profesione, si ai infiermierit apo mjekut janë të pazëvendësueshëm. Ndërsa, në lidhje me aplikimin e inteligjencës artificiale në administratë, ai thotë se sjell mundësinë për më shumë efikasitet dhe transparencë.

Ermand Mertenika: Një infermier është i pamundur të zëvendësohet. Një mjek, totalisht 100%, është i pamundur të zëvendësohet... Por, unë mendoj që çudira mund të ndodhin dhe nesër-pasnesër mund të kemi një Edi Rama AI.

Bjorn Runa: Do Ishte më i mirë apo...

Ermand Mertenika: Ajo që unë mendoj është që momentalisht, Edi Rama inteligjencë natyrale është shumë ok, por nuk e kemi provuar në versionin inteligjencë artificiale.

Biseda mori kthesë filozofike kur u ngrit pyetja: a është më shqetësuese një adminsitratë që gabon, apo një qeveri që nuk gabon kurrë, sepse nuk është njerëzore?

Meternika theksoi se algoritmet sjellin një formë drejtësie të “garantuar” dhe që shmang ndikimin e inteligjencës emocionale, të cilën e cilësoi si burim gabimesh. Por kjo ngriti një tjetër dilemë: nëse emocionet dhe e papritura janë thelbi i të qenit njeri, a jemi gati të qeverisemi nga makinat?

Për disa, është një hap drejt transparencës dhe efikasitetit. Për të tjerë, është fillimi i një epoke ku pushteti mund të gjendet jo më te njeriu, por te kodi.

 

1 Komente

  1. A
    Adi

    ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje