Spartak Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre vetëm për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

19 Korrik 2025, 09:34Politika TEMA
Spartak Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë, por i është vendosur kusht nga Perëndimi.

I pyetur a ka të drejtë kryeministri të revokojë lejen e legalizimit të dhënë nga një institucion tjetër, Ngjela tha:

“Po të jetë nga institucioni që e ka ai në varësi, natyrisht që e prish. Janë jashtë konceptit modern juridik, jashtë kushtetutës, dhe sidomos s’përmendin fare gjykatat. Të gjitha qeveritë e vendeve demokratike kanë tendencën të shkelin ligjin. Pse nuk e shkelin? S’i lënë gjykatat. Po s’ka gjykata kurrë s’do gjeni të drejta dhe kurrë s’do keni demokraci.

Të gjithë njerëzit pa përjashtim i drejton gravitacioni i interesit. Brenda gravitacionit të interesit të një pushtetari të lart vjen dhe diktatura. Kush e zgjidh? Kushtetuta moderne, legjislacioni modern dhe gjykata e pavarur me personalitet të madh. Nëse s’janë këto fiton egoizmi i individit. E frenon forca e ligjit dhe gjykatat e drejta, të ndershme, me nivel të lartë profesional.

Pyetja bëhet pasi ka dalë SPAK-u, a e kemi të fortë ligjin anti-korrupsion? Unë them e kemi të fortë, por kush e drejton? S’e drejtojmë ne, e drejtojnë ata që e paguajnë dhe e kanë ndërtuar. Cila? Ekspertiza amerikane. A do na shpëtojnë nga korrupsioni? Deri tani s’është pa sukses, janë 3 ish-kryeministra të akuzuar, 5-6 ministra të akuzuar dhe të arrestuar. Po ta shikosh me optikë juridike është revolucion. Kjo lëvizje mund të jetë e keqe e vogël që po godet një të keqe të madhe.

Qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë se e ka vënë kusht Perëndimi, politika e lartë perëndimore e ka vënë kusht luftën anti-korrupsion, se ne të bllokojmë. A ka abuzime me këto që thonë ka shkelur ligjin dhe prish pronën? A jemi të sigurt që qeveria s’e prish në funksion të ligjit, por të interesit politik? Këtë s’e dimë, do të na i tregojë koha. Ndërkombëtarët, sidomos ata Uashingtonit do ta godasin? Të shohim. Por Rama e ka fuqinë që të veprojë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni si diktator? A është ky rreziku? Është rrezik. Unë s’di për psikikën e Ramës.

Nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore dhe e drejtë, hyjmë në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe e kemi të garantuar hyrjen në BE. S’ka shtet tjetër që të ketë dy fe, kristiane dhe islame dhe të ketë tentuar të hyjë në BE. Vet BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre, vetëm ne na i kanë bërë, Turqisë fare”, tha ai për MCN.

6 Komente

  1. E
    E verteta dhemb.......

    Ajo qe eshte siguro o plak i tredhur/atheos per Albaniston...i "gjati " Kristian,madje me gunga.....ate qe ka marre ene Turkey ketu e 35vjt per ne BE!

    Përgjigjjuni
    1. t
      te shkerdhefsha fisin

      ik o te qifsha robt e fisit o byth shpuar o jevg anadolli,kur ben surrati jot si kristian o kellire o 300 euro pabuks.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Justiniani

        Me shume mundesi ty do te kishin kryqezuar por te kishe lindur ne shek. 12 ne trevat shqiptare, si prift pedofil dhe te degjeneruar (qe shkaktuan renien e Bizantit)...kujdes mos bej ndonje veper penale sa te marresh fryme!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lilo

        Nuk ka rendesi se sa fe ke...rendesi ka sa sa veta manipulohen prej fese, dhe Shqiperi ka perqindjen me te vogel te manipulimit nga feja (rast i vecante ne te gjithe boten), keshtu qe eshte ne interesin e BE-se ne rradhe te pare...

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gita

          Qe s’jemi ne BE, dihet. Korrupcion ka kudo por jo ne ket mas si ne shtete islamike. Krim ka kudo por jo ne ket mas si tek ne. Qe 600 vjet ky milet i asimiluar ne arab ndjek rrugen e pakthim! Ciao

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Turkia eshte lene e varur prej politikave te Erdogut qe po e kthen vendin ne nje republike me ton te theksuar islamik ! E kane thene te tjeret me para, kur u fut greqia ne EU, mos ngelte me shtet pa u futur !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje