“Në Shqipëri, muze me AI”, Rama: Në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh

18 Korrik 2025, 15:55Politika TEMA
“Në Shqipëri, muze me AI”, Rama: Në shtator do

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve.

Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.

“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që nëse është ashtu siç është më duket mua nga sa pashë dhe sic tregon edhe interesimi i shumë arkitektëve, do të mund ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektorit dhe studiot e arkitekturës botërisht.

Sikundër me shumë gëzim dhe me shumë përgjegjësi, do të angazhohen personalisht edhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re, të propozuar nga start up, muzeun e parë tërësisht me AI.

Thënë të gjitha këto, besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.

4 Komente

  1. D
    Dorzoje o Pallosh ose puno per Popullin

    Lene Mar Muzeun ky smush hiq ky oa Budall ose ban vet Ai kehi me Prish del ne teren se ne tan Qytete ke ndertime pa leje mas rri tu Leh kot di Qen Muze thot ky del megjith Deputet e tu qe Populli juka Votu nigjoni Hallet e Popullit Krykar mas ban si Vagabond nuk ke Drita ska uje Mushkajat i Myten Njerzit Plenat neper Lagje o Padhosh nuk shkohet ne Evrop kshutu o Vampir

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      O njeri I gjatë! Të kam përkrahur për çdo gjë por ka një kufi të të pranuarit të edhe ndonjë budallëku. Tani budallaqe të gjithë bëjnë dhe prandaj nuk është edhe shumë problem kur shikon tek tuk që të ndodhin. Por, të kesh TË GJITHË SHQIPËRINË TË ZHYTUR NË PLEHRA dhe ti më merresh me AI do të thotë që cikli jot ka mbaruar. Jo se se ajo që mendon është e gabuar por se në fakt nuk në listën e prioriteteve që ai popull kërkon. Ke qytete të tëra që u vjen uji me orar dhe ku qentë ushqehen nëpër plehra në këmbët e turistit. Sugjerova një mikun tim të vizitojë Shqipërinë dhe përshtypjet e tij ishin për një vend tejet të bukur ku jetojnë barbarët! Turp!!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Si vellai Pilincit duket ky...tepkë.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vishja kot

          Nuk merret vesh me ju shqipot (edhe une brenda). Kur vjen puna per te prishur ndertimet pa leje apo tu kerkoje llogari kryetareve te bashkive per plehrat, ujin e pijshem apo te tjera i thoni mos nderhy por respekto pushtetet. Kur hidhet ndonje ide e re qofte e drejte apo e padrejte i thoni pse nuk heq plehrat. Beni ndonje pune edhe vete mos ja lini te gjitha Edit. Gallate me ju

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje