
Në janar të vitit 2021, zëra kishte se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Agron Çela, pas largimit të Nasip Naços nga kjo forcë politike drejt Partisë Socialiste, do të ndiqte të njëjtin shteg.
Këtë ai e mohoi asokohe, duke e quajtur një fushatë të lajmeve të rreme dhe shpikjes së konflikteve të paqena.
Ai madje, tha se do të udhëhiqte fushatën politike të LSI-së në Shkodër dhe arriti edhe të merrte mandatin e vetëm të kësaj force politike në kryeqendrën veriore të vendit dhe një nga katër mandatet në tërësi, që LSI-ja mori në gjithë Shqipërinë.
Kohët ndryshojnë gjithsesi dhe qëndrimet po ashtu, ku siç mëson Albanian Post, shumë shpejt Çela, një figurë e mbështetur gjerësisht në Shkodër dhe shumë i lidhur me klubin e futbollit Vllaznia, do të shkëputet nga tashmë Partia e Lirisë, si pasojë e kundërshtive të forta që ka me politikbërjen aty.
Burime pranë kësaj force politike për Albanian Post, bëjnë me dije se pakënaqësitë e deputetit, janë të lidhura me kohën kur u dogjën mandatet nga Partia Demokratike dhe LSI-ja, në vitin 2019.
Çela ishte kundër këtij vendimi dhe nuk e ka mbështetur atë, pavarësisht se ka respektuar vendimin e partisë.
Prej asaj kohe, u përfol se ai do ta linte LSI-në përfundimisht, për pakënaqësi me mënyrën e organizimit, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, duke parë se kreu i vërtetë i të majtëve të qendrës, ka qenë realisht në postin e kreut të shtetit.
Me pritjen e rikthimit të Metës në krye të partisë, Çela ka pritur për ndryshime të mundshme, por siç mëson AP-ja, përtej emrit, asgjë tjetër nuk është ndërruar dhe pakënaqësitë kanë vijuar.
Madje, ai ka munguar për një kohë krejtësisht në mbledhjet e partisë, si shenjë refuzimi për politikat e ndjekura nga LSI-ja dhe si vijim të shprehjes së pakënaqësisë për djegien e mandateve dhe mos-hyrjen në zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Me shkëputjen kësisoj nga PL-ja, Çela mbetet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjasat më të mëdha janë që ai të kalojë për nga radhët e Partisë Socialiste.
Së pari, sepse ideologjikisht, atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike dhe së dyti, edhe për një miqësi të hershme me deputeten socialiste, Elisa Spiropali, e cila ushtron edhe detyrën si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kjo e fundit, është edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër për Partinë Socialiste mbi të gjitha.
Teksa, një “flirt” me mazhorancën, Çela e ka pasur edhe në shkurt të këtij viti, kur në Parlament, dha votën pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, edhe pse LSI-ja në bllok votoi abstenim.
Këtë kalim, sipas burimeve të Albanian Post, është e mundur ta shohim në kohët në vijim, për kalimin përfundimtar, i cili do t’i jepte socialistëve jo vetëm një numër më shumë në Parlament, por edhe një emër shumë të fortë përkrahës në zonën e Shkodrës (zonë historikisht bastion demokrat), ku Çela ka edhe mbështetje të madhe.
Eshte kandidati i PS per zgjedhjet ne Shkoder per kryetar bashkie por varet nga Tom Doshi. Nese e perkrah Tom Doshi me 100% zgjidhet seose kane financa shume te fuqishme .
Eshte kandidati i PS per zgjedhjet ne Shkoder per kryetar bashkie por varet nga Tom Doshi. Nese e perkrah Tom Doshi me 100% zgjidhet seose kane financa shume te fuqishme .
Dmth po e perkrahu krimineli tom doshi fiton e majta. Hajde hajde cfare nivel diskutimi. Me te perkrah krimineli dhe drogaxhiu tom doshi person qe i eshte hequr viza nga ambasada amerikane si i perfshire ne aktivitet kriminal dhe kjo qenka vlere e shtuar. Bravo
Dani, asnje njeri nuk mund te quhet "kriminel" pa u vertetuar ne gjykate.
Kriminel e pastrues i parave te Ilir Metes. Nuk mund te beje asnje veprim pa i dhene leje Iliri, te tjerat jane brockulla.
Bravo Agron beja mutin PL ajo parti ka degjeneruar dhe ti mos e mbyll karieren ketu se je heret. Pl me like spijunin dhe monika karakurven e si per me poshte i dhjeri vasili eshte e mbyllur,Likja me moniken ne burg, vasili po ashtu, na ngelet Erisa qe problemin kryesor ka qirjen dhe jo partin
Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Socialiste jane dy dege te nje trungu socialdemokrat.
Dmth tani është i pastër, burri mirë.
Dmth portali Tema duke ju referuar portalit Albanian Post i cili nuk ka asnje referim tjeter del ne konkluzionin te cilin nga turpi edhe vete e nxjerr me "....." kur thote "tradheton", ! Ej po behuni pak serioze se late kokrren e namit. Merruni me 3-4 ministra qe i ka bëne burg. Me nja 2-- 3 te tjere qe jane me nje kembe me burg dhe me drejtoreshat e institucioneve qe bejne droge apo ju marrin rryshfet njerezve se ketote pakten jane lajme te konfirmuara.
Keta shqiptare jane si ata shqiptare kosovare qe vinin ne Shqiperi ne kohen e Enver Hoxhes me misione te UDB-se jugosllave dhe megjithate Enveri i sistemonte ne vendet me te mira si psh tek pjeshket ne te dale te Fierit per ne Vlore, vend i mrekullueshem, por ç'te shikoje pastaj: çdo dite tek gjykata para tregut ne Fier ne katin e dyte me shkalle nga jashte arrestoheshin kosovare qe vrisnin njeri tjetrin per spiunazh, pa lere çfare derdellisin sot. Te parê me sy direkt tê gjitha keto dhe ky shkodrani i Monikes duhet te jete nje i tille. Keta jane politikanet shqiptare qe s'perfaqesojne popullin por veten.
Agron Cela u kthye ne familjen e vet socialiste, Ilir Meta tradhtoi idealet socialiste per karriere nacionaliste.
O Dante- Aligeri ti vishe verdalle; merru nje here me kriminelin nderkombtar qe ka 32 vjet qe shkaterroi Shqiperine Sali Sheqere Karaxhiçin pastaj aty eshte Rama s'iken i vjen radha pasi te futet me jete burg ky krimineli. Paçavuret e atij vendi qe ju bete si morr bythe!
Ky nuk I hyne ne pune askujt
Minjte ikin te paret nga anija qe MBytet...
jam kurioz te di : ku ikin ato minje ? Anija qe mbytet a nuk eshte ne det ?
Ne fakt sidomos vellau i tij ka qene shume i lidhur me Nanon dhe l ka siguruar hyrjen ne Shkoder kur PD nuk e lejonte.Nuk eshte çudi te kaloje ne PS por ne qofte se nuk ka lidhje lejesh me Monen se nuk jua ka nevojën