Agron Shehaj: Po kujt i intereson se shkon Gazi apo Luani në Fier, ne kemi halle të tjera për të zgjidhur

6 Shtator 2024, 10:24Politika TEMA
Agron Shehaj: Po kujt i intereson se shkon Gazi apo Luani në Fier, ne kemi

Deputeti Agron Shehaj i cili është edhe kryetar i partisë së re “Mundësia”, tha se emrat se kush janë drejtues politik të qarqeve, janë gjëja më pak e rëndësishme për qytetarët.

Ai tha se askujt nuk i intereson se kush është drejtuesi politik i një partie në një qark të caktuar pas problemet e qytetarëve janë të tjera.

Sipas tij, problemet e vërteta për t'u diskutuar janë skandalet të cilat kalohen në heshtje, si ai i mikrokredive, onkologjikut e skandale të tjera.

“Vërtet ne mendojmë se debati i madh te qytetarët është do jetë Gazi apo Luani drejtuesi i Partisë Demokratike në Fier? Ne jemi në vendim më të korruptuar në Europë, njerëzit po ikin përditë, ka skandale të përditshme, ishte skandali i mikrokredisë, nuk ndodhi asgjë, guvernatori i bankës është akoma aty. Do flasim për listat tani?!

Për Onkologjikun vazhdon i njëjti muhabet, asnjë nuk mbajti përgjegjësi. Vërtet për Gazin apo Luanin në Fier do flasim ne? Ne duhet të flasim se përse po protestojnë në rrugën Thumanë-Kashar, se aty shteti, qeveria dhe koncesionari një ditë të bukur vunë blloqet e betonit. Askush nuk e ka kuptuar çfarë po ndodh aty”,-tha Agron Shehaj.

4 Komente

  1. P
    Po ky cfare ka?

    Po cfare halle ke ti more pizeveng 30 kilosh. Shko ha mune e Saliut dhe leri fjalet. Ndryshe kujdes mos u kthe ne Vlore se e di vete ti, nuk te shohin me sy te mire atje. Duhet te mbash rroje fshehurazi si hajduti Bujar Leskaj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      E more sufllaqen për sot bravo

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Na cave bythen o Gone! Se pari shqiptaret kerkojne drejtesi dhe ky him te pasi rive te vjedhura nga vampiret Sali Ilir. Per te tjerat ka radhe

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Po si do ja beni o Shehaj me 6 fraksionet qe jane krijuar ne pd Foltorja, Basha, Roland Bejko, Alibeaj, Shehaj , Collaku.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje