Lulzim Basha: Rama e Berisha pakt me njëri-tjetrin, Metën s’e kam pasur kurrë në radar

5 Shtator 2024, 19:59Politika TEMA
Lulzim Basha: Rama e Berisha pakt me njëri-tjetrin, Metën s’e

Kreu i Demokratëve Euroatlaantikë Basha tregoi për qytetarët se ku ndahet me grupimin e Berishës.

Ai tha se ndryshe prej tyre nuk ka zgjedhur motivin dhe interesin personal në politikë. Basha komentoi gjithashtu edhe lëvizjen e Gazment Bardhit për ta larguar nga delegacioni i Këshillit të Evropës duke u zëvendësuar me Albana Vokshin.

Basha tha në emisionin Studio Live në Report Tv se Bardhi nuk i ka kompetencat për ta zëvendësuar.

“Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Do e kisha më të lehtë të zgjidhja interesin personal, por kjo do ishte tradhtia më e madhe e demokratëve. “Nuk kanë mandat as Edi Rama as Elisa Spiropali. Kjo do të njoftohet zyrtarisht edhe nga Asambleja Parlamentare e KiE-së. Nuk flasim për problemet por për ‘cic-mice’ që i shërbejnë Edi Ramës” – tha Basha.

Kreu i Demokratëe Euroatlantikë tha më tej se ka një pakt mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës që i mundëson Ramës të qeverisë e Berishës të mbrojë interesat e veta.

“Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi t’i imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës” – shtoi Basha.

Lidhur me Ilir Metën, Basha tha se nuk e ka pasur asnjëherë në radar.

“Meta s’ka pikë rëndësie. Nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit” – theksoi ish-kreu i PD-së.

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O llullush pakt me berishen bere ti qe nuk e perjashtove sipas rregullores por dhe mendim personal si dhe bere gjasme dorheqie , nuk e akuzove nje here salen sepse çdo pisllek e keni bere bashk , ti me saliun shitet detin ,vrate 4 vete ne bulevard , vodhet rrugen e kombit , çfar tju kujtosh shkaterimine Shqiperise .Faji i media qe te nxjerin per te llomotitur .Mos dil me se qelbe dynjane .Plere qe dukesh si klloun .

    Përgjigjjuni
    1. X
      X= 5 .........7x7 = 77.

      Lule te doli shoku ne koqevari ti me 7. x. 7 = 107 ai me x. = 5 haaa bolsheviku ka menduar BMW X5 . Lule shko te babi te rrugica kur te filloje faljen e mbremjes , dole zbuluar Lule ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje