"Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet" - Rama me përfaqësuesit e teknologjisë: Qajeni vetë hallin...

18 Korrik 2025, 17:15Politika TEMA
"Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet" - Rama me

Në takimin e zhvilluar në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre, teksa po jepeshin konkluzionet e kësaj mbledhje.

Me njërin prej tyre, i cili vlerësoi se integriteti për ta është shumë i rëndësishëm, Rama iu përgjigj me humor duke i thënë se për “qeverinë nuk është”.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Disa prej miqve tanë, mund të them me bindje të plotë janë në portale dhe janë të persekutuar që punojnë me shtetin. Duhet ta provosh, unë nuk e kam provuar, nuk kam punuar ndonjëherë, ideja është që është e padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me heronj të kohërave moderne dhe me njerëz që punojnë shumë herë më lirë se sa kompani që punojnë me administratën publike në Itali, vendet fqinje.

Ministrja Ibrahimaj: Po flet për portale që punojnë me shtetin por që ofrojnë shërbime të cilat janë shumë herë më të lira se në vendet e tjera, të njëjtat shërbime.

Kryeministri Edi Rama: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ja u qajmë dot. Ne nuk po kërkojmë të na qani hallin, po hallin s’ja u qajmë dot. Në qoftë se ju sulmojnë, ta gëzoni edhe shëndet t’ju bëhet.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Integriteti për ne është shumë i rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama: Jo për ne nuk është në fakt se…për ju është i rëndësishëm, për ne jo.. Ne dava hajdutësh.

2 Komente

  1. A
    Alfred

    Ne sektorin e IT jane bere dhe vijojne vjedhjet me monstruoze te Rames! Dhe gjithmone, para se te ekzekutohet mega-vjedhja e Rames me fondet dedikuar gjasme IT, organizon nje seance hipnoze per miletin si kjo e sotmja! Pas 12 vjetesh nuk ka asnje bilanc, vec brockulla e barcaleta! Sherbimet sa vijne e degradojne ne cdo zyre td shtetit, lumi i parave sa vjen e fryhet!!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ......

      shtet pergjuthesisht rremuje ,nuk ndjen aanje lloj kontrolli institucional apo te kesh idene se keta njerez e dine cfare bejne (pervecse per te vjedhur ,aty jane shuuume re qarte)...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje