Mllefi i Berishës me Shkodrën, shkaku i delegimit të Boçit?

5 Shtator 2024, 18:18Politika TEMA
Mllefi i Berishës me Shkodrën, shkaku i delegimit të

Nga Ylli Pata

Sali Berisha nuk e bën për herë të parë që në Shkodër dërgon njerëz nga Tirana për të organizuar partinë, pasi e shkrin nga themelet. E ka bërë pas vitit 1997, kur dërgoi Jemin Gjanën, duke mos lejuar forcimin e pushtetit të Jozefina Topallit.

Por gjithsesi, në aparencë ka mbajtur një përfaqësim të bastionit historic, të paktën nga ana formale. Ndërkaq, me caktimin sit ë dërguar special të Luçiano Boçit, duket se situata është më keq se më parë. Megjithëse ka arsye, siç është katastrofa elektorale e vitit të shkuar.

As njerëz që i kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira si Bardh Spahia, apo Jozefina Topalli, nuk po shikohen të përshtatshëm.

Spahia pranoi që të kandidojë  të qëndrojë kryebashkiak vetëm në një vit, kurse Topalli, e larguar nga PD u rikthye në foltoren e Berishës në 2021, duke marrë në patronazh një zonë të vështirë siç është Kurbini.

Që në zgjedhjet e 14 majit Berisha e humbi. Ndërkaq, edhe njerëz me lidhje të mirë në territor si ish-deputeti Zef Hila, po mbahet larg, edhe pse ai dogji mandatin për të kandiduar për kryetar të bashkisë Vau i Dejës një vit më parë.

Madje familjarë të Berishës, kanë zhvilluar kontakte me disa anëtarë të këshillit bashkiakë si dhe pedagogë, duke i yshtur që të mendojnë se mund të kandidohen në listën e sigurtë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Duket qartë se është një operacion për të testuar opinionin e për të ngjallur sadopak një entuziazëm pas shuarjes totale si pasojë e humbjes së vitit të shkuar.

Megjithatë, problemi apo inati i Sali Berishës me Shkodrën nuk është aq shumë humbja, pasi atë ai e kishte parashikuar prej kohësh. Por ajo që cilësohet e rëndë për Berishën, është mungesa e gatishmërisë së grupeve të militantëve radikalë të PD-së në Shkodër për mitingjet e protestat e thirrura nga ai.

Madje ky bojkot nisi që në vitin 2021, kur foltorja e Shkodrës nuk arriti të organizojë një protestë, pasi nuk doli askush. Në vitet e shkuara Berisha e konsideronte degën e Shkodrës si “municion” për revolta, madje deklaroi se me vetëm demokratët e Bushatit rrëzonte qeverinë.

E mjaft prej këtyre militantëve kanë shërbyer jo vetëm për protesta të trazuara, por edhe luftë të vërtetë, siç ndodhi në 1997, kur disa militant të PD-së nga fshatraet e mbiShkodrës hapën zjarr kundër eskortës së Fatos Nanos pranë Kuçovës.

Apo kur ndaluan Bashkim Finon e Fatos Nanon që të zhvillojë takime në Shkodrën, duke i prerë rrugën me armë në Bushat. Apo kur dogjën komisariatin e policisë në shkurtin e 1998, morën peng Prefektin e Shkodrës, Gëzim Podgorica, si dhe bllokuan urën e Bahçallëkut me njerëz të armatosur.

Ndërkaq, ajo që nuk duket se gëlltitet lehtë nga Berisha është dalja herë pas hershme e militantëve radikalë me Edi Ramën në vizitat e shpeshta të tij në Shkodër.

Sinjal që tregon qartë se i kanë ikur edhe të fortët, të cilët i ka shpërblyer edhe duke i vënë njerëz e familjarë në grupin parlamentar apo këshillin bashkiak.

Ndaj duket po përdor strategjinë e shkrirjes, duke nxitur jë sherr të brendshëm dhe ambicje, që të ndezin sadopak interesin për një riaktivizim të “shpirtit rebel”. i cili vitet e fundit braktisi thuajse totalisht Berishën, pasi kjo pjesë sipas të gjitha gjasave është më pragmatiste sesa duket. Dhe kanë parë mungesën e potencialit për të fituar.

6 Komente

  1. a
    astrit

    E pamundur qe nje tropojan te luaj harushen me Shkodren!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adami

      Te pakten ta kishte cu ne Kavaje

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Sali Berisha ne muajin Tetor do lirohet nga arrest shtepie. SPAK-u do lere te lire se mbaron afati dhe Saliu do jete ne krye te fushates,ne revolucion dhe me protesta te fuqishme do rrezoi Edi Ramen para zgjedhjeve te 2025. Klani brenda SPAK-ut po lufton qe Berisha te lirohet dhe kjo do te ndodh brenda muajit Tetor. Altin Dumani eshte i pafuqishem si dhe GJKKO.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paulini

          Boçi nuk kupton asgje nga lojrat e Berishes. I duket Boçit se ja, Berisha vetem me Boçln e fiton Shkodren. Shkodra tashme e ka kuptuar gabimin, i ka te qarta talljet e Berishes, duke u sjell shum keq me shkodranet, duke mbajte me para disa banda kriminale per terrorizem, duke u bere kercenime atyre familjeve qe u shkeputen nga Berisha. Boçi shkon ne Shkoder per te aktivizuar bandat qe te terrorizojne ata njerez qe duan ndryshimin ne ate qytet. Dhe Boçi e konsideron vehten si misionar per te kthyer Shkodren perseri .e non graten gje qe nuk ndodh kurre. Shkodranet u jane rikthyer vlerave reale te demokracise. Ne Shkoder ka nje entusiazem real. Kryetari i Bashkise eshte me te vertete ne anen e njerzve, konsultohet dhe nuk njeh dallime politike. Shkodranet tani e ndkejne vehten te çliruar nga bandat qe prishnin voten e lire te qytetareve. Inteligjenca shkodrane eshte çliruar nga makthet e bandave berishiste dhe Shkodra me te vertete po merr vlerat e dikurshme.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Byrektore SHQUP-i

            Eshtë evidente ajo që ndjekësit e Berishës janë paksa defiçentë. Prejardhja kryesisht rurale dhe superstruktura delirantë që ashtu sikurse ndrojne lukun, apo paraqitjen, ashtu ndërrojnë edhe bindjet apo "filozofitë" partiake.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sajmir

              Mirë është të shkojë vetë Saliu në Shkodër si drejtues politikë!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje