Mes drejtuesit të partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe drejtuesit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka ndodhur një përplasje në distancë.
Përplasja nisi pasi Adriatik Lapaj në një video të postuar në rrjetet sociale thotë se Shehajn e shohin njerëzit si biznesmen dhe nuk lëvizin nga vendi pa i dhënë para.
“Po mirë mo ç’ti them unë zotit Shehaj tani që e dëgjova dhe më bëri përshtypje. Ai ka 8 vjet deputet dhe unë prapë i them i ri sepse unë nuk e konsideroj palë të atyre që kanë firmosur vjedhjen e Shqipërisë.
Ndërkohë ai del e thotë unë dyshoj…çfarë dyshon mo çfarë dyshon, pse e kam unë fajin që ty njerëzit të shohin si biznesmen dhe çdo gjë ta faturojnë me para?!
Unë e kam fajin?! Të shohin si biznesmen more zotëri dhe nuk lëvizin nga vëndi pa u dhënë lekë ti. Nuk jemi e njëjta gjë zotëri dhe unë prapë po të shtrij dorën”-deklaronte ndër të tjera Lapaj në një podcast.
Pas kësaj video ka reaguar Shehaj i cili thotë se ai është ndryshe nga Lapaj pasi nuk ka përfituar nga ish-pronarët duke i torturuar duke ngritur akuza për gjykatës së korruptuar avokatë sekserë dhe e cilësuar Lapajn si pjesë të këtij sistemi.
Në fund Shehaj i thotë që Lapaj ti bëjë të fala Ramës duke nënkuptuar se Lapaj është palë me kreun e qeverisë.
“Adriatik, ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik.
Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca mes teje dhe meje. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës, Adriatik”, deklaroi Shehaj.
Te dy jane njesoj.Prandaj ne 11 maj asnje vote ketyre legeneve.
Po te gjitha votat per Ramen dhe Berishen ti mbajme ne kurriz deri sa te vdesim.Ik mer cop hajdari
Patronazhist nuk jane njesoj dhe jane me te mire se Rama-Berisha. Ne 11 Maj kane mbi 20% te votave.
Kur dyvetë grinden,fiton i treti!
Po te jesh bur(r) thoi te fala Sales se nga ai financohet.
Kane mbire keto parti e i jane bere atij vendi si ferra neper kembe. Emra te cfaredollojshme me kryetare si ata te G99 te Veliajt, apo si ca pasanike si kopje e kryetareve te partive nga Azia Qendrore. Nuk e do perse zihen, jo mor jo e di shume mire. Duan dhe keta marrjen e ndonje llokme ministeriale si anetare koalicionesh qeveritare. Keshtu e fillojne gjithnje dhe keshtu e kane filluar si moraliste te tejskajshem, si te pakorruptueshem. E mbain mend organizaten "Mjaft" te sponsorizuar nga George Soros? Benin pjese Erjon Veliaj, Elisa Spiropali e disa te tjere qe kane kapur nga gryka PS. I shihni ku jane sot? Edhe ky Lapaj nga ai soj me duket. Po pyetja 1 miliardeshe a ka te tjere te marrin frenat e vendit ne dore? Nuk e besoj dhe historia e deshmon kete. Te dale nga shkollat e Sorosit, NGO-te etj,etj nuk kane sjelle asgje te re a te dobishme ne politken shqiptare pervec zullumit, korrupsionit, vjedhjes, grabitjes etj.
Po pse nuk publikoni takimin e Agronit ne Brescia te dielen me mbi 2500 pjesemarres. Publikoni takimet e Balles ku as 50 vete nuk marrin pjese.
As mos e merni mundimin te votoni me 11 Maj. PS-ja e ka te siguruar fitoren dhe qeverisjen edhe per 4 vjet. Nese votoni per PD e saliut, thjesht i beni nder maskarait qe bashke me disa te tjere te paguhen si deputete.
Per ty qe smendon e dim qe ke vendin e punes te sigurte. Halli eshte qe Shqiperia e te gjitheve nuk fiton as me sali muntin dhe as me ed kaken. Adriatiku eshte si Fevziu qe shkon i papregatitur ne emisionin e tij. Sje me mire as ti