“Administrata e Trump nuk do ta heqë 'non gratën' për Berishën”, Hila: Boll i gënjyet demokratët

19 Dhjetor 2024, 09:40Politika TEMA
“Administrata e Trump nuk do ta heqë 'non gratën'

Analisti Dritan Hila komentoi qëndrimin e përsëritur të SHBA ndaj figurave non-grata në Shqipëri, duke nënkuptuar edhe një herë tjetër derën e mbyllur ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Analisti Dritan Hila tha në emisionin “Open” në News 24 se PD mendon se është kërthiza e Botës, teksa shtoi se presidenti i ri Donald Trump, nuk ka për të hequr masën non grata të vendosur ndaj Berishës.

Hila tha se dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, dhe se Blinken thjesht e shpalli.

“Jemi katund i humbur për SHBA-në…Mendoj se nuk kanë për ta hequr non gratën. Presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës. Nuk ka për t’iu hequr.

Administrata amerikane është një nga administratat më të mëdha në Botë. DASH ka me mijëra punonjës.

Dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, Blinken thjesht e shpalli”, tha Hila. 

 

1 Komente

  1. C
    Comments

    Ish Presidenti Francës Sarkozy u dënua me 1 vit burg për shpërdorim detyre ndërsa tek ne dhe për korupsion të lartë krerët e opozitës shëtisin të qetë.PS është në dijeni të shkeljeve të konstatuara me miliona dollarë por dje SPAK i lëshoj një banes nënës së Monika Kryemadhit pasi SPAK nuk është serioz me drejtësin.Her i burgos dhe më pas i liron, her i thërret dhe më pas i amniston , pasi interesi Dumanit është terrorizimi dhe falja dhe jo ligji dhe konfiskimi plus dënimi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje