Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vetëm në Tiranë çliruam 20 mijë metra katrorë

19 Korrik 2025, 09:58Politika TEMA
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vetëm në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, si dhe për projektet e reja urbane që do të transformojnë qytetet shqiptare.

“Sipas planit të punës, vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara,” shkruan Rama, duke theksuar se puna “nuk do të ndalet më, as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen, dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura, jo e jo…”

Ai shton se paralelisht po punohet intensivisht me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, një fazë e re e zhvillimit urban, ku janë përfshirë arkitektë të huaj dhe vendas, me qëllim krijimin e hapësirave funksionale, estetike dhe të aksesueshme për qytetarët.

Lidhur me përdorimin e hapësirave publike nga njësitë e shërbimit, Rama bëri të ditur se së shpejti do të prezantohet një plan i ri për vendosjen e tavolinave jashtë.

Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik

16 Komente

  1. V
    Vala

    Tirana nuk eshte vetem zona e blokut e kryeministria. Po te mesoje se c'po ndodh ne periferi, do vije ulerimen. Ata qe I zaptuan me force keto hapesira, po I mbrojne me dinakeri.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Bravo.Vetem se shpenzimet e prishjeve duhet ti paguajnë ata që kanë ndërtuar,jo me paratë e popullit.Duhet liruar kudo .Edhe në periferi që ështe si Kandahar.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Replike me kom, k

        Shume e sakte , ju erdhi mire kur zaptuan ? Kane 30 vjet I kane nxjere parate e atyre ndertimeve pa leje , sidomos lokalet edhe hyrjet I kane leshuar me Qira , te Mencem zaptuesit ? Asnje qindarke nuk duhet tu jape shteti ???

        Përgjigjjuni
    2. r
      robi

      Po ne Durres kur do filloje lirimi i hapesirave te pushtuara nga pas dhe para pallateve tek 30 vjetori, nga barbaret se kane zene dhe trotuaret per dyqan lulesh apo market duke lene vetem 70 cm trotuar per qytetaret, tek l.12.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pordhe me rigon.......

        Lirimi i 20mije metra katroreve, kur ne total jane "xanun" 200 000 metra katrore eshte nje pike uje ne oqean..... gezuar ramazonin !

        Përgjigjjuni
        1. f
          fu

          Hajde shikoni cfare behet ketej nga 21 dhjetori: lokali te zjarrfikesja skandal kioska e fruta-perimeve perballe fakultetit te inxhinierise se ndertimit bar Oslo qe ka penguar komplet trotuarin dhe te tjere pas tij lokalet tek Frosina Plaku qe detyrojne femijet te ecin ne rruge makine per te shkuar ne shkolle\ zabtimet para IKMT komplet ne lagje tek ish Parku, parafabrikatet, kompleksi Partizani, zona e Mozaikut, perballe market Joenes, sheshet tek market Joena dhe sa te duash pertej ketyre zonave.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhepisti gjate

            Jo jo o kryeminister kurr. Ke qindra mijra meter katror te zene por me duket se i kane patronazhistat dhe legenat e tu prandaj nuk te del hesapi

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Lirimi i hapsirave është thikë me 2 presa! U bë në një kohë të papërshtatshme, duke goditur imazhin e vendit gjat sezonit turistik! Mbase duhej vepruar më me qetësi: Njoftimi i përgjithshëm për mbrojtjen e territorit! Vendosja e një " status quo", ku të mos bëhej as ndërhyrja më e vogël nē çdo subjek që ka zënë hapsira publike( i ligjshëm a i paligjshëm) Ndërkohē pushteti vendor( bashkë me specialistë të qeverisë), të evidentojnë çdo rast, ku : Aty ku është e mundur, ku nuk pengohet lëvizja e qytetarëve, ku nuk ka pretendime pronësie, e ku ndërtimi ose struktura përputhet me urbanistikën e zonës, të lejohet të vazhdojë aktivitetin! Aty ku nuk ka probleme, por nuk duket bukur estetikisht, ti jepet projekti nga bashkia e pasi ta realizoj, të vazhdoj punën! Në raste kur për shumë arsye( probleme infrastrukture, pronësie, ose nuk është e mundur të bëhet biznes në ato vende) ti çohet njoftimi prishjes( pa të drejtë ankimimi), e ti lihet afati 3-6 muaj që ndërkohë subjektet të marrin masa për zhvendosjen e aktivitetit! Nga prishjet me aksion e pa plan, ASKUSH nuk fiton!! ( vetëm të pa punë nga kto prishje dalin një numër i madh personash!!!)

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ura e tabakëve

                Çar t'papunësh thu mër Sefer ? Firmat po morim puntor ka India dhe Egjypti se s'ka puntor venali ?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Po mir e ke o Tabakhone! O ti kthejm fmit tan skllevër modern si Indjont e Egjyptjont( tu punu për i çap buk), o ti detyrojm të morin rrugët e kurbetit!!! ( sa për nji sqarim të vogël: shumica këtyre ambienteve të prishura ishin bar kafe e restorante, që punësojnë kryesisht të rinj studentë ose gjimnazistë! Tashi mendoje pak: nesër ulesh ke kafja lagjes, dhe ë vend të ta sjelli kafen Beni, studenti nga Peqini, ta sjell Li Pin Teni nga Pekini!)

                  Përgjigjjuni
              2. s
                sam

                Me pelqen. Po te shoqerohet me super gjobe dhe ndjekje penale. E ska nevoje fare per show. Do i heqin vete.Mundesisht me sprajt vijezues ne toke. Si ne Turqi.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veterani

                  Jooo z. Kryeminister janë KM katrorë në gjithë Shqipërinë. Çlirimi i tyre do ishte frymëmarrje për njerzit në qytete se janë kthyer në geto.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje i Moshuar Banor I kesaj Zone

                    O Edi Rama ketej nga 21Dhjetori nga supermarket Joena KMY-ja supermarkets ne drejtim te Mozaikut prane Sigurimeve Shoqerore e deri sa del per ne Unaze ke rreth qarkullimi i Zogut te zi , Humbet neper lagje aq shume ndryshim ka nga koha e Monizmit ??? Kane zbritur kafshet e egra si dhe nga rrethet nuk i behet dermani kane rethuar katet e para I kane bere parkim dhe pse kam 60 vjet ketu nuk te lene i kane pervetesuar Po ja u preke te kercenojne rrugacet fatkeqesi qe i kemi komshi , packa se mbi koken time mbaj depozitat e tyre nga 1000 litra uji se jam kati I peste askush nuk na mbron ??? Me nje fjale eshte bere kasapan , nuk di se si do ju a gjesh gjuhen ? Mendoj qe duhet nje pune e madhe jane te eger ne shpirt e ne surat? Me te vertete shpetove Tiranen nga kjoskat por ketej eshte bere baterdia nga ndertimet pa leje ? Mere mundimin dhe kalo ketej nga Mozaiku te shohesh kerpudhat qe nga 1997-ta ????

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sokrat

                      Puna ka filluar mire dhe duhet pergezuar dhe mbeshtetur Kryeministri per aksionin e nisur per clirimin e hapesirave publike. Por, eshte vetem fillimi, nje pike uje krahasuar me baterdine qe eshte bere per pushtimin e hapesirave publike dhe te perbashketa. Aksioni duhet te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine dhe ne cdo cep te qyteteve, pa anashkaluar asnje lagje dhe asnje rrugice, sado e vogel apo e parendesishme qe te duket. Jo vetem prishje, por edhe urbanizim dhe rregullim te hapesirave ne perputhje me projektet e vecanta te hartuara nga urbanistet/arkitektet me te mire. Sic e permendi me siper Sam, ashtu si ne shume shtete te Europes, atje ku mund te lejohen karrige jashte, te hiqet nje vije ne toke, si kufiri qe nuk duhet kaluar asnje mm. Nje subjekt ne Tirane qe ka ndertuar me hekur dhe xham nje shtese kolosale thoshte se kam marre leje, s'kane cfare te me bejne. Nqs eshte e vertete edhe ai/ajo qe ka dhene leje te ndeshkohet. Per shkelesit te jepen gjoba te majme, ndjekje penale dhe pastrim me shpenzimet e veta te mbetjeve. Prona publike eshte e perbashket, eshte e te gjithe shqiptareve, dhe askush nuk ka te drejte ta shfrytezoje apo te jape leje per ta shfrytezuar ne kundershtim me ligjet. Drejtoret e Bashkive qe po na dalin me hotele dhe pasuri pafund nuk jane pronaret e tokes shqiptare qe te bejne si te duan, jane vec sherbetore te popullit, por duke zbatuar ligjet. Sic thote populli eshte bere m... mullar!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        MERO

                        E KE SHUME QEJF NUMRIN 20 O KRYENARKO, NUK TE IKEN NGA KOKA

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetar i zakonshem

                          Shpresoj që shteti t'i vendosë kufirin tek thana pangopsisë të individit

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje